SPAK nisi verifikimin për kontratën e lobimit, PD e sulmon: Vegël e Ramës

27 Prill 2025, 16:10Politika TEMA
SPAK nisi verifikimin për kontratën e lobimit, PD e sulmon: Vegël

Partia Demokratike ka reaguar pasi SPAK njoftoi se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vlerë prej 6 milionë dollarë.

Sipas PD-së, kontrata është paguar nga ‘patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan’ teksa shton se SPAK po përdoret nga Edi Rama.

Reagimi i plotë i PD-së:

Pasi e përdori SPAK për vite me radhë si kapak për pusetën e skandalit të tij me McGonigal, sot Rama ka zgjuar sërish nga gjumi ata që kanë mbyllur sytë teksa kartelët e drogës në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë përfshirë më fort se kurrë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, njëlloj siç mbyllën veshët para audiove të dosjeve 339 dhe 184!

Njëlloj siç kanë mbyllur sytë para 150 milionë eurove të vjedhura të inceneratorëve, nga të cilat SPAK jo vetëm nuk ka rekuperuar asnjë qindarkë, por hesht si fija e barit se ku kanë përfunduar 150 milionë euro për një vepër që nuk ekziston.

Mesa duket kontrata e PD me avokatin e Presidentit Trump nuk ka trembur vetëm Ramën, por dhe veglat e tij. Në fakt, jo pa të drejtë! Pasi sot denoncimet e saj për McGonigal, përzierjen e karteleve të drogës të mbështetur nga Edi Rama dhe narkopolicia në procesin zgjedhor, përfshirë bashkëpunimin e heshtur të organeve të drejtësisë, kanë veshin e administratës dhe Kongresit të SHBA!

Partia Demokratike është transparente për kontratën me avokatin e Presidentit Trump, e cila është nënshkruar në përputhje të plotë me ligjet e të dyja vendeve dhe depozituar në FARA sipas çdo rregulli! Partia Demokratike gjen dhe njëherë rastin të falënderojë patriotët e komunitetit shqiptaro-amerikan për bujarinë dhe ndihmën e pakursyer për çmontimin e regjimit të Edi Ramës!

Sot Partia Demokratike, falë diasporës, është më e fortë se kurrë! Ditët e Ramës janë të numëruara! Fitorja është afër dhe i bëjmë thirrje të gjithë demokratëve brenda dhe jashtë Shqipërisë të angazhohen fuqimisht në dy javët e mbetura të kësaj fushate për të realizuar qëllimin tonë final që është Shqipëria Madhështore!

6 Komente

  1. S
    Sali qenefi

    Haleja madhështore e antishqiptarëve mbledhur rreth kryehalesë Sali….

    Përgjigjjuni
    1. B
      B

      Dumani me Olsi Dadon po e heton?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Tani le te haje mut Dumani e te shkoje per ti lepire bythen Saliut I cili asnjehere nuk I zbatoi ligjet e ketij shteti.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Nënteksti i reagimit është: hetoni po na nxirrni të larë, në përputhje ne ligjin. Plehrat dinë si të kutërbojnë.

          Përgjigjjuni
          1. c
            ce

            Jo 6 milion dollare por dhe 60 milion dollare te hedhe ne treg vampiri i vicidolit ai nuk vjen me ne pushtet se ai e ka marre rrugen e mutit me 14 maj 2023 qe ato nuk e permendin kurre. Nuk frymezon askend vampiri i vicidolit as me qylymin fluturues qe ka ngritur ne qiell per gjoja parajsen qe e pret shqiperine kur te vije foltorja ne pushtet ne 2037 se 2025 eshte pune e kryer, 2029, 2033 eshte toke e xanun dhe tapo shohim pas 2037 bilqim vjen kujtim hamshori i vicidolit ne pushtet.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajani

              Nuk duhen malok dumana ketu,,duhen paolo borselinot me shoke,,,dumanet saliu i shtryll prej koqesh,,,

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje