Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, shkoi sot në selinë e Komunitetit Musliman për të uruar festën e Fitër Bajramit.
Pasi u shprehu urimet Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z.Bujar Spahiu, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Botërore Islame, z. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, znj. Spiropali, në një prononcim për mediat, uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët.
“Sot është një ditë e bukur feste, festa e Bajramit të Madh, ose Fitër Bajramit.
Një ditë gëzimi për besimtarët myslimanë dhe familjet e tyre.
Pas agjërimit, sakrificave dhe lutjeve gjatë Muajit të të Ramazanit, besimtarët myslimanë kremtojnë sot gëzimin e pranimit të tyre.
Muaji i Ramazanit është jo vetëm një muaj saktificash e lutjesh, por edhe një mundësi e provë solidariteti, që i bashkon besimtarët dhe familjet e tyre me njeri-tjetrin, me të afërmit, fqinjët dhe komunitetin.
Por Muaji i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit nuk janë vetëm festa të besimtarëve myslimanë.
Siç është në traditën tonë të harmonisë e bashkëjetesës fetare, edhe festat i kemi të përbashkëta dhe gëzimin e tyre e shkëmbejmë mes nesh.
Prandaj sot urimi im u drejtohet, përveç besimtarëve myslimanë, edhe gjithë shqiptarëve.
Këtu në Shqipëri, por edhe në Diasporë dhe në të gjitha viset ku jetojnë bashkëkombasit tanë, në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Luginë e Preshevës e kudo.
Në Festën e Fitër Bajramit gjej rastin të shpreh respektin e mirënjohjen për besimtarët dhe Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, për rolin e tyre progresiv, si faktor për bashkëjetesën, tolerancën dhe harmoninë mes besimeve fetare në Shqipëri.
Në këtë ditë le të reflektojmë që virtytet e dashurisë, mirësisë, tolerancës e solidaritetit që shfaqëm gjatë muajit të Ramazanit, t’i zbatojmë në gjithë jetën tonë dhe në marrëdhëniet me njeri-tjetrin.
Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë! Gëzuar!”
Hajdutja soganave me lejen oe kryehajdutit ropqire
ALLAH AKBAR AMIN ,,GEZUAR FITER BAJRAMIN GJITH MYSLYMANVE SUNIT DHE BEKTASHI ,,,ALLAHU U BEKOFTE ,,,
Kjo eshte Mbretereshe e Politikes...kush e ka inat ti haje mutin.. Se vetem kjo ja din gjuhen atyre kriminelelve qe jane akoma ?? ne Parlament ..
Bo bo bo , sa poshtrim per popullin Shqipetar te dalin ne bulevard dhe te falen me bythe perpjete , dikur edhe ne kohen e monizmit kur festohej dita e Bajramit kishte vendin e vet dhe Kush besonte shkonte ne xhami ?Atje behej falja asnjehere ne rruge , ishin besimtar te vertete ? Por kjo me duket tallje per FENE dhe besimtaret e vertete . Kam qene femi dhe i mbaj mend te gjitha ritet qe beheshin me duket HIPOKRIZI ???? Pastaj u ndalua feja dhe mire beri nuk kishte me kuptim e kish mbaruar misionin e vete ? Sot ne viti 2025 te kthehesh pas nuk eshte besim i sinqerte ? Per mua duhen ndaluar te gjitha fete nuk ka kuptim jane kthyer ne BIZNES ? Feja e Shqipetarit eshte Shqipetaria ngjyrat e tjera jan per te pescare nje popull ? Qeveria nuk duhet te ngaterohet ska nevoje te pershendese ka plot pune te tjera dhe jo te ndeze urat e zjarit per percarje ? Vendi ka nevoje per bashkim dhe unitet ????