Andi Bushati për fushatën e Ramës: Fantastike, na e shiti sapunin për djathë...

9 Maj 2025, 09:07Politika TEMA
Andi Bushati për fushatën e Ramës: Fantastike, na e shiti sapunin

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për fushatën e mazhorancës. Ai me ironi e cilësoi fushatën si "fantastike", pasi Rama arriti të shesë një produkt edhe pse është bosh brenda, shkurt "na shiti sapunin për djathë". 

"Rama duhet përgëzuar sepse bëri fushatën më fantastike të mundshme në raport me lëndën e parë që kishte. Çfarë është fushata, si do të shesësh lëndën e parë që ke. Rama ose do të bënte fushatë të drejtë dhe të ndershme, të jepte llogari për çfarë është bërë, ata që i kanë shkuar në burg, korrupsioni, arritjet, ose do ti shmangte bilancin. 

Kjo që shmangu bilancin duket si llaf goje, por duhet mbushur fushata. Në këtë pikëmapje, Rama sjell gjithmonë diçka të re. Na tërheq me Noizy-n, tallavatë që bën qytet më qytet, tërheq vëmendjen me batutat, i dha ritëm fushatës duke e debilizuar, por qëllimin e arriti. Në këtë pikëpamje na shiti sapunin për djathë. 

Mazhoranca nuk do fushatë me ballafaqim dhe me bilanc. Edhe kryepremtimi i Ramës që gjen në postera “Vetëm me Edin në Evropë”, ai premton diçka që shkon përtej mandatit  katër vjeçar. Edhe sikur ëndrra e tij të bëhet realitet dhe të futem në Evropë në 2030, është përtej mandatit katër vjeçar. Logjikisht nuk mund të premtosh diçka që tejkalon mandatin. Kjo bëhet për të nxjrrë përtej një fabul që nuk ka lidhje me realitetin", tha Bushati. 

6 Komente

  1. T
    TRAPA JANE.

    Hysniu dhe Vito na shiten sapunin e rrogozhines per djathte kackavall dhe ne nuk u merzitem.Jo sapunin e sistem te jashtem,gjithe parfum,si djathte me lloj ngjyrash apo te lengeshem.Mbylle gojen tende prej mashtrues,jo analisti.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lilo

      Anus Bushati????‍????

      Përgjigjjuni
    2. S
      Salehu

      Sa I mencur ky djal, sa e derguan ne Shkoder me kalua klasen, me kete idiot fshine bythen 90% e Tiranes

      Përgjigjjuni
      1. x
        xoni

        Ja dhe ky muti i mutit,klyshët e komunizmit që ju duhej prerë koka njëlloj si Çausheskut që në fillim,u rritën në bllok dhe tani hiqen si të persekutuar.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati idealist

          Bushat dhe ju larot e sali malokut,Edi Rama do të jetë fitues edhe në mandatin e pestë përsa kohë të jetë në krye të PD-s sali Vipidoli apo po të vijë edhe e bija.Rama i ka bër mirë llogaritë pra thotë se me PS dhe mua flamuri shqiptar do jetë i radhitur me 27 flamujt e tjerë të BE-s.saliun do ta hajë veremi nga marazi.Ai nuk e ka kuptuar si duket se për shqiptarët është një fytyrë e urryer sepse ka vrarë shqiptarë sa herë ka qënë në pushtet.Sot ne do ishim anëtar të BE nqse nuk do kish ndodhur 1997-a.Ai qelbës na kthey 10 vjet mbrapa maskarai.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miri

            Prandaj është i madh Edi Rama dhe e respektoj se ty, Mandin, Lubonjën, lëri pastaj katundarët si Rakipllari, Sulon etj etj i çmendo fare po fare sa kanë filluar të dalin nga vetja.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje