Kryeministri Edi Rama thotë se SPAK është një institucion i ri që mund të bëjë gabime, por ka nevojë që të dëgjojë edhe kritika.
Në rubrikën “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjete sociale, kreu i qeverisë tha se nëse ka bërë korrupsion, Erion Veliaj duhet të shkojë në burg por kur një akuzë e tillë të jetë e provuar.
“SPAK nuk është Vatikani, edhe atë e kritikoj. SPAK është institucion i ri ,është në të drejtën e tij në kuptimin kulturor dhe historik që të bëjë gabime. Qeveria e Shqipërisë si traditë institucionale ka 100 e kusur vite dhe prapë nuk është institucion i pagabueshëm. Këta 5 vjet janë, atëherë është e domosdoshme që të dëgjojnë kritika. Jo sulme personale, jo goditje armiqësore, jo intimidim. Duan të hetojnë për Veliajn, të hetojnë deri në fund.
Nëse ka bërë korrupsion, të shkojë aty ku duhet të shkojnë të gjitha ata që e bëjnë këtë gjë, por ama të provuar. Ne një mendere vend jemi, njohim të gjithë njëri tjetrin. Ne jemi një vend që nuk jemi Gjermania, Franca e Zvicra që i kanë sistemet e deklarimeve dhe bankare qysh ku nuk mbahet mend, por jemi vendin me sasinë më të madhe të cash në Evropë se pjesa më e madhe e njerëzve nuk besojnë te bankat akoma se i ka tmerruar diktatura. Dy janë mëkatet më të mëdha të kapitalizmit, bankat dhe taksat.
Ne jemi shtet ku përveç punonjësve të administratës dhe biznesit nuk deklaron kush pasuri dhe të ardhura akoma se është fazë zhvillimi jo. Nuk jemi demokraci e konsoliduar jemi e re. Si u bëka këtu historia të kërkosh qimen në syrin e tjetrit dhe më pas të mos shohësh traun. Punonjësit e shtetit nuk janë të gjithë nën dyshimin e arsyeshëm se vjedhin.
Kjo është logjika e qorrave në rrjetet sociale. Lufta kundër korrupsionit është luftë kundër korrupsionit. Vazhdoni shani ju, por unë nuk i negocioj parimet e mia pse kam dalë për ta përmysur atë sistem kur vendoste sigurimi i shtetit dhe as pozicionin e qartë të PS, luftën për të bërë shtet dhe qasjen për të sakrifikuar pushtet për të bërë shtet, ka edhe mbrojtjen e standarteve.
Nuk është PS një forcë që ka shkatërruar Shqipërinë nja 7 herë, që i ka çuar shqiptarët deri në buzën e luftës civile, nuk ka inkurajuiar skemat piramidale, dhe nuk është PS që kur është larguar nga pushteti e ka lënë gropë shtetin dhe nuk mund të jetë PS një forcë që të mos jetë kërkuese për standaret”, tha Rama.
Cope legeni ,pse te ka zene kaq shume meraku ,gjithe elita e vjeter duhet te zhduket dhe tu konfiskohen pasurite ,ato qe i keni vjedhur popullit,dhe ti bashke me ata ,
Thoni ta hetojë SPAK-u , po kjo nënkupton që prokurorët e gjyqtarët nuk duhet të nisin e jo më të bitisin hetime për hakmarrje personale, siç kanë bërë me Veliajn. Dado është në pozitën e hakmarrësit, Dumani është bërë palë me hakmarrësin, në mos e ka edhe ai vetë ndonjë qejfmbetje apo inat me Veliajn.
Edhe Veliaj kasta e vjetër është? Mos kalo degë më degë. Po flitet për një rast konkret jo në përgjithësi.
Gjith ky sensibilizim nga "ajka e Kultures dhe Aristokracis Shqiptare" per "fakirin Veliaj" ne si Popull po fillojm te dyshojm ne vertetesin e asaj qe shohim dhe ndjejm : jan halicinacione, apo vertet me vodhi ?! Kot nuk thon , Mbrojtja me e mir esht sulmi ose : kur nje genjeshter thuhet shum her,fillon dhe e beson vet , ai qe e nxorri genjeshtren !
Une nuk mendoj qe ka ne spak trima qe te arrestojne pa prova dhe ke ...Erin...them se I kane kopsitur gjerat.
si u katandise keshtu more derezi...po ben egzaktesisht te kundertat per cfare ke pas mbeshtetje...me cduket i paske hallet e medhaja
O njerez! Erion Veliaj tha se do flase! Prandaj Edvini ka mbushur poturet. Ka dy dite qe flet i tromaksur. Shpejt do shkoje te Veliaj. Taulant Balla do kerkoje vete te shkoje ne burg perndryshe do e vrasin Capjat, qe futi ne burg...