Spahiu: Shkodranët e kanë humbur besimin te Berisha edhe për shkak të antishqiptarizmit të tij

25 Prill 2025, 10:02Politika TEMA
Spahiu: Shkodranët e kanë humbur besimin te Berisha edhe për

Juristi Kreshnik Spahiu teksa foli për mosbesueshmërinë e shkodranëve ndaj figurës së Sali Berishës, dha disa arsye, deri tek takimi i djeshëm në Himarë si paradoks që shpjegon nivelin e një pjese të shoqërisë shqiptare, ku qytetari tregonte se si ishte shtruar 30 herë në psikiatri dhe është votues i 11 majit.

“Kur flasim për perceptimin e qytetarëve në politikë, lë shumë të padëshiruar niveli. Fjalimi i Himarës së PD sot u hap me një njeri që foli dhe tha se ishte shtruar 30 herë në psikiatri, se kishte respekt për Ramën, por më shumë kishte respekt për Berishën.

Dhe ai është një ndër votuesit si ne më 11 maj, me votë të barabartë me ju. E mendoni ju, në Gjermani sipas statistikave një në tre qytetarë kanë probleme psikike, a ka një anketim të tillë në Shqipëri.

Sa i përket Shkodrës e shoh sondazhin dhe perceptimin realist. Edhe unë jam te ai 61% dhe ata kanë perceptim realist. Mjafton të shohësh takimin antishqiptar të Berishës sot në Himarë që ta kuptosh.

Madje shkodranët kanë një traditë kombëtare që nuk e duan antishqiptarizmin. Berisha e ka humbur besueshmërinë në Shkodër edhe për këtë shkak, antishqiptarizmit të tij. Faktor i tretë është nakatosja që Berisha i ka bërë strukturave në Shkodër”, tha Spahiu në analizën e tij për sondazhin.

Në lidhje me partitë e reja ai shpjegoi një faktor të çuditshëm, ku partitë e vogla kanë përjashtuar veten nga qeverisja pas 11 majit, duke deklaruar mosbashkëpunim me fituesin e zgjedhjeve.

“Unë mendoj se liderët e partive të reja kanë përjashtuar veten nga vota masive. Ata kanë thënë se nuk do bëjnë aleanca qeverisëse me partitë e mëdha pas 11 majit por do jenë në opozitë. Por ata kanë programe për rritje rrogash e pensionesh apo investime. Kur thonë s’do jemi në qeveri, shanset e tyre më 11 maj janë zero, sepse 71 deputetë nuk i marrin dot.

Pasi kur të votohet asnjë parti nuk merr dot vota për deputetë, edhe nëse marrin një deputet, nuk u shërben për asgjë ky deputet. Kur vjen puna të vota zgjedh të keqen më të vogël. Partitë e reja e kanë përjashtuar veten për të qeverisur pas 11 majit apo të jenë pjesë e saj”, shpjegoi juristi në Report Tv.

1 Komente

  1. m
    mixha

    na mbushe mendjen Spahio... shkodranet tradicionalisht kane furnizue pushtuesin me p....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje