Soreca: SPAK ka mbështetjen e plotë të BE-së, duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri

9 Nëntor 2023, 12:37Politika TEMA

Soreca: SPAK ka mbështetjen e plotë të BE-së, duhet

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, gjatë prezantimit të progres-raportit evropian për Shqipërinë, ka theksuar se Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbështetjen e plotë të unionit dhe për këtë arsye, duhet t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

“Korrupsioni është një fushë që sjell shqetësime serioze”, përmendi Soreca nga një pjesë e raportit.

“SPAK ka arritur hetime serioze në çështje të nivelit të lartë. Të vazhdohet me luftimin e kulturës së pandëshkueshmërisë. Autoritetet e drejtësinë do kenë BE në krah të tyre. Ndjekja e parave duhet të jetë objektivi kryesor”, përmblodhi diplomati.

Po ashtu, ai iu referua si aspekt me shumë rëndësi edhe reformës zgjedhore, duke përshkruar se ajo duhet të kryhet me konsensus mes palëve politike.

Duke përmendur edhe vijimësinë që ka pasur me reformën në drejtësi, ai vlerësoi emërimin dhe plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të lartë.

Ai njohu edhe angazhimin e vazhdueshëm shqiptar, me rolin që ka luajtur krah Bashkimit Evropian, përfshi edhe mandatin në Këshillin e Sigurimit, ku Tirana është rreshtuar si mbrojtëse e Ukrainës, duke mbetur një partnere shumë e besueshme për BE-në.

2 Komente

  1. K
    Kozmo

    E pabesueshme!!!! SPK nuk sjell dot BERISHEN .

    Përgjigjjuni
    1. 9
      92- 2013 mbeshtetn bandat e bershes sot Drejtesin

      nga 92- 2013 Be-ja mbeshteti bandat kriminelit saleh berisha ,dhe degradimin e gjth isntitucioneve te Shtetit Shqiptare dhe degjenermn e shoqerise Shqiptare ku BE-ja luajt nj role te vecante me Kshilltaret e vet prane Kryekrmnelit njorantit komuniste saleh hamutit dhe sot cuditershte po Mbeshtesin Drejtesine Shqiptare !!!!!!!!!!! Pra mbasi e rrafshuar Shqiperine ne cdo fushe te jetes sot bejne gjasme mbeshtesin Drejtesine e Shtetin Ligjore ! Ptuuuuuuuuuuuuu Satann te ndyre .Njelloj s po bveni ne Hage me Bestapon qe Arrestoj dhe do te denoje Luftetaret e Lirise Kosoves nderkohe qe Shtetn Kriminel serb i ferkon koken dhe i ploteson cdo deshire ! Kto jan Bijt e Kurves Plake ,Diktatura Fashiste eshte perseri mbi Skenen e Njerzmit

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje