
Gjykata e Posaçme vendosi të pushojë padinë për “shpifje” të avokates Valentina Teodoresku kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Teodoresku është avokatja, që e caktuar kryesisht nga gjykata, përfaqësoi Sali Berishën në seancën e 26 tetorit 2023, ku u konfirmuan masat e para “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj tij.
Kalimi i Teodoreskut nga marrëdhënia avokat-klient me Berishës, ndonëse e caktuar kryesisht nga gjykata, në palë kundërshtare në sallën e gjyqit ndodhi disa ditë pas seancës së tetorit, pasi drejt emrit të saj në panele letevizive, apo publikime në rrjetet sociale pati etiketime si patronazhiste, apo ish-hetuese të diktaturës.
Për këto thënie, në të njëjtën padi për “shpifje”, Teodoresku ngriti gishtin e akuzës dhe kërkoi gjykimin edhe të djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, deputetëve demokratë Flamur Noka e Edi Paloka, ish-deputeti Luçiano Boçi, 3 mediave, 7 gazetarëve dhe avokatit të Berishës, Genci Gjokutaj.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, pushimi i çështjes penale të regjistruar pas padisë së saj është bërë për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të arsyeshme viktimës akuzuese Teodoresku në seancën e së hënës.
Tetorin e dy viteve më parë Teodoresku mbrojti interesat ligjorë të Berishës pas një ping-pongu avokatësh në seancën që zgjati gati tre ditë.
Fillimisht dy avokatët e zgjedhur të Berishës braktisën gjyqin, ndërsa gjykata caktoi kryesisht në momente të ndryshme 3 avokatë kryesisht, që u zëvendësuan në përfundim nga Teodoresku, që përfaqësoi Berishën në gjyq.
Maloku serb mund te boj cdogjo qe i thot agjentura serbe ne shqiperi dhe del gjithmon pa lag shkerdhata gjygjtar te degjenerum
Maloku serb jeton se jemi Trima neve nga Tastatura... Trim ne terren Ai eshte trim !
Maloku serb jeton se jemi Trima neve nga Tastatura... Trim ne terren Ai eshte trim !
Kësaj here nuk e besoj të dalë pa gjë sali maloku,sepse përveç dosjes së Klubit Partizani kundër tij ka dosje më të rënda kriminale,siç është ajo e 21 Janarit 2011 ku me urdhër të tij u vranë 4 qytetarë dhe ky maskara malok nuk zbatoi urhërin e prokurores së përgjithëshme për të arrestuar ata që qëlluan mbi protestuesit me fishek luftarak.Të gjithë e mbajmë mënd se si me urdhër të këtij krimineli u fshinë serverat e kryeministrisë.