“SPAK s’ka gjetur asgjë të fshehur nga unë”, Meta sulmon sërish Dumanin: Ka vetëm një qëllim, të përdori njerëzit e korruptuar të opozitës për të...

20 Shtator 2024, 16:03Politika TEMA
“SPAK s’ka gjetur asgjë të fshehur nga unë”,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme për gazetarët, i pyetur se a po hetohet për transaksione të dyshimta financiare dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit, tha se SPAK nuk ka për të gjetur asnjë akt të paligjshëm apo të fshehur nga ai.


Ai vijoi dhe me akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, që sipas tij po përdoret nga Rama për të eliminuar opozitën.

“Nuk e di sa e saktë është kjo deklaratë e bërë nga një burim i tretë, por i është referuar edhe burimit të parë, që është Dum Dumani, personalisht prej kohësh.

Mund t’ju deklaroj që pavarësisht se Dum Dumani ka 5 vjet që heton për Ilir Metën, mbi bazë të kallëzimit të një personi të çmendur që është dënuar edhe me vendim gjykate për ‘dhunë në familje’ që në dhjetor të vitit 1919, kur ka qenë kulmi i debatit për gjykatën kushtetuese.

As s’ka gjetur dhe as nuk ka për të gjetur asnjë akt të Ilir Metës në kundërshtim me ligjin, asnjë llogari gjëkundi, asnjë pronë të padeklaruar apo të fshehur”, tha kreu i PL.

Meta akuzoi se janë bërë inskenime jo të vërteta, të bisedave ambientale me njerzërit e afërt e tij të dikurshëm, që sipas tij SPAK ka gjetur diçka.

“Po, Kanë gjetur diçka rreth njerëzve që Meta i ka pasur pranë, dhe i përdorin, duke bërë dhe inskenime të bisedave gjoja ambientale që janë estradë e vërtetë. Dum Dumani ka si qëllim të përdorur njerëzit e korruptuar të opozitës për të goditur udhëheqësit e vërtetë të opozitës”, tha ai.

5 Komente

  1. j
    jevgu

    O alabak po apartamentet e juniorave ne Londer me cfare i bleve se picka mones nuk pjell flori

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toci i Kandarit

      O Like, Po ke vjedhur shume por shume fare mo burre. Ka nje kufi dhe hipokrizia. Me mire shko ne ndonje maj mali dhe jeto atje. Largohu ca kohe dhe nese njerezit te duan prape ketu je. Provoje prape pas nje 5-10 vjet. Sa te babezitur !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Like ligësia

        ''Udheheqesi i vertete i opozites''! Ky eshte nje i çmendur i opozites, eshte kopje e sali katranit, nje derdimen, qe ''do ta beje vendin'' me 4 milione banore. do te dyfishoje rrogat, shperblimet e lindjeve do t'i trefishoje, do paguaj per delet, dhitë dhe gomeret e fshatit dhe lume si ne!... Thjesht ky eshte nje i degjeneruar. Kaq mjafton.

        Përgjigjjuni
        1. h
          hila

          o like, vetem ne rrugen shkoder lezh ke dhan 5 tendera firmes "gjermes"strabak dhe ke marre 10% kash.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po ketu Florri ke pjese !

            https://opencorporates.al/documents/dokumenta/1726321371EkstraktHistorik-9_14_2024.pdf

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje