
Ilir Meta nuk merr ndonjë vlerësim të mirë në mandatin e tij si president nga qytetarët shqiptarë. Barometri i publikuar në Euronews Albania tregon se 73% e të pyeturve e vlerësojnë negativisht punën e tij në këto 5 vjet.
Po ashtu Meta vlerësohet negativisht edhe për qëndrimin e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese nga rreth 66% e qytetarëve.
Vlerësim negative marrin edhe qëndrimet e tij për Teatrin Kombëtar (64,4%), ndaj Ambasadës amerikane (73%) dhe zgjedhjet lokale të 2019-ës (75%).
Negativ e shohin shqiptarët qëndrimin e Metës edhe ndaj opozitës (68,3%) dhe mazhorancës (73,9%).
Vetëm një në dhjetë shqiptarë e shohin pozitiv qëndrimin e Ilir Metës lidhur me Teatrin Kombëtar (11,3%) opozitën (11,4%) dhe mazhorancën (9,2%).
Gjetjet janë të anketës së barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Prill – 5 mars me 1000 intervista ballë për ballë.
Presidenti më i vlerësuar nga shqiptarët, në 30 vitet e fundit, është Alfred Moisiu i cili ka marrë votën e 31,7% të të pyeturve të sondazhit të Euronews Albania.
Pas tij, më i vlerësuari nga presidentët që ka pasur vendi gjatë demokracisë është Bamir Topi (17,9%), e më pas Rexhep Mediani (16%), Sali Berisha (11,8%), Bujar Nishani (7,7%) dhe në fund është presidenti aktual Ilir Meta (2,9%).
Thuajse 90% e shqiptarëve mendojnë se Ilir Meta nuk duhet të propozohet nga opozita për t’u rizgjedhur si president i republikës për një mandate të dytë. Më pak se 4% duan që opozitë të propozojë Metën për president.
Tre në pesë shqiptarë (59,6%) nuk duan rikthimin e ilir Metës as në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një në pesë shqiptarë (19,6%) janë dakord që Meta të rikthehet kryetar i LSI dhe po aq (20,8%) janë qytetarët që nuk kanë as mendim pozitiv dhe as negativ për rikthimin e Metës kryetar i LSI.
Pra, afër 20% e shqiptareve jane kafshe pylli
Ja ku eshte 1 nga 2,9% i ilir cfurkut dhe monika tru laraskes. Po afrohen pushimet ne jale prandaj ka 2,9%naziskin
Kerkoi Falje Kafsheve se i ke Ofenduar!
O 300 evro like floririn nuk e votoj populli ate e votoj rahmuti vizionari shqiptar.
Sigurisht qe plerat vendin e kane ne landfill..Like floriri eshte familje plere..
Presidenti me i keq eshte kryekrimineli qe vrau 3000 te rinj shqiptare ne vitin 1997 dhe kryehajduti qe vodhi gjate sundimit te tij 30 miliard euro- Sali Berisha.
Presidenti me i keq i Shqiperise eshte Bamir Topi, sepse ai e hapi lojen e pazareve ne drejtesi. Atij ia kemi borxh drejtesine skandaloze qe kemi sot. Pervec Mejdanit dhe Moisiut, qe kane qene konseguent, asnjeri nuk ka lene gjurme. Por demin me te madhe e ka bere Bamir Topi.
Alfred MOISIU
Duhet zero takim me kosovarët që opinioni i huaj dhe në vënd të pësoj ngritje, ndryshe turpërohesh si Rama i O S B E që takoj në Rusi vetëm ministrin e puneve te jashtme ( Lavrov)