Tabaku: Bujqësia në krizë nga korrupsioni, paratë e pista dhe mungesa e mbështetjes për fermerët

16 Prill 2026, 15:03Politika TEMA
Tabaku: Bujqësia në krizë nga korrupsioni, paratë e pista

Në seancën plenare të ditës së enjte, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin për gjendjen e rënduar të bujqësisë në Shqipëri, duke identifikuar tre shkaqe kryesore që, sipas saj, po e çojnë sektorin drejt falimentimit: korrupsioni, pastrimi i parave dhe mungesa e subvencioneve.

Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se situata reale në terren bie ndesh me propagandën zyrtare, duke argumentuar se bujqësia shqiptare ka pësuar rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit dhe se kjo reflektohet drejtpërdrejt në varfërinë e zonave rurale. “Një fshat i varfër është një Shqipëri e varfër, një fshat i sëmurë është një Shqipëri e sëmurë”, u shpreh ajo.

Deputetja e PD solli në vëmendje nivelin e ulët të mbështetjes financiare për fermerët shqiptarë, duke theksuar hendekun e thellë me vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian. Sipas saj, ndërkohë që fermerët në vendet fqinje dhe në BE përfitojnë mbështetje shumë herë më të lartë, në Shqipëri subvencionet mbeten minimale dhe të pamjaftueshme për të garantuar konkurrueshmërinë e prodhimit vendas.

Një nga akuzat më të forta të Tabakut lidhej me menaxhimin e fondeve IPARD, ku ajo theksoi se mbi 100 milionë euro janë bllokuar si pasojë e një skeme korruptive që, sipas saj, ka devijuar fondet nga fermerët drejt një pakice përfituesish. “Kur erdhën hetuesit europianë për të verifikuar investimet, nuk gjetën sera, as ferma, por projekte që ekzistonin vetëm në letra,” deklaroi ajo, duke e cilësuar këtë një dështim serioz që ka dëmtuar drejtpërdrejt sektorin.

Tabaku e lidhi më tej krizën në bujqësi me deformimin e modelit ekonomik, duke argumentuar se kapitali po largohet nga prodhimi real dhe po kanalizohet drejt sektorëve si ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Sipas saj, kjo prirje e nxitur nga paraja informale po dëmton prodhimin vendas, po rrit pabarazinë dhe po e lë fermerin shqiptar jashtë sistemit të mbështetjes.

Në përfundim, ajo theksoi se situata e bujqësisë nuk është thjesht një çështje ekonomike, por një çështje drejtësie dhe modeli zhvillimi për vendin. “Kur bie fshati, bie ekonomia. Dhe kur bie ekonomia, bie Shqipëria,” u shpreh Tabaku, duke bërë thirrje për një ndryshim të qartë të politikave në mbështetje të prodhimit dhe fermerëve shqiptarë.

3 Komente

  1. I
    IA e di qe Tabaku fut doren ne xhepin e popullit

    Jorida o bije e Saliut, dje ne San Fracisco (SF) u hap dyqani i pare ne bote i krijuar nga IA (intekegjenca artificiale) dhe qe menaxhohet prej saj qe e kane quajtur Luna, si Diella jone. Kjo Luna donte nje punonjes per dyqanin e saj, prandaj intervistoi disa dhe zgjodhi nje djale, qe eshte i vetmi personel ne dyqan. Kur klientet kane pyetje ata komunikojne direkt me Lunen. Luna zgjedh mallrat qe do shese, si tshirts, konserva ushqimesh, libra etj. pasi Luna parashikon se cfare deshirojne te blene komuniteti qe jeton prane dyqanit te saj. Pra, shkurt kjo Luna ngriti nje biznes qe e menaxhon vete, njeriu thjesh ruan dyqanin, te themi! Dhe kete Lunen e kane shpikur dy te rinje nga SF. Nje shqiptar e pyet pyeten Lunen nese do zgjidhte nje si Tabaku per punonjese dyqani, Luna u mendua per rreth dy minuta, dhe u pergjigj se nuk do ta punesonte nje si Tabaku sepse ajo ne rrjetat sociale ka emer jo te mire, duke sqaruar se eshte mbeshtetese e nje grupi molotovistesh te nje partie paramilitare, dhe se perflitetnper korrupsion, duke konkluduar se ajo/Luna kerkon roje per dyqanin e saj, jo hajdute te dyqanit. Luna deklaroi se eshte edhe kunder dhunes dhe shkaterimit te institucioneve qe perkrah Tabaku. Ne fund Luna tha qe informacionin ajo e mblodhi nga cfare shkruhet ne internet per Tabakun, dhe i kerkoi ndjese asaj nese nuk i pelqen mospranemi te punoje ne dyqanin IA.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .........

      Doli kjo sorra qe kercen valken e Saliut me keq se dikur Antares e byros politike qe kercenin vallen e Enverit....tirons b..lepirsa....

      Përgjigjjuni
      1. I
        Isha PD-isti kriminal

        Këta të PD-s po tregohen se janë pjellë e pisllëkut të djallit, turpi i kombit, spiun, djegës e plaçkitësit, përndjekjes të qytetareve e rinisë nga atdheu, BOSSA të krimit dhe drogës, bashkëpunëtorë shpirtshitur, pa dinjitet, fjalaman e shpifës e tradhtarë kundër kombit dhe shtetit. Kjo sorrë nuk duhet të tolerohet sepse pa fije turpi kudo që i jepet rasti nuk le të zezë pa bërë e pa thënë për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Turp.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje