Nga Ylli Manjani
Nuk kërkoj e as uroj burgosjen e askujt. Me burg-burg-burgun si teori e praktikë politike jam në konflikt të thellë profesional e qytetar.
Nga ana tjetër sot kemi në paraburgim zyrtarë e politikanë që përfliten për shumë më pak sesa kontrata 6 milionë dollarëshe, si financim politik i huaj për Partinë Demokratike dhe nongratën e Berishës. Një financim jo transparent mjaftueshmërisht i arsyeshëm si dyshim për të justifikuar një hetim të menjëhershëm.
E përsëris, nuk kërkoj e as uroj paraburgosjen e askujt. Por me standardet që janë vendosur si "kriter i fundit të pandëshkueshmërisë" llogjika ta do ose nënshkruesi i asaj kontrate dhe personi juridik PD arrestohen e bllokohen, ose të gjithë të arrestuarit e tjerë duhet të lirohen e të shohin punët e tyre në liri.
Gjithnjë i referohem standardeve që janë vendosur praktikisht dhe jo që dëshiroj unë të jenë. Mbetem kritik i paraburgimit me dyshime.
Pooooor, kjo kontratë 6 milionëshe si sponsorizim politik i bën kontratat e tjera që kemi parë deri më sot të duken qesharake. Kontratat e Lulit dhe Monikës me lobistët amerikane ishin me vlera qesharake para kësaj.
Kjo kontratë 6 milionëshe e bën Mekgonigalin të na duket një hallexhi e pabuks.
Të gjitha këto kontrata pra Lulit, Monës e Ramës, të marra së bashku janë sa 1/6 e vlerës totale të kontratës 6 milionëshe të PD, e cila është dhe në opozitë të gjatë për më tepër.
Tani kush po i relativizon problemet e vërejtura, unë apo vetë PD me kontrata të tilla që lidh?!
****
Insistoj në bindjen time që e kam thënë gjithmonë në publik:
Cilido politikan që harxhon para për të blerë Amerikën që të duket burrë i mirë me shqiptarët është maskara!
Kjo sjellje më shumë sesa krim është fyerje e rëndë që i bëhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këta të fyejnë sepse thonë haptaz se ne kemi Amerikën, dmth ç'na duheni ju.
Epo ikni e pallohuni me Amerikën pra!i
Bravo Ylli
Më duhet të them se nuk i heq asnjë presje konstatimit Tuaj! Të ikin të pallohen e mos të na bëjnë moral këto prostituta politike dhe jo vetëm! Kanë 35 vjet që po tallin trapin me leshkot që u shkojnë nga mbrapa.
Bie dakort plotesisht me Ylli Manjanin!Nuk i heq asnje presje! Dhe Si Berisha eshte dhe Fatmirka Mediu,qe mbeti rrugeve te Amerikes,per te bere keto lidhje e kontrata,pavaresisht se ka gjyqin te hapur me 26 te vrare e qindra te plagosur,i cili tallet me gjykaten dhe paraqitet vetem kur i ngrihet...qejfi!Turp!
Kete tha pak a shume edhe Dashi dje. Me mire te shpenzonin keto leke per te bere fushate ketu me shqipetaret, se mbase do ishin pak me lart me sondazhe, se po i shpenzojne ne Amerike dhe del hapur korrupsioni qe kane bere. https://youtu.be/usF_eRmkz0c?si=hMSmpvmhW67dROfR
O shqiptar,keto 6 milion dollaret per te shplar nje kriminel si Saliu Jan nje aresye me shume qe ne 11 Maj te votohet Edi Rama dhe PS.
Simba's Saliut na del qe Amerika eshte nje shtet mafioz,ku me para vihen dhe hiqen nongratat. The Shkurt Amerika si Saliu!
Ti YLLI fole e dhe mendin tende por a do flase Fatos Lubonja,Artan Hoxha,Armand Shkullaku,Alibekaj,Blendi Fevziu,Koka,Grida Duma,Eni Vasili,Genc Burimi etj.etj.qe na cajne TRAPIN,neper studio gjoja mbrojne Shqiptaret ju dhimsen do flasin per 6 miljon dollaret,po per dollaret e LACIVITES kush do flase,po kryetaret e partive te reja si Shehi,Shehaj,Llapaj,Shabani,Qorri,Basha,Duka I krimit etj.kur do flasin,te gjithe keta degjojne nje pordhe te Rames dhe cuhen si zagar,po per gjithe keto para qe gjoja paguajne Shqiptaret Amerikane kush e ha kete o Ylli I bie qe gjithe Shqiptaret ne Amerike te bejne nje pune te trete per te paguar keto leke,edhe ELION MOSK nuk I pagoi TRAMPIT me shume se 1 miljon dollare apo do ti paguaj VERRNOZI nga leket e Tik Tokut ja pra kush eshte PD dhe SALEHI e te tjere nga Iliri te Rama Basha Mediu tallin bythen me djersen tone partite e vogla bejne si kone ne kete raste u ka I ikur zeri ku Jane.kontrata eshte e vertet se e thote vete pd cfare presin per te regular.