Tabaku në seancë: Autokracia nuk mund ta luftojë korrupsionin!

28 Qershor 2024, 19:19Politika TEMA
Tabaku në seancë: Autokracia nuk mund ta luftojë korrupsionin!

Gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare të ditës së enjte, deputetja e PD Jorida Tabaku, foli në lidhje me rastin e spitalit Onkologjik dhe sistemin e korrupsionit që siaps saj shpërfaqet në çdo qelizë të shoqërisë por në rastin konkret shfaqet më tragjikisht tek onkologjiku.

“Në fakt, në të vërtetë, ngjarja e Onkologjikut është dëshmia më makabre se si mundet korrupsioni endemik të funksionojë. Se si mundet që jeta e njeriut të konvertohet në një bursë makrabiteti dhe këtë mund ta shpjegojë vetëm kush ka qënë pjesë e sistemit të shëndetësisë” u shpreh deputetja demokrate gjatë fjalës së saj në seancë. Dhe ndërkohë që analizonte rastet e tjera korruptive nga rrugët tek kontratat publike, manaxhimi I mbetjeve e kështu me radhë deputetja e PD vendosi në pikëpyetje se si mundet që pikërisht kjo qeveri të tentojë të luftojë korrupsionin?!

Sipas saj mazhoranca socialistëve nuk e ka tagrin moral për të luftuar korrupsionin pasi në fakt ai buron pikërisht prej kësaj shumice që ka vrarë shpresën; ndërkohë që angazhimi i fundit që parlamenti të përdoret nga mazhoranca e vetme si armë kundër korrupsionit është qesharak pasi e njëjta mazhorancë “ka përdorur parlamentin për të ngritur dorën sa herë që ka dashur të miratojë një ligj.”

Më pas kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane i kujtoi kryeministrit Rama se ndërsa ai i kërkonte llogari institucioneve të pavarura në lidhje me progresraportin puna e qeverisë ishte në pikën më të ulët.

“Prokurimi publik, thotë dhe raporti screening dhe ai i progresit, duhet “siguruar procedura konkurruese të prokurimit, me inkurajim të mëtejshëm të përdorimit të kriterit të fitimit të tenderit ekonomikisht më të favorshëm dhe përdorimin e kontratave kuadër”. Dhe çfarë ka ofruar Qeveria shqiptare, standartin e firmave 5D?!

Po për rekomandimin për të siguruar “kushtet e marrëveshjeve ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta të jenë në përputhje me kërkesat e acquis të BE-së dhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në fushën e prokurimit”? çfarë ka ofruar Qeveria shqiptare, Portit të Durrësit?! “ vazhdoi Tabaku ndërkohë që më vonë analizoi se si Rama kishte dështuar në rritjen e transparencës së qeverisë së tij.

5 Komente

  1. E
    ENTSOE

    Gjimnazi Sami Frasheri ne Paskuqan!!!

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      Tabaken moj laraske muti grifshe komplet c' fare korrupsioni flet ti moj zuske e poshter sa pallate ke ndertuar tek sport klub Parizani nebtoken e shpronsuar nga italianet je njolloj si dhenderri i Sali NonGrates JamSerb Malltezi.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shushunje hajdute asht Tabaku

        Ha ha ha, kjo eshte vete e korruptuar komplet.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Nuk kane bere mrekullira ne shendetesi Keta te sotmit,por une kam qene i shtruar dy here para 2013 dhe pastaj,disa vite me vone perseri po te Nene Tereza,tek kardiologjia.Ju te para 2013 ,nuk keni asnje te drejte,te flisni per shërbimin mjekësor ne kohen tuaj se ka qene mizerabël.Te gjithe pacientet kemi sjellë çdo gje nga shtëpia.Me perjashtim te shërbimit mjek,infermier,sanitar,asgje tjeter nuk ishte normale,pa te keqen e hanit pa porta,kaos kudo.Dhe minister ishte Titi i Ilirit.Sot nuk eshte gjithçka mire,ka sa te duash te meta dhe korrupsion,por ka ndryshime

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Si nuk te degjuam nje here moj sorre te flasesh si duhet ,nuk dhe ndonje ide se si mund qe PD e pjerdhur te kaloje ne progres dhe te bindni opinioni,por vetem duke stare dhe duke u ankuar ,çfar bere ti me lulushin kur ishit ne pushtet ? Nje vrime ne uje ,sani sa tju pellegrini trute nuk vini ju ne pushtet se jeni kancer per Shqiperine moj hajdute .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje