Spahiu: Berisha ka shanse të bëhet Kryeministër, aq sa Hysaj të bëj gol në finalen e Euro 2024

29 Qershor 2024, 14:30Politika TEMA

Spahiu: Berisha ka shanse të bëhet Kryeministër, aq sa Hysaj

Shanset e kreut të PD Sali Berisha për tu bërë kryeministër, për juristin Kreshnik Spahiu janë shumë të vogla.

Ai tha se Partia Demokratike me Berishën në krye nuk mund të vijë në pushtet, pasi nuk pranohet nga ndërkombëtarët.“Berisha ka shance që të bëhet kryeministër aq sa ka Hysaj të bëjë gol në euro 2024.  Partia demokratike nuk ka asnjë shance për të ardhur në pushtet. Edhe nëse Trump vjen të kandidojë për PD nuk e ngre dot PD në nivelet e marrjes së pushtetit. Një parti që vjen në rënie nuk ngrihet për 6 muaj. PD është katandisur ne 350 mijë vota. PD ka humbur në Shkodër, ka humbur Kamzën, e cila është vatrën ku organizoheshin të gjitha mitingjet. Berisha Berisha nuk pranohet nga ndërkombëtarët, ndërsa demokratët e pranojnë”, tha ai.

Kuvendi nuk i ka hequr mandatin Berishës edhe pse ka munguar në Kuvend.

Për juristin, Kuvendi duhet që ti drejtohej Gjykatës Kushtuese, e cila duhet që ta orientonte se si duhet që të veprohet në këtë rast.   “Kjo është një çështje e diskutueshme nga Kushtetuta dhe kam shpresuar që Parlamenti të mos ishte i njëanshëm që njërit t’ja hiqte dhe tjetrit jo. Në të dyja rastet Kuvendi nuk duhet që të nxitohej dhe nuk duhej që të hiqte mandatin e Ahmetajt dhe të mos hiqte mandatin e Berishën.  Mbajti dy standarde, por duhet që ti drejtohej Gjykatës kushtetuese dhe gjykata duhet që të interpretonte dhe të orientonte parlamentin për mënyrën se si duhet të zgjidhej mandati i Ahmetaj dhe Berishës. Duhej që gjykata të shprehje për këtë gjë. Lindita Nikolla merr atributet e Kuvendit që të thotë nuk do ti hiqet, por ka marr një direktiv nga Rama që të zbus marrëdhëniet me Rithemelimit”, tha ai.

5 Komente

  1. r
    robi

    ha ha ha sa kam qesh. Je i papare o Kreshnik. Krahesimi me lojtarin me te dobet te planetit ne historine 80 vjecare te kombetares eshte shume kuptimplote.Hysaj do mbahet mend per vizen e llakuar te flokeve qe e ruajti duke i shkaktuar humbjen skuadres se vet. mos ja pafshim me syte ne kombetare por te shkoje te luaje me Luzin e vogel. kurse perbindeshi imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute e ka marre rrugen pa kthim drejt gropes me 14 maj 2023.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Infermieri

      Edi Rama është një kokërr haleje. E mban Salën në politikë që të merret bota me të. Po të jetë Sala në politikë, zene se kemi hala vatra infeksioni të murtajës lart e poshtë. Sala edhe 85, 90, 95 vjeç të jetë, e bën të zezën, na shkërdhen, ne turpëron e na ther. Prandaj, ha mut o Ed Rama!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Infermieri

        Edi Rama është një kokërr haleje. E mban Salën në politikë që të merret bota me të. Po të jetë Sala në politikë, zene se kemi hala vatra infeksioni të murtajës lart e poshtë. Sala edhe 85, 90, 95 vjeç të jetë, e bën të zezën, na shkërdhen, ne turpëron e na ther. Prandaj, ha mut o Ed Rama!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tit Vasili

          Edhe Ahmutajt po te cendronte ne Shqiperi dhe arrest shtepie nuk do ja jiqnin mandatin , por hajdutu iku si miu dhe jep intevista nga nje vile e mbushur me vere te shtrenjte ne Svicer, ai sy koperdhak duhet te lyhet me vaj guri dhe ti vihel flaka

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salkari

            O Kreshnik , ne radhe te pare mos bej paralelizma se nuk ngjit gjekundi me cka shkruan ....se clidhje ka Hysaj me Saliun nje zot e di ...pastaj te te jap nje keshille ose te te freskoj pak kujtesen ....se ti kujton se je jashte dhe te duken gjerat ashtu si jane atje jane dhe ketu ....ne 1997 ten deshin ta ripnin te gjalle Saliun ....megjithate ne 2005 se hipi prape ne Kryeministri ....mos te te vije cudi qe te ndodhe prap ...ne Shqiperi mund te ndodh cdo gje ...parandj mos thuaj kurre fjalen kurre ne Shqiperi se nuk i dihet ... Sikur te fitoje Trumpi ne USA ne Ballkan do hapet keq Rusia ...me lobime , perkrahje dhe investime politikanesh me lista e saj te zeza ...pastaj do shikojme nbese behet apo jo Saliu Kryeminister ...jane prorus o Kreshnik ...financohen nga ruset , dhe mund te ndodhe cdo gje ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje