OMONIA sulmon Vangjel Tavon: Kameleoni që nuk e di akoma pas 30 vitesh me kë parti është

28 Qershor 2024, 19:40Politika TEMA
OMONIA sulmon Vangjel Tavon: Kameleoni që nuk e di akoma pas 30 vitesh me

Organizata OMONIA në Himarë ka akuzuar sot Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe SPAK-un për fshehjen e vendimit të dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri më 26 prill, për procesin ndaj Fredi Belerit. Sipas OMONIA-s në këtë vendim u evidentuan falsifikimet dhe manipulimet kundër kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri. Në deklaratë kishte edhe një sulm ndaj Vangjel Tavos, kandidatit të pritshëm të PS për Bashkinë Himarë. Ndonëse nuk përmendet me emër, OMONIA i referohet atij si një “kameleon politik që ende pas 30 vitesh nuk e di me kë parti është”.

“OMONIA Himarë shpreh keqardhjen dhe shqetësimin e madh që segmente të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme të vëna në shërbim të Kryeministrit Rama dhe në rolin e shërbëtorëve kamikazë mbajtën fshehur vendimin e datës 26 prill dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri në të cilin u evidentuan falsifikimet dhe manipulimin e kryera në funksion të procesit gjyqësor kundër kryebashkiakut të zgjedhur me votë në Himarë, Fredi Beleri”.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat OMONIA e cilëson fars hetimin ndaj Belerit dhe të montuar politikisht. Sipas saj në vendimin e 26 prillit provohet se prokurorë, gjyqtarë dhe policia e Vlorës kanë falsifikuar provat dhe gjithë akuzën në ngarkim të Belerit.

“Ky vendim që zhbën gjithë hetimin farsë dhe procesin e montuar në ngarkim të z. Beleri u vonua me qëllim që Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të dënonte padrejtësisht z. Beleri dhe të zhvaste mandatin e tij të fituar me votë të lirë. Vendimi i Gjyqtares Ulliri provoi katërcipërisht se Arsen Rama, i ashtuquajtur bashkëpunëtori i policisë ka dhënë dëshmi të rreme dhe ka manipuluar në bashkëpunim me Policinë e Shetit procesin hetimor në ngarkim të z.Beleri. Së dyti, ky vendim gjen të provuar se prokurorë, gjyqtarë dhe policia e Vlorës kane falsifikuar provat dhe gjithë akuzën ne ngarkim të z. Beleri duke u vënë në shërbim të Kryeministrit Rama që nxitoi të shfaqte për dite me radhë armiqësinë dhe tërbimin e tij kundër kandidatit të opozitës në zgjedhjet lokale në Himarë”.

OMONIA paralajmëron se procesi ndaj Belerit do të zbardhet shumë shpejt, ndërsa akuzon SPAK-un si zgjatim të partisë në pushtet.

“Siç ka paralajmëruar më herët në qëndrimet e veta OMONIA Himarë, ky proces i stisur keq e me nxitim, por i ekzekutuar me verbëri politike nga një segment i drejtësisë gjoja të re, por të kapur politikisht nga Kryeministri Rama do të zbardhet shumë shpejt. Ky proces politik që përfundoi me vjedhjen e mandatit të Opozitës në Himarë dhe dënimin padrejtësisht të Fredi Belerit do të jetë turpi dhe njolla e errët e SPAK –ut, por edhe prova se një segment i tij është veçse një zgjatim i partisë në pushtet.

Ekzekutorët e këtij komploti që tjetërsuan dhe po tjetërsojnë vullnetin e qytetarëve të Himarës me metoda ekstraligjore, policeske, me të deleguar që fatin e Himarës e luajnë në ruleta kazinosh e me kamaleonë politikë që nuk dinë akoma pas 30 vjetësh me kë parti janë, do ta marrin përgjigjen shpejt! Nuk ka e nuk do të ketë asnjë hap pas deri në zbardhjen e plotë të këtij krimi politiko mafioz të konsumuar nëpërmjet Prokurorëve e Gjyqtarëve të kapur politikisht. “Drejtësisë së Re“ të Ramës iu çorr përfundimisht maska!! S’ka drejtësi pa votë të lirë! S’ka shtet ligjor me gjyqtarë shërbëtorë! Respekt maksimal për gjithë gjyqtarët e ndershëm e me integritet që i janë përkushtuar drejtësisë!”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

6 Komente

  1. K
    K O R C A

    Pse , cfar prisni te thone tjeter Bejlurcinat , Dulet e Bollanot e blere kesh nga Athina e u paguan me se paku nga 300 euro ne muaj ? ! Derdellitjet e tyre thellesisht antishqiptare e dashakeqe e kane burimin dhe energjine tek kellira e Vicidolit dhe banditit tjeter te Lesh E Lise , qe jane futur ne te njejten llogore dhe luftojne per te njejtin qellim si Micotaqis , Janullaqis , Berishaqis , I.Metaqis me shoke ! Pune dobicesh , si bajraktari i Sheqeres ashtu edhe dobici i Bakojanit !

    Përgjigjjuni
    1. M
      Momqirsi grekofoneve

      Graqire minorikare, keni harruar mor sumqire qe ne cdo 2-3 vjen ndrroni kualicion?! Varet me ke shkojne camet. Ca here keni qe bashke me camet. Flisni juve me ke parti eshte nje individ, kur juve nuk keni lene kualicion pa provuar? Fare muti mbetet.

      Përgjigjjuni
      1. e
        e po...

        Merrini per bythe keta greke qe jane ne foto se jane bere si morr p.... ne Shqiperi e duhet rruar e pastruar tani .

        Përgjigjjuni
        1. k
          ky Kor kermash filogreke duhet fshir

          zhdukini ga teritoret Shqiptre cdo antishqiptare o Brigada Kuq e Zi mos prisni ng Pedeerstet e Poltikes qe pllohen me cdo te huj

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arbeni

            Ha mut Vangjelis Dules ha ti dhe ata pleqtë legena që marrin nga 300 euro në muaj nga Gërqia.

            Përgjigjjuni
            1. f
              filip

              Këta që shkojnë me Dulen janë të shitur dhe injorantë.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje