
Ky vit shënon dhe 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, e cila përkujtohet çdo vit me anë të një pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konsipol.
Në “Mes dy botëve” përballë Helidon Halitit, artisti, studiuesi dhe njëkohësisht ish-përfaqësuesi i PDIU-së Abaz Hado ka shprehur kritika të forta ndaj Shpëtim Idrizit në lidhje me trajtimin e çështjes çame.
“Unë ndahem nga ato mënyrat falce. Çështja çame nuk është folklor, nuk është falcitet, është shpirt. Unë kur kam folur njëherë me Shpëtim Idrizin kur mendonte të bënte këtë lëvizje dhe unë i thashë: “Ti duhet të jesh si Moisiu, që u premtoi tokën e premtuar, pra një lider shpirtëror”.
Shpëtimi nuk e mori dot këtë peshë sepse interesat e vogla gjithmonë të shtyjnë larg këtyre ideve të mëdha, të bëjnë të vogël”.
Me origjinë nga Çamëria, Abaz Hado që ka luajtur një rol tepër aktiv ndaj kësaj çështjeje, shprehet optimist se një ditë edhe problemi i pronave në Greqi do të marrë zgjidhje.
“Unë jam optimisht sepse bota shkon drejt zgjidhjes, të paktën nga procesi i pronës sado të pengohet. Unë kam qenë gjithmonë i këtij mendimi, që nëpërmjet të drejtave të njeriut, nëpëmrjet integrimeve europianeve dhe nëpërmjet pranimit të Shqipërisë në Europë, sigurisht do të sjellë dhe lehtësira në marrëdhëniet me pronat. Ka një ligj të Europës që e ka ndërtuar mbi pronat e banorëve europianë të cilat unë i kam pronat e mia, i kam tapitë e mia dhe unë shkoj nesër si qytetar europian dhe marr pronat e mia. Pa asnjë lloj pretendimi dhe ngarkese politgike, thjesht unë u jap fëmijëve të mi atë që u takon nga prindërit e mi, gjyshërit”, nënvizon Hado
Si mund të thuash që një ditë çështja Çame do të zgjidhet kur Greqia e ndyrë mban akoma ligjin e luftës,ku e gjen këtë frymëzim....
Me Shpeton ne krye, qe here Ben aleance me Dulen e here me Ramen, keni per te marre vetem leshte e Curres. Politikes me njeqind porta, I ka Ilir Johan.
Dëgjojeni këtë burrë të urtë !
E dhembshme, çamet i debuane dhe nuk i lene te gezojne pronat e tyre, ndrkohe qe Ram shperndan certifikata pronesie ardhackeve qe nuk kane pasur kurr toka ne Shqioeri.
Cilet jane "ardhacake", o injorant cinik dhe i poshter?!
Edhe akoma më keq Saliu dhe Meksi, si të pabrekë (sanscylotë) që ishin, u falën tokat e gjirokastritëve dhe libohovitëve minoritarëve të Dropullit. Atëkohë i ndjeri Pjetër Arbnori, si kryetar i Parlamentit, më i pabrekë se dy të parët, u tha atyre: "I gëzofshi tokat që u dha ligji famëkeq leninist 7501, me autor PD-PS, dy gjysmat e bajgës PPSh. Helbete u duheshin votat e tyre. Njëjtë ndodhi dhe me pronarët e Delvinës, Sarandës dhe Konispolit. Tani kërkojmë nga grekët t'u japin shqiptarëve çamë pronat e tyre, kur ne u dhamë grekëve, me një akt të paprecedent antikombëtar, tokat e shqiptarëve?!?! Kjo thjesht quhet tradhëti. Këtë, kush do ta kuptojë, mirë, kush nuk do, në të s'ëmës, do shfrynte 'revolta për drejtësi'. Dhe kjo padrejtësi është e shtrirë në gjithë territorin e Republikës, duke shkelur rëndë Kushtetutën, nenet 41 dhe 181 të saj.
camet jane ,,,autokton,,,ishin bejleret e thesprotise ne p . osmane ,,,,kishin sarajet e tyre dhe njembedhjet xhami me minare ,,, kauret i ndoqen ,,,xhamit ua prishen ,,,dhe pronat qe kishin me tapi nga sulltani ,,ua moren ,,,,do vij dita ,,,,