Spiropali reagon për vetëvrasjen e 41 vjeçares: Dënim maksimal për nxitësit e aktit!

5 Janar 2024, 20:10Politika TEMA

Spiropali reagon për vetëvrasjen e 41 vjeçares: Dënim

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar për ngjarjen tragjike të gruas 41 vjeçe në Sukth, e cila u vetëvra pas bullizimit në tik-tok.

Në një shkrim të publikuar në faqen e rrjeteve sociale, Spiropali ka kërkuar që të dënohen maksimalisht nxitësit e aktit.

Postimi i plotë

Një grua 41 vjeçe, nënë e katër fëmijëve, raportohet se vrau veten për shkak të denigrimit dhe bullizmit në rrjete sociale.

Ky rast tmerrësisht i rëndë kërkon drejtësi!

Dënimi maksimal i autorit ose autorëve për shkaktim/nxitje të aktit të vetvrasjes është më e pakta që duhet të ndodhë!

Është momenti të ndërgjegjësohemi se gjuha e denigrimit dhe e dhunës në rrjete sociale prek në mënyrë shproporcionale gratë dhe vajzat, ushqehet nga kultura e dhunës patriarkale që i izolon gratë në këndin e "turpërimit" kolektiv duke u sjellë trauma të rënda individuale, familjare dhe shoqërore.

Gjuha e poshtërimit dhe e denigrimit të grave gjendet rëndom në median vizive, të shkruar dhe online, ku sulmet kalojnë pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji dhe shoqëria.

Denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet ligjzbatuese dhe nga sistemi i drejtësisë.

Legjislacioni për mediat online, krimet kibernetike, kodi penal etj, kanë nevojë për ndërhyrje imediate që kultura e shpifjes dhe e denigrimit të luftohet pa asnjë rezervë nga ligji dhe të mos kthehet në normalitet shoqëror.

Ngushëllime familjes së të ndjerës!

U prehtë në paqen që nuk e lejuan të kishte në jetë!

4 Komente

  1. C
    Celsi

    Thuaj ministrit prej peshkpie te beje modifikimet e duhura te legjislacionit dhe tja paraqese parlamentit per aprovimim. Ne jemi shoqeri primitive vetem me dhune behet ne shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Denim maksimal edhe per ato organe dhe ata punonjes te policise e drejtesise qe nuk e kryen detyren e tyre. Nuk ishte aq e veshtire te ndihmohej ajo grua, por policia vetem nenqesh dhe ...nuk e rruan. Fjalimi i Spiropalit duket sikur do te spostoje vemendjen vetem tek ata qe u moren me profilin e saj ne tiktok.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pasues veterani

        Mos shkruani e mos llapni lart e posht.po kerkojeni tek vetja juaj, tek i gjithe populli,i cili eshte shthurur nga te gjitha anet. Kerkojeni tek sistemi " demokratik" qe ndertuat. Kerkojeni tek shkaterrimi i arsimit, tek edukata njerezore qe vetem po kerkon para dhe seks. Tek shprtligesia qe po edukon ky sistem sa rrin te vrase vellai -vellane, djali babane, e nenen vetem per per para. Po arrijme te nxierim dhe motren te shkerdhehet ne motele e hotel, ne te ashtuquajturat qendra mesazhi vetem evetem te marim para duke mos punuar. Kemi shtet te shkaterruar dhe drejtesi te dhjere nga gjykatesit, prokuroret dhe avokatet... Mjere populli thjeshte.Ja shikoni keto dite kur Sali Berisha tall bythen me drejtesine. Jo vetem qe komunikon,por komunikon edhe me mikrofon e autoperlante qe ta degjone mire keta te SPAKUT Te famshem... "

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na mbeshtesni, t’ju mbeshtesim.

          ERISA, PSE PO I GROPOSNI PROFESIONISTET E LIRË? NUK FITOJNE SHUME PJESA ME E MADHE , NUK KANE SHUME PER TE FSHEHUR . NUK DO TE MBESE HIDRAULIK DHE ELEKTRIÇIST NE SHQIPERI , SE MJEKET MBARUAN .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje