Lulzim Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

9 Maj 2025, 09:30Politika TEMA
Lulzim Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për

Koalicioni Euroatlantik përmbylli pasditen e djeshme fushatën elektorale në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, drejtuesi politik Basha theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të koalicionit për drejtësinë e pavarur dhe për institucionin e SPAK-ut.

Ai  tha se Koalicioni Euroatlantik është dhe do të jetë pa kushte në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë së pavarur. Basha vuri në dukje se slogani “7x7=313” simbolizon realitetin e dhimbshëm të një Shqipërie të mbytur nga korrupsioni, një fenomen që sipas tij ka rrënuar ekonominë, ka dëmtuar familjet shqiptare dhe ka detyruar rininë të largohet nga vendi.

Basha tha se përmes votës për numrin 4, qytetarët do të fuqizojnë luftën kundër korrupsionit dhe do t’i japin mbështetje të qartë drejtësisë. Ai premtoi se, pas zgjedhjeve, programi i koalicionit do të nisë zbatimin duke çmontuar “kopjet e zbehta piramidale” që, sipas tij, qëndrojnë në themel të korrupsionit dhe frikës nga drejtësia.

Më tej ai bëri thirrje për të dalë në 11 maj që të votojnë numrin 4, për t’i dhënë fuqi drejtësisë dhe t’i japim fund korrupsionit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Koalicioni Euroatlantik është dhe do të jetë pa kushte në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë së pavarur. Sepse për ne 7x7=313, nuk është thjesht slogan, është e vërteta e dhimbshme e një Shqipërie që rrënohet nga korrupsioni, e një ekonomie që falimenton nga korrupsioni, e familjeve shqiptare që vuajnë nga korrupsioni, e rinisë shqiptare që largohet nga korrupsioni. Ndaj i kemi shpallur luftë pa kushte deri në shkatërrimin e plotë të korrupsionit shqiptar e të korruptuarve shqiptarë me në krye Edi Ramën.

Ndaj, vetvetiu kur themi Koalicioni Euroatlantik, kur themi numri 4, na kuptojnë mbështetje pa kushte për drejtësinë. Ftesa ime, ftesa jonë ndaj çdo shqiptari: dilni më 11 maj këtë të diel, zgjidhni numrin 4, jepini fuqi SPAK-ut t’i japim dërmën korrupsionit. Sepse vetëm kështu programi ynë i shpallur që në 1 qershor do të fillojë të zbatohet, ndërsa kopjet e zbehta piramidale do të shuhen siç shuhen pas çdo fushate, sepse pas tyre qëndron gënjeshtra, në bazë të tyre qëndron mashtrimi, në bazë të tyre qëndron frika nga drejtësisa dhe plani okult për të shkatërruar dhe prerë krahët SPAK-ut.

Kjo është dhe arsyeja vëllezër dhe motra, pasioni juaj, zemra që u fut tek kjo fushatë, thirrjeve tuaja iu përgjigj një shumicë e paimagjinueshme shqiptarësh që sot e dinë se Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit. Dhe e dinë edhe formulën matematike, Koalicioni Euroatlantik, baraz luftë kundër korrupsuionit sepse 7x7=313, vetëm me votën për numrin 4.

10 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ..dhe shume nga ne e kane problemin me Lulin, Edin ,Berishen, Meten....lol! = ...populli shqitar dhe rruga e kombit....lol

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbrom ke 360° - ishte Skandal !

      Fliste si Gramafon i zhgarravit gjet mes Plerash . Mor aq Fallso e kot ,sa mem'pas ftue Zhej ne Studio ABC eeee ,vallahi i kisha plas i cop muti surratit .O turp sesi tv shqiptarre mbeshtesin ala te till Jashteshqitje dhe gazetaret i lepijn.Ptuh jeni vertet Kanceroze per kte Bote

      Përgjigjjuni
      1. D
        Democraticus

        CUDIA ESHTE SE SI KA MUNDESI QE MEDIAT KURVA ASNJE NUK E JEP DIREKT TAKIMIN PERMBYLLES TE BASHES DHE PSE SINQERISHT PALLATI I SPORTIT ASLLAN RUSI ISHTE MBUSHUR SI KURRE ME PARE DHE SE ORGANIZIMI, FUNKSIONIMI DHE MESAZHET ISHIN ADEKUATE. ATY NUK KISH NJEREZ TE BLERE SIC BEN RAMA DHE AS NJEREZ TE TREMBUR SIC PERZGJEDH SALI GERDALLA!!! KISHTE DHE NJE DOZE TE FORTE ENTUZIASMI GJITHASHTU. POR MEDIAT E SALI RAMES SLLAVO VLLEHUT PLEHUT NUK DUAN TE REKLAMOJNE PARTI POLITIKE 100 PERQIND SHQIPTARE NE SHQIOERI. PER TURPIN DHE FUNDIN E ZI TE TYRE!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elio

          Po e bojkotojne Bashen, por do te kete surpriza.

          Përgjigjjuni
        2. t
          taku

          O Lulush te mbeshtesesh SPAKUN dmth te shkosh te japesh llogari per 21 Janarin dhe rrugen Kuksit dhe jo te maresh raport sikur je me barre......keshtu qe leshte e Currit ke per te marre vota

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Shqiptaret sot per sot kane nevoje per politikan si Basha.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Shqiptoaret nuk kane nevoje per nje politikan si basha , hajdut , vrases , antishqiptar .Ti do te mbrosh spakun ? Pika mu ne koke more butak .

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergji

                FATURAT QE NUK KENI BYTHE TJA NGARKONI SALI BERISHES SE ATIJ I TAKOJNE DONI TJA NGARKONI BASHES SE ASHTU UA DO INTERESI PERSONAL APO POLITIK I MOMENTIT?! TURPI DHE INJORANCA JUAJ NUK PASKAN FUND! E KENI FRIKE SALIUN E IA NGARKONI LULIT? MJERE JU! SALI BERISHA I KA PRANUAR TE GJITHA, THA I KAM VRARE UNE ME 21 JANAR, BILES THA DO TE VRISJA DHE RAMEN PO TE VIJE DHE JU DHIHENI NE BREKE NGA SALI BERISHA?!?! TE MBARUAR JENI...!!!!

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zullumi duhet te keputet ne shqiperi

                  Me futjen e Sali Berishes ne zgjedhje si oferte e keni fyer dhe provuar rende POPULLIN SHQIOTAR o jugo_vllehe greke enveriste.... Por...

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anri

                    Bravo Democraticus✌️

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje