Spiropali, takim të madh përmbyllës në stadiumin e Kamzës: Ju treguat të parët se përtej të majtës dhe të djathtës, është vetëm një Shqipëri

8 Maj 2025, 22:57Politika TEMA

Spiropali, takim të madh përmbyllës në stadiumin e

Në takimin përmbyllës të fushatës në Kamëz, drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, nënvizoi mes të tjerësh:

“Kamza është një krenari e madhe për ne. Askund nuk ndihem më krenare, sesa kur vij në Kamëz.

Kamza ka dëshmuar e para që përtej llogoreve politike e partive është vetëm një Shqipëri dhe ne i shërbejmë asaj.

Kamza ka dëshmuar se çfarë vlere ka vota në drejtimin e duhur për transformimin e vendit dhe të komuniteteve.

Ne asnjëherë nuk i kemi ndarë dhe nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë, në Kuq e Blu, në Jug e Veri, por u shërbejmë atyre pa asnjë dallim.

Në 11 maj do të bashkohemi përtej të gjitha ndasive, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, që kanë mbështetur me zemër transformimin rrënjësor të Kamzës.

Qeveria do ta mbështesë dhe vijojë projektet madhore transformuese të Kamzës.

Kamza i thote Po, punës, ndryshimit, transformimit.

Si më 1992 kur votuam për demokracinë, lirinë, Shqipërinë si gjithë Europa, në 11 maj të bashkohemi sërish, përtej çdo dallimi, për një mision historik: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, pasaporten europiane, dinjitetin e barabarte me qytetarët europianë.

Ne nuk luftojmë për pushtetin tonë, por për më shumë punë të mira dhe mirëqenien e popullit të Kamzës.

Sidomos për sakrificat tuaja, që jeni vendosur në këtë qytet pas vitit 1990 dhe me mund e sakrifica ndërtuat këtu shtëpitë tuaja, jetët tuaja, po rrisni dhe edukoni fëmijët tuaj.

Zgjidhni mençurisht ta çoni votën tuaj drejt të ardhmes dhe punës.”

5 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Edhe Spiro edhe Pal edhe kurve edhe transgjinore.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Ps me siguri apsolute fiton 80mandate, shkodren e kamzen kudo

      Përgjigjjuni
      1. n
        ndije zot shpirtin elises

        Metamorfoza e dhimbeshme e kesaj gruaje, nen ndikimin psikopatik te bojaxhiut-kryeminister, nga emer i nderuar Elisa Spiropali, ne shperberje te plote Elisa Spirokari.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gim

          Politikania me e zonja

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dashi

            Po more Gim , ke të drejtë , po kujt i thua këtyre dy rrugaçëve të mësipërm ? Epo kanë Albana Vokshin ata që , mjerë kush e ka në shtëpi , një plehrë rrugësh . Elisa është modeli se si duhet të jetë një politikane dhe karriera e saj do të jetë gjithmonë në ngjitje derisa të arrijë majën më të lartë , kryeministre e Shqipërisë .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje