Si shpjegohet aleanca e një pjese të PD-së me mazhorancën?

3 Korrik 2025, 19:30Politika TEMA
Si shpjegohet aleanca e një pjese të PD-së me  mazhorancën?

Nga Ylli Pata

Edi Rama, duket ka avancuar me afrimin e një grupi tjetër demokratësh të Vlorës në kuadrin e qeverisjes vendore në Vlorë, përkatësisht në bashki.

Zhvillime që ish-drejtues të PS-së, ndoshta me arsyet e tyre i konsiderojnë si koptime të panatyrshme. Ish-ministri i Financave në kohën e Fatos Nanos, Arben Malaj ka qenë mjaft kritik për këtë zhvillim. E gjasat janë që këto kritika të vazhdojnë, pasi parë në këndvështrime të ndryshme mund te gjenden normal arsye për ta parë me sy kritik.

Megjithatë, ky nuk është zhvillim i ri. Në zgjedhjet e 2023-shit në bashkinë e Shkodrës, kjo aleancë që tani po bëhet më e hapur, ka qenë jo aq e shpalur, megjithatë, në territor ishte e plotë. Benet Beci, arriti të fitojë në të gjitha qendrat e votimit të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë një bastion i palëvizshëm i PD-së.

Sali Berisha, duket ka qenë shumë i shqetësuar nga këto vendime, pasi ka tentuar ta trajtojë si “war affair”. Që do të thotë se kemi të bëjmë me një tradhëti të njerëzve që ai ka larguar. Duke ju referuar rastit Rusmali, për të cilin të gjithë e dinë se ish-ministri i Drejtësisë u largua sepse u konfliktua me Berishën, ngaqë nuk dnte të firmoste ngritjen e punishtes së Gërdecit. Të cilin e bëri pasardhësi i tij Aldo Bumçi. Megjithatë kjo është një çështje që ka të bëjë me hetimin gjyqësor, porn ë këtë rast është i rëndësishëm logjika politike.

Afrimi i njerëzve të PD-së në gjirin e mazhorancës, diku me poste politike siç janë ato të deputetit, apo edhe me pozicione ekzekutive në administratë, nuk është bërë me zor. Kemi të bëjmë me një vullnet politik, i cili ka brenda të gjitha atributet e një marrëdhënie dhe marrëveshje mes palëve.

Marrëveshje e marrëdhënie, që në të ardhmen pritet të ketë zhvillimet e saj politike, qoftë brenda PS-së, qoftë si pol aleance me PS-në në qeverisje.

Një fenomen, që për socialistët nuk është fare i ri. Ndoshta jo në këtë formë kaq të bujshme, por gjithsesi me një aleancë tipike politike, kjo marrëdhënie ka ekzistuar edhe në të shkuarën.

Kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano, afroi në qeverisje j thjeshte ish-drejtuesit e PD-së që më pas krijuan Aleancën Demokratike, por edhe personazhe të tjera “indipendente” që vinin nga një militim në PD. Gramoz Pashko, Shpëtim Idrizi, Arben Ahmetaj, e mjaft emra të tjerë që nuk u afishuan politikisht, u emëruan në poste shumë të larta qeverisëse, si pjesë e një marrëveshjeje aleance.

Instituti i Genc Rulit, me një grup ekspertësh të njohur si Neritan Sejamini, Dritan Shano etj, u afruan në stafin e kryeministrit jo thjeshte si teknokratë, por që ndikonin edhe në politika qeveritare.

Në kohën e Nanos, Berisha u dëmtua shumë nga këto zhvillime, por duket bashkëpunimi me Ilir Metën, i cili tentoi t’i merrte PS-në kreut të saj, e ndihmuan shumë. Sa që në vitin 2005, edhe si pasojë e problemeve në qeverisje dhe mungesës së reformave, e ndihmuan të rikthehet PD-ja në pushtet.

Edi Rama, ndërkaq, ka pasur gjithmonë një grup të tijin që vinte nga elektorati i djathtë, por kjo që po ndodh tani është një zhvillim politik i pastër. Ku të dy palët kanë synimet e tyre të qarte. Rama, për ta ndalur konfliktin dhe polarizimin, kurse njerëzit e PD-së, për të krijuar mundësitë e ndërtimit të një opozite jo “revolucionare” por si alternativë qeverisëse.

Nuk përjashtohet, se në këto lëvizje të ketë edhe një ndikim të rëndësishëm edhe nga ndërkombëtarët, posaçërisht BE, që ka gjasa që i ka kërkuar mazhorancës ër të ndërtuar një consensus më të gjerë politik, në kuadër të mbylljes së negociatave.

A do ta forcojë Berishën ky pol, të cilin si edhe herët e tjera e ka quajtur “tradhëtar”? Nuk ka gjasa, pasi një herë bie “daci në kos” siç ndodhi në 2005 kur u kthyen djemtë langprishës. Sot jemi në një gjendje politike krejt tjetër, sidomos brenda të djathtës. Gjë që e treguan zgjedhjet e 11 majit.

19 Komente

  1. G
    Gjuhëtari

    Jo djemtë lëngprishës, por plangprishës.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sergei

      Ylli pa cepa, ke kohë që shkruan kot, mbush gazetën e Meros me mbroçkulla, po jo me klikime. Pa klikime ik pirdhu.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arma Vlora.

      Rama mundohet tè krioj njè opozit tè sè ardhmes,duke parè kèrmat e pd, qe janè nè parlament,e vetmja mènyr kjo eshtè tè krijohet nje opozit qè pertj partis te jete Shipèria e para,e jo plerat qè shikojm dhe dègkojm ne parlamentin e sotèm,

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Tamam keshtu. Ndaj nuk eshte cudi qe te filloj e te emeroj edhe kryetaret e PD neper rrethe. Por... zot na ruaj sikur ti shkoje mendja te na beje minister Mediun apo Mul Noken. Eshte I pa parashikueshem Rama.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shume e veshtire pytja

          Rama Blen dhe shantazhon , kaq e thjeshte eshte enigma.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mara emigrante ne Itali

          Koment i shkelqyer , tregon qe jeni realiste ne gjykimin e situares qe ndodhet Shqiperia .( hyrja ne B E kerkon bashkepunim dhe bashke rendim, mazhoranc opozite ).Arma Vlora sinqerisht ǰu pergezoj hera e pare qe lexoj nje koment te vertete mbi situaten.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nik

            Z. Patok, Ilir Rusmali bëri dorëheqje nga Zv. kryeministër dhe ministër i drejtësisë për arsye krrejt tjetër, vëllai i tij tentoi të përfitonte në një tender në një ministri tjetër dhe normale që kjo u pa si konflikt interesi. Z. Rusmali bëri një veprim dinjitoz! Mos i shtrëmbëroni ngjarjet o mercenarë të "Republikës së Propagandës"!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bummm.bumbum

              Leku nuk ka ngjyr . Parti Ramuti- SaliMutaj më fitimprursi për të dy

              Përgjigjjuni
              1. D
                Diaspora

                Tropojanizimi dhe nul mokizimi i jugut eshte rezultat i ketij bashkepunimi.Por kjo nuk ndihmon shqiperine dhe demokracine. Per turp te jugut! Po jugu e ha turpin me pushtet si gjithnje!

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pordhitikanet

                  morra bythe qe jane ne politike per para e jo per vendin

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sapa

                    Hajdutet i bashkon nje qellim!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pun hajdutesh

                      Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pun hajdutesh

                        Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pun hajdutesh

                          Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pun hajdutesh

                            Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pun hajdutesh

                              Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pun hajdutesh

                                Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pun hajdutesh

                                  Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pun hajdutesh

                                    Hajdutet nuk kanë ide dhe ndërgjegjeje. Por vetem nje qellim VJEDHJE, PER TE VJEDHUR SHESIN NENE E BABE JO PARTI .PSE NUK BASHKOHEN, se ata bashkë jane dhe te quhen ....PHSH

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje