Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin, ekonomia nuk po krijon vlerë

27 Prill 2026, 15:48Politika TEMA
Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin, ekonomia

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke iu referuar të dhënave të fundit nga Instituti i Vjenës (WiiW), sipas të cilave Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor për produktivitetin e punës.

Sipas këtyre të dhënave, produktiviteti në Shqipëri është vetëm 34,580 euro për punonjës në vit, ose rreth 42% e mesatares së Bashkimit Europian, një tregues që sipas Tabakut konfirmon se ekonomia shqiptare nuk po prodhon vlerë reale.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, diferenca është e theksuar. Mali i Zi renditet me 47,050 euro për punonjës, Serbia me 46,260 euro, Kosova me 44,970 euro dhe Maqedonia e Veriut me 43,810 euro, çka sipas saj tregon se çdo shqiptar prodhon mbi 10 mijë euro më pak në vit sesa fqinjët e tij.

Tabaku e lidh këtë situatë me modelin ekonomik të ndjekur ndër vite, duke theksuar se ekonomia shqiptare mbështetet kryesisht tek ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa mungojnë investimet në teknologji, inovacion dhe sektorë që krijojnë vlerë të qëndrueshme. Sipas saj, kjo është një ekonomi që nuk shpërblen punën, por lidhjen, duke krijuar një sistem të padrejtë dhe të pabarabartë.

Deputetja demokrate nënvizon se pasojat e këtij modeli janë të dukshme çdo ditë: paga të ulëta, largim i të rinjve dhe profesionistëve, si dhe boshatisje e zonave të vendit. Ajo paralajmëron se një ekonomi me produktivitet të ulët nuk varfërohet menjëherë, por zbrazet gradualisht nga burimet më të rëndësishme – kapitali njerëzor dhe besimi tek e ardhmja.

Në përfundim, Tabaku thekson se kjo situatë nuk është e pashmangshme, por rezultat i zgjedhjeve politike, duke bërë thirrje për një ndryshim të modelit ekonomik që vendos në qendër meritokracinë, punën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

9 Komente

  1. T
    Tironsi denbabaden

    Na peshtiroset gazeten duke nxjerr brockullat e kesaj bibe dhimokratike sh.rre uthull

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Pse gjithmon lajme negative? I ka pare kjo cuca treguseit per ekonomine e nendheshme dhe ata te paligegjshme? Zeme vendin e pare per mos deklarim te activitetit dhe te ardhuave ( ska si dekalrohet korupsioni) dhe jemi after vendit te pare ne bote per transport produkteve te paligjsheme ( droge). Ajo qe shikohet jane vetem deklarimet per pastrimin e parave, afersisht 1% -5% e te ardhurave. Pse nuk pyet kjo cuca nga vijne parate qe perballohen dhe ushqen cmimet e larta ne tregun Shqiptar kur te ardhurat jane kaq te ulta? Cmimet is ne Evrope te ardhurat si ne Afrike.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gita

        Si dole me LA CIVITEN nga gjermania o tabake qe ja solle Sales, mos harxhoni shume he te keqen halla.Apo more shembull nga Mediu.Shaje Shqiperine se do fitosh.

        Përgjigjjuni
        1. i
          ida

          Ja pra teoria e "çekut te bardhe " , shkaterrimi I ekonomise te ndertuar me shume mund nga populli, ketu na çuan. ZonjaTabaku sot keni lindur?!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patrioti

            E paska ushqy me mut prap maloku bajgen.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sadiu

              Doli të llopoçisë naziskinja, idhjo si idhulli i saj krimineli dhe vrasësi i popullit të vet, nongrata.

              Përgjigjjuni
              1. @
                @.

                Kjo esht fytyrë e poshter. Gjobaxhie dhe e peshtirë.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ik

                  Mja moj nuk behet ashtu politike trego ti si duet tregoe programin jo ashtu je fare fyle ne koke

                  Përgjigjjuni
                  1. "
                    "..."

                    Një kundërshim, por edhe një sygjerim teorik, në lidhje me spekullimet e interpretimeve statistikore me qëllime të caktuara popitike. ----- Përsëri spekulative, znj. Tabaku. Ju e dini se produktiviteti ose "rendimenti" i punës, kështu, i përgjithshëm, jo gjithnjë shërben për analiza të gjithanshme të zhvillimit ekonomik të një vendi. Kjo vlen deri diku, kur krahason psh: një degë ekonomike. Produktiviteti, varet nga një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me strukturën e parametrave llogaritëse, ajo përbën prirje për të gjykuar në lidhje më ndryshimet brenda degëve ekonomike të vendit dhe është një tregues mjaft i përgjithshëm. Psh: nuk mund të jetë njëjtë produktiviteti (rendimenti) në industrinë e përpunimit të metaleve, ofiçinave të montimit të makinerive të rënda, ndërtim etj me atë në bujqësi, shërbime, hoteleri, etj. Ndryshe kur ndërton me marerial dhe metoda tradicionale dhe ndryshe kur ndërton me materiale të shtrenjta; ndryshe kur ndërtimi përfundon në treg i bardhë dhe ndryshe i mobilura sipas një stabdardi të caktuar; ndryshe kur bën punime minerare në sipërfaqe e ndryshe kur punon në thellësi etj etj. Brenda të njëjtave degë, dhe produktiviteti ndryshon nga lloji dhe natyra e punës, nga lloji dhe natyra e produktit edhe kur ai është i njëjtë, pa le një konglometat degësh, deri në produktivitetin që na paraqitet. Pra, varen nga pesha specifike e sejcilës degë në strukturë. Ndryshimi i kësaj strukture, ndryshon edhe produktivitetin. Nëse ekonomia do të anonte nga industria përpunuese krahasuar me atë të shërbimeve, atëhere ky tregues do të qe më i lartë se sa, do të qe ajo, nëse e shërbimeve, që do të dominonte përpunuesen. Dihet përfshirja në vlerën e përpunimit të vlerave të mbartura të punës së mëparshme, veç punës dhe strukturave konstante në kosto, deri në çmim. Dihen, gjithashtu, edhe efektet e çmimeve në llogartijen e të dhënave në numurues të thyesës llogaritëse, sikur në emërues struktura e punonjësve të jetë e njëjtë për të gjthë shtetet që përmend. Në statistikë, mund të jesh i renditur, por mund të mos jesh i krahasuar, sidomos në kuptimin që anslizon ti. ------ Vlera e vërtetë reale vjen nga puna, pra, do të qe e udhës të matej me të paktën një lloj "produkti neto", që del nga zhveshia e një lloj "produkti të përgjithshëm bruto" nga e gjithë puna e mbartur nga periudha të shkuara (matetiale, pjesë këmbimi, energji, material riciklues, etj), ose me punën e shtuar mbipunën ose "punën dhe mbipunën e krijuar rishtas...". Atëhere del qartë se sa prodhon një punonjës dhe si shpërndahet kjo punë. Atëhere duhet të krahadosh modelet ekonomike dhe të të vijë keq për të zotët e punës; jo fjalë në erë pas berihait politik të kohës. Puna (dmth mardhënia e njeriut e drejtpërdrejt me natyrën - pavarësisht nga mjeti që përdor - , për ta transformuar në dobi të tij) është treguesi më i qartë i efektivitetit të saj.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje