Spahiu: Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

9 Maj 2025, 09:47Politika TEMA

Spahiu: Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin

Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Frontline’ teksa komentoi non gratën e Sali Berishës nga SHBA, ai tha se nuk i është hequr.

Sipas tij, nëse non grata do të ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Washington për të mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

‘Non grata merret për persona të padëshiruar që cenojnë interesat e atij vendi që të shpall non grata.  Është një akt normativ që del nga sekretari i shtetit. Nuk ka një procedurë të nisur për heqjen e statusit non grata të Berishës, nuk ka asnjë pyetje apo përgjigje për statusin non grata. Të thotë me kë ka biseduar pyetja nuk është për non gratën. Berisha dha përgjigje se s’do të udhëtojë në SHBA. Sot ai nuk dha një kohë se kur do të udhëtojë në SHBA. Sikur non grata ishte hequr, sot Berisha do ishte me 30 gazetarë në Ëashington për mbyllje fushate. Nëse Berisha është në fushatë, të vijojë fushatën dhe një nga familja të shkoj në SHBA dhe të thotë ja na u hoq pengesa për të udhëtuar’, tha ai.

5 Komente

  1. T
    Titi

    O kreshnik pse je bere kaq servil me edin???Une e di po nuk te shkon

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      Tito, je kaq debil i modh sa mendon qe gjithe shqiptaret qe urrejne kriminelin e bejne sepse jane servila te Edit ...

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sali Metaj

      Ky kreshniku beri nje pyetje ke byth ta undershtosh dhe jo ti thosh servil

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Po PS pse nuk I publikon o Nik?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dursakja

          Si mund të pretendojë drejtimin e një shteti ai që ka humbur drejtimin e vetes? Si mund të marrë në duar fatin e një populli ai që ka përbuzur vlerat që e bëjnë njeriun, njeri? Sot, më shumë se kurrë, nuk kemi përballë njerëz me vizion, me shpirt shërbimi, me mendje të kthjellët për të udhëhequr drejt drejtësisë; por hijet e tyre – zëra të zbrazët, fytyra pa ndriçim, të pajetë në ndërgjegje e të gjallë vetëm në oreksin për pushtet. Njeriu që nuk njeh veten, që nuk ndalet një çast të shohë në pasqyrën e ndërgjegjes, është si anija pa busull: bredh, përplas dhe fundos çdo gjë që i del përpara. Kur ai del përpara popullit e flet për ligje, ai nuk njeh as ligjin më të thjeshtë të nderit. Kur flet për sakrifica, ai nuk njeh as sakrificën më të vogël për të mirën e tjetrit. Kur thotë “më besoni mua”, ai ka harruar se tradhtari nuk mund të kërkojë besim, por falje. Si mund të guxojë të kërkojë drejtimin e shtetit ai që kur iu dha pushteti, grabiti? Ai që preku paratë e të varfrit, që vrau me urrejtje, me urdhra të fshehtë, me heshtje kriminale? Ai që nuk pati kurrë lot për vuajtjen e nënës, as zë për britmën e fëmijës, por vetëm buzëqeshjen e ftohtë të një maskë të shitur? Jo! Ky nuk është udhëheqës – është mashtrues. Është plagë mbi trupin e shoqërisë, është gjëmë që ecën mbi rrënojat e shpresës. Njeriu pa personalitet, pa dinjitet, pa një pikë morali nuk ndërton shtet – ai ndërtueshëm vetëm gërmadha dhe frikë. Ne nuk kemi nevojë për njerëz që sillen si perandorë ndërsa janë skllevër të epsheve të tyre. Nuk kemi nevojë për sundimtarë që e shohin popullin si një tufë që duhet grabitur. Ne kemi nevojë për njerëz që njohin peshën e fjalës, dhimbjen e të tjerëve, dhe lavdinë e përulësisë. O popull! Kujto fjalët e Mark Antonios: “Unë nuk vij të lavdëroj Cezarin, por të varros atë.” Po, edhe ne sot nuk vijmë të ngrejmë në qiell sunduesit e kotë, por të varrosim antivlerat që na kanë çuar në errësirë. Le të mos jemi më spektatorë të padrejtësisë, por gjykatës të saj. Le ta heqim maskën e çdo mashtruesi që kërkon të udhëheqë një popull që e ka plagosur vetë. Sepse njeriu që nuk njeh veten, nuk mund të njohë popullin. Dhe ai që nuk njeh popullin, nuk ka të drejtë ta udhëheqë. Ai ka vetëm një të drejtë: të largohet, e të heshtë përgjithmonë

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje