Kreshnik Spahiu shprehet se rotacioni nuk mund të ndodh në Shqipëri. Sipas tij as në Afrikë nuk gjen liderë politik, që kanë 35 vite në pushtet dhe opozitë dhe kërkojnë sërish të rikthehen në qeverisje për të sjellë rotacionin.
"Të gjithë janë të bindur se rotacioni nuk do ndodh më 11 maj. Gjë tjetër ç’ndodh në debate publike. Ashtu siç tha zoti Lapaj, do ketë si në Kosovë 60 mijë apo 6 mijë të hipin avionët, atëherë do jketë ndryshim.
Por as 4 avion nuk do vijnë me emigrantë. Nuk ka erë ndryshimi. Nëse Rama nuk ka asnjë përpjekje të krijojë koalicion. Nëse do kishte rrezik do i servilosej çdo parti politik për të zgjeruar mundësitë e votave. Siç bëri në 2013, që kishte 40 parti. lexo Sali Berishën, çdo javë thotë Rama nuk rrëzohet me votë, duhet mosbindje civile.
Rotacioni nuk do ndodh. Jemi para një marrëveshje famëkeqe PD-PS kundër gjithë pluralizmi politik dhe gjithë partive të reja. Kemi dy kandidatë për kryeministër, Edi Ramën dhe Sali Berishën.
Më gjeni një vend në Afrikë, apo në vendet arabe ku një lider politik që ka qenë 35 vitesh pushtet kërkon të rikthehet dhe të bëjë rotacionin politik. Si mund të ndodhi rotacioni politik? Nuk flas për vjetërsi moshe, flas për vjetërsi politike. 20 vite sekretar i partisë së punës, që nga 1975. Ky pushtet do ta konsolidojë mandatin", tha Spahiu në '5 Pyetje nga Babaramo'.
Po Lider si Rama a gjen o Spahi...?
Edhe Spahiu keshtu do bente, po te ishte ingranuar mire ne politike, por e bene dalje!
Eshte i detyruar ta beje nen drejtimin e sherbimeve sekrete te vendeve armiqesore te kombit tone
po ai tjetri qe ka mbase nga 5-6 vjet me pak ne politike duhet te rrije ai? Po luli qe u be qe ne 2005 duhet te rrije,po meta,po dash shehi,po mediu,po idrizat,dulet e lesh e presh .....me kete standard o mero ziu duhet te ikin te gjithe dhe sdo kesh kujt ti lepihesh sic di ta besh shume mire ti .....