“Si shtimë mbi makinën e amerikanëve” - Intervista nga arratia, Izet Haxhia: Nuk na u bind të ndalonte

25 Tetor 2024, 16:40Politika TEMA

“Si shtimë mbi makinën e amerikanëve” - Intervista

Dëshmia e të enjtes mbrëma e ish- gardisti Paro Laçi, nuk është e para që akuzon ish- presidentin Sali Berisha dhe njerëzit e tij, se goditën me armë diplomaten amerikane në marsin e vitit 1997.

Në fakt i pari që ka folur për ngjarjen e 13 marsit të atij viti të errët, ka qenë truproja e  Sali Berishës në kohën kur ishte president.

Në një intervistë nga arratia ai pohonte fjalë për fjalë të njëjtën gjë. 

“Unë ndjenjën time ndaj Berishës e kam treguar gjatë marsit të rebelimit komunist, kur të gjithë njerëzit që ai mbante pranë e lanë në baltë, derisa ai ngeli vetëm në Presidencë. 

Unë dhe vëllai im thirrëm miq dhe shokë nga Tropoja, për të organizuar mbrojtjen e institucionit të vetëm shtetëror që kishte mbetur në Shqipëri dhe që pengonte coptimin e mëtejshëm të vendit. Ai 13 mars I 1997-ës  ka qenë dita më e veshtirë e jetës time.”

Izet haxhia, një prej njerëzve të afërt të Sali Berishës tregon per oret kur ai dhe mbeshtetesit e armatosur te presidentit kishin goditur me zjarr makinen me targa diplomatike amerikane, sapo kishte rënë nata e 13 marsit, e cila kishte kaluar para Presidences rastesisht, nje ore pasi, ata kishin shkembyer zjarr me nje makine pa targa.

“Por aty  nga ora shtatë e pasdites para Presidencës kaloi një fuoristradë e bardhë NISSAN, pa targa, e blinduar,  e cila nuk iu përgjigj paralajmërimeve tona, por fillojë të shtijë pa pushim në drejtim të ndërtesës. Rreth orës tetë të mbrëmjes, pranë Presidencës u afrua dhe një furgon, dhe ky pa targa, që fillojë të shtijë pa paralajmërim. Menjëherë dhe në filluam të shtimë. Mbi makinë kanë rënë mbi  një mijë plumba, dhe mjeti u përplas në një pemë anash Presidencës. Por, për fat, personat që ishin brenda shpëtuan pa u vrarë.

Ishin tre veta, njëri prej tyre u largua në drejtim të paditur, ashtu i plagosur siç ishte. Dy të tjerët, edhe ata ishin  plagosur dhe ne i nisëm direkt për në spital. Kur i verifikuam, dolën se ata ishin ish policët, ndërsa furgoni ishte mbushur plot me armë.  Rreth orës tetë e gjysmë të mbrëmjes kaloi para Presidencës, tre herë rresht, fuoristrada e blinduar e  atasheut ushtarak amerikan, e cila nuk iu bind urdhërit që të ndalonte. Ne shtimë ndaj saj, por ajo u largua me shpejtësi për në ambasadë. Njerëzit që ishin brenda, së bashku me atasheun, u evakuuan shpejt herët në mëngjes…”

Haxhia flet per evakuim, cka mbeshtet deshmine e Paro Laçit, i cili thote se ekipi i diplomateve amerikane, qe perfshinte sipas tij edhe ambasadoren Marisa Lino, u evakuuan ne mengjes prej hotel Rogner, aty ku u desh te strehoheshin pasi u goditen nga njerezit e armatosur te Berishes nga Presidenca.

Paro Laci tha se ishte gati te deshmonte per kete ngjarje ne SPAK, ndersa Izet Haxhia sot eshte ne burg, duke shlyer denimin si pjesemarres ne aksionin para dhe pas vrasjes se Azem Hajdarit.

Marrja e deshmive te reja prej tyre, mund te hidhte keshtu drite mbi nje nga ngjarjet me misterioze te nates se 13 marsit, e cila ka qene dhe dita me e erret qe ka perjetuar Tirana ne ngjarjet e vitit te erret 1997. (ABC News)

7 Komente

  1. A
    AMERIKẼ , NA NDIHMO !!!!

    BERISHISTET NE BURG .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keshtu perfundojne qente besnike te demoneve!

      Tui ke qene qeni i tij besnik. Besnikeria e jote ndaj vrastarit, hajdutit, dhe kriminelit me te madh qe ka njohur historia e Shqiperise te sjell neveri dhe peshtirosje. Na vjen mire qe ai vete te tradhetoj dhe donte te eliminonte si nje deshmitar te veprave kriminale te urdheruara prej tij. Thike pas-shpina e tij per ty, eshte e merituar. Por, tregon edhe se cfare njeriu te pabese ti i ke sherbyer me devotshmeri. I ke sherbyer si nje qen, dhe si qen mbarove ne burg! Shpresoj qe inati qe ke per kete perbindesh te sherbeje qe ai te mbyllet ne burg per jete, dhe kockatv e tijn te mos leshohen edhe per 100 vjet!

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nua rroku

      Pse mos ta varim ne litar SALI BIN LADEN Nese me kete njeri behet tolerim shqiperia nuk ka qetesi,ka burime parash me shume se ka shteti Ky Berishe nuk e di por dhe varja me duket tolerim. Ja ku jane deshmitatet qe ky bandit donte te vriste ambasadoren amerikane

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        SPAK ka mjaftushem evidenca te rrasi ne biruce kucedren e vicidolit per 25 vjet

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Ky duhet varur familiarisht ne med te Tiranes

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini

            Izet, rri bej burg e kenaqu. Te takon te plakesh ne burg, se i ke thyer brinjet gjithe triranes ne kohen e marshallit

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ermir

              Se kush eshte Izeti dihet. Edhe gjykata e Rames e denoi. Nuk mori parasysh se ai i lepiu b.... Rames. Kurse Paro Laci. Nuk ia vlen te merresh me te. Fundi i tij dihet. Nuk shpeton dot.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje