
Nga Juxhin Mustafaraj
Sali Berisha nuk ja doli të bind shumicën e grupit parlamentar të ishin prezentë në Kuvendin e 30 prillit, por kjo nuk i pengoi delegatët e Kuvendit të risjellin në forumet politike të PD plot 20 ish-deputetë.
Mes emrave të 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD janë shumë prej deputetëve që morën mandatin në vitin 2013, kohë në të cilin PD doli në opozitë pas 8 vitesh në pushtet. Kështu mes emrave të ish-deputetëve bie në sy Ardian Turku, Bedri Hoxha, Elena Qirici, Gent Strazimiri, Keltis Kruja, Mimoza Hajdarmataj apo edhe Voltana Ademi.
Pas ndarjes së fortë me Bashën dhe largimeve nga PD, në Kuvendin e 30 prillit u mandatuan si anëtarë të Këshillit Kombëtar edhe ish-sekretari Arben Ristani dhe dy ish-deputetët e përjashtuar Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.
Në Këshillin Kombëtar të PD do të jenë edhe 6 ish-ministra të PD. Rikthimi i Arben Imamit u paralajmërua që nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kur ky i fundit mori përgjegjësinë e drejtuesi të fushatës së kryebashkiakut të zgjedhur, Bardh Spahia.
Por edhe ish-ministrat Genc Pollo, Aldo Bumçi, Myqerem Tafaj, Arben Beqiri dhe Florjon Mima do të jenë pjesë e një prej organeve më të larta vendimmarrëse të PD. Artistët nuk do të mungojnë në forumet politike të PD.
Por pjesë e Këshillit Kombëtar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përhershme do të jenë për shkak të detyrave që kanë mbajtur si ish-presidentë, ish-kryeparlamentar apo dhe ish-dretues të PD Bujar Nishani, Jozefina Topalli, Tritan Shehu, dhe Eduard Selami.
Pas zgjedhjes, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD pritet të mblidhen për të zgjedhur nënkryetarët e partisë, sekretarët dhe kreun e ri të Këshillit Kombëtar teksa në 22 maj demokratët përmes parimit një anëtar një votë do të zgjedhin kryetarin e ri të PD.
ISH-MINISTRAT
Aldo Bumçi
Arben Beqiri
Arben Imami
Florjon Mima
Genc Pollo
Myqerem Tafaj
ISH-DEPUTETËT
Andon Frrokaj
Albina Dedaj
Arben Ristani
Arbjola Halimi
Ardian Turku
Aurel Bylykbashi
Bedri Hoxha
Elena Qirici
Fatbardha Kadiu
Gent Stazimiri
Kletis Kruja
Klevis Balliu
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Myslym Murrizi
Nadire Mecorapaj
Roland Keta
Rudina Hajdari
Sherefedin Shehu
Voltana Ademi
Me kete lloj qeverisje , normal qe i kthen Berisha dhe sigurisht qe do i kthehen back Rames 1.2 milion shuplaka
O Xhino, paske qene i vocerr ne 2013 se ato 1 milion shuplakat d.m.th. jane te PS se toku me LSI e Ilir Metes qe me pas Ramsi e boni Kryetar Kuvendi, me pas President Republike (ate pra, sebepciun e Videos qe perdori per ti perplasur socialistet mbi kryeministri ne 21 janar 2011).
Tashmë është më se e qartë se Edi Rama, po e ndjek rrugën e gabuar. Vetëm pak orë pasi kaluan nga deklarata e tij, se armatosja e Serbisë nga Kina nuk paraqet asnjë rrezik, si për ta zbuluar tradhtinë e tij, ndodhën sulmet e armatosura dhe të tjera për disa ditë rresht ndaj policisë së Kosovës në veri. U desh reagimi ndërkombëtar që ta shtyjë një departament qeveritar të Shqipërisë, që të kërkojë kapjen e të dyshuarve, dhe madje vetëpërmbajtje në aksion. Kosova po vazhdon të pengohet tmerrshëm nga Edi Rama, në mënyrën më të pabesueshme, njeriu që vite më parë premtonte edhe bashkim të shqiptarëve në një shtet nga Ulqini, duket se jo vetëm ka tradhtuar ato qëndrime, por se ato i ka thënë për të ndihmuar për të nisur zbatimin e projektit serb, për krijimin e ‘botës serbe’. Për të ndërtuar apo motivuar palën serbe që të vinte në pah projektin ‘botën serbe’, i duhej asaj një ‘armik’ imagjinar, deklarativ, ‘bashkimi i shqiptarëve’ në një shtet! Pra, Edi Rama në asnjë mënyrë nuk ishte në favor të idesë së bashkimit kombëtar, por të dy lojërave, të projektit që çonte apo mund të çonte në shuarjen e gjykatës speciale dhe në projektin për të ndihmuar Serbinë, në realizimin e aspiratave të saj, ndërsa një projekt i tillë, si bashkimi kombëtar duke humbur një pjesë të territorit, do të mund të mbulonte sipas tyre turpin e tradhtisë. Për këtë grupim që synonte realizimin e qëllimeve të veta, i duhej një partner në lojë, dhe për këtë ia mësynë dyerve të Serbisë dhe Rusisë, që të marrin bekimin e tyre për ndarjen e Kosovës, me të cilën do të kënaqej Serbia, pasi e ka humbur të tërën, shkulja e një pjese, ishte e mirëseardhur për të. Për të marrë bekimin rus, edhe përkrahjen e tyre, Hashim Thaçi në detyrën e presidentit të vendit, e takoi personalisht diktatorin Putin, duke marrë premtimin nga goja e tij, se nëse ai dhe Vuçiqi pajtoheshin ata do ta pranonin çfarëdo marrëveshje. Po të njëjtën gjë, por në një nivel më të ulët e bëri Edi Rama, duke e takuar së paku dy herë ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrovin, dorën e djathtë të Putinit. Por, zhvillimet në Ukrainë, realisht zbuluan jo veç mungesën e koherencës politike dhe demokratike të vetë sistemit, në shumë shtete të Perëndimit, por edhe ndërlishmërinë e saj me shtetet më të vogla. Mbështetja e madhe për Serbinë, rezulton që nuk ishte thjesht perëndimore, por edhe e relacioneve që kishin deputet, politikanë e zyrtarë të shteteve perëndimore me Rusinë, për të luajtur rol përjashtues ndaj Kosovës. Një karikaturë prej letre e patriotizmit të tij, është shëmbëllimi i asaj që ndërtoi vetë me mbështetësit e tij, për të mashtruar opinionin në Kosovë nëpërmjet retorikës patriotike, dhe në prapavijë duke mbështetur hapur projektet kyçe serbe në raport me shqiptarët, jo vetëm me Kosovën. Dëshmi e kësaj ishte mbështetja e të gjitha projekteve të Serbisë, si e minishengenit ballkanik të transformuar më pas në “Ballkanin e hapur”, pas një reagimi të ashpër atë kohë nga institucionet e Kosovës, dhe opozita. Dyshimet se ky ishte një projekt i Serbisë, e konfirmoi me refuzimin kategorik që ia bëri këtij projekti kancelari gjerman Olaf Shulc, duke ia bërë të qartë Ramës në Berlin, se ai do ta ringjallë procesin e Berlinit, i cili e bën të detyrueshme arritjen e një marrëveshje të Serbisë me Kosovën, e cila përfshin njohjen e saj. Pra, “Ballkani i hapur” ishte thjesht një proces për ta zvarritur dhe penguar procesin detyrues, që Serbia të shkonte drejt njohjes së Kosovës. Por, tashmë me dështimin e projektit rus, të Putinit, jemi afër të shohim dështimin e projekteve serbe, dhe që Serbia pa shmangshëm të shkojë drejt një faze, të ndjekjes së modelit rus, dezintegrimit! Edi Rama duke e marrë në mbrojtje Serbinë, po i bën edhe një favor jo të vogël Rusisë, duke bërë të pamundurën që t’ia ruajë një aleat të vogël Putinit në Ballkan. Këtë e bëri në disa raste, përfshirë atë më skandalozin të blerjes së raketave nga Kina, ndërsa për sulmet në veri, heshti, duke mos e dënuar aktet dhe duke mos kërkuar përmbajtje nga Serbia! Por, si mund ta bënte këtë, një rob i Vuçiqit! Edi Rama përfundimisht duhet të izolohet dhe të ndiqet nga drejtësia për krimet e shumëfishta të tij. Por, para se të ndodhë kjo, duhet që inteligjenca shqiptare, mediat, atdhetarët t’ia heqin çdo atribut patriotizmi që mund t’i jetë mveshur apo mund t’ia ketë vënë vetvetes, përfshirë edhe zhvlerësimin e qeverisjes së tij.
Cor e derrash...Hani o popull e ju befte mire...derra jeni...derra zgjidhni...dhe derra do mbeteni... Puuu cfare race idioteeeesh...
O bardhyl debili shko shif albin kurtin ti mor derr kosove se edi rama eshte km i jon dhe jo i juj .keni shtetin tuj dhe beni ca te doni .se ju me serbet i keni lidh cdo gje ju qan syri per serbin .rrace e poshter malok koktrash.