Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi mëngjesin e sotëm Shtëpinë e Bardhë në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali u prit nga Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump që njëkohësisht mban detyrën e Drejtorit të Lartë për Europën dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Takimi u fokusua në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes.
Spiropali shkruan në faqet zyrtare se "përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik, SHBA".
Ministrja theksoi se "bashkë me Drejtorin McLaughlin ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve."
Spiropali njoftoi gjithashtu se "Shqipëria është e nderuar të jetë në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri."
Gjatë takimit, Ministrja e Jashtme konfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, i cili do të thellojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.
Postimi i plotë:
Shtëpia e Bardhë - Washington - Me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC).
U ndalëm në potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare-Themeluese e Bordit të Paqes. Përfaqësimi nga Kryeministri Rama në këtë iniciativë fisnike të Presidentit Trump, përveçse e ripozicionon Shqipërinë si kontributore aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes, i jep një tjetër përmasë bashkë-koordinimit me aleatin tonë historik.????
Ndamë bindjen se Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, një iniciativë e orientuar nga parimet për zgjidhjen e qëndrueshme të konflikteve.
Shqipëria është e nderuar të jetë gjithashtu në krah të SHBA si anëtare inauguruese e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, ISF, në linjë me planin 20 pikësh të Presidentit Trump për Gazën, si një vend që eksporton stabilitet e siguri.
Gjatë takimit konfirmova gatishmërinë tonë për mbajtjen e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik, për të thelluar dhe më tej marrëdhëniet tona në të gjithë sektorët me interes të përbashkët ekonomik, tregtar, energjitik e zhvillimor.
O mamica po si stu kuptua nje fjale qe the moj e uruar, vetem percart flet si e si ti thurresh sa me shume lavde liderit e te genjesh popullin sikur po ta varin ne Amerike.
Ky "zotnia" i rregullon floket dhe kravaten Trampit 3-4 here ne dite. Ku u katandisem?!... Mjafton nje qe merr rrogen ne Shtepine e Bardhe te na jape doren dhe politiqenet tane i bijen daulles dhe e bejne lajm gazete. Lumturi e madhe. SpiroPales duhet t'i vinte turp qe çkulet nga Tirana, ben 10-12 ore udhetim me avion dhe e pret.... askushi. Ne se quhemi partnere, duhet te takojme homologet, jo çdo ronxho-bonxho qe na del perpara. Ne mos, nuk jemi parttnere por kepuce pastrues dhe bythlepires. Turp e faqja e zeze.....Ministren e jashteme na del e pret "Ndihmesi special".
Ja pra cfare rendesie ka Shqiperia e ne menyre te vecante sorosist Ed Palloshiku Minstja e Jashteme lesh lesh edhe Spiro edhe Pal pritet nga shefii rojeve te Shtepise Berdhe. Bejne foto ne koridore, zgerdhihen nuk u vjen tup dhe i postojne.
Hahahaaaaa asistenti asistentit....late nam...te theret i pret me protokoll Rubio....pse ky nivel? A pranohet ne diplomaci. Kur do perfundoje ky inferiority?
Mashtruese
Paskan fillu edhe keta me imitu Doktorr Lugatin SaHalen..., po kush eshte ky assistenti i TACO-s qe s'ja ka degjuar emring njeri, dhe kjo cafka perpiqet te n'a e paraqisi si nje takin te rendsishem... Mjaft me me kete propaganda bajate qe i paraqisni popullit si nje arritje, se asnje s'e rrun trapin per Charles McLaughlin, e aq me pak per ata shtruesit e cative nga diaspora qe takon Taulant Balla dhe n'a i paraqit si sipermarresa e investor te rendsishem... Qe te dyja palet jan ber kaq te paftyre dhe bajat duke u perpjekur te tregojn se kush ka me shume mbeshtetje dhe lidhje me BE apo SHBA-an, ne vend qe te perveshin manget dhe te zgjidhin problemt e popullit. Propagand si ne kohen e Dulles per arritjet e Kllases Puntore, Proletariatit... Hajde hajde si jane katandisur... Ai i mblodhet nje Milard dollaret apo per kete keni shkuar ne Amerik per t'i lepir mender TACO-s!!???
Ai vetquhet "ndihmes". kjo na e shet si "drejtor". Hajde merre vesh. U ka do bishti ma i rand se sqepari. Oh ç'lumturi per ket biben. Na i dha doren nje ndihmes dhe beri foto....Ec gjigand mos e rruj trapin Per sa kohe t'durojne, q...ja robt ktij poplli, bashke me 400 hajdutet ( edhe vet Ali baba kish 40. TI ke 400 me ne kry vehten dhe natyrisht Belen). Kemi furra me pjek buk',/ Lum si na q'jetojm' n'Puk'
Kemi shara me pre dras. Kem gjimnaz me kater klas. Kem mobiljet me pasqyr. Ta ka anda me u kqyr. Kemi furrat plot me buk. Hej heej lum si na qe jetojm ne Puke o heeej
ca niveli ka perfunduar ministria e jashtme me kete ministre, per te ardhur keq.