"Takim me të rinjtë" - Perla e PD, në ditën e Pavarësisë

28 Nëntor 2024, 17:58Politika TEMA
"Takim me të rinjtë" - Perla e PD, në ditën e

PD duhet të ndërrojë urgjentisht marketingun politik. Shikoni pamjet. Eventi quhet takim me të rinjtë ndërkohë që mosha mesatare e pjesëmarrësve është e barabartë me atë të Ismail Qemalit.

E kuptoj që sipas logjikës të PD-së duhej një event sot dhe që është organizuar me shpejtësi ngaqë Berisha doli në mënyrë të papritur nga masa e arrestit. Por kur nuk arrin të mbledhësh të rinj në kohë aq të shkurtër, të paktën mos e quaj takim me të rinj se pamjet të nxjerrin qesharak.

Akoma më mjerane është kjo pamje kur shikon qe në rrugët e Tiranës, Vlorës por dhe në qytetet e tjera ka atmosferë festive me parakalime nga mbi 300 grupe shqiptarësh nga e gjithë bota, dhe ti si PD je veçmas, në një sallë të vogël të mbyllur me 40 pleq.

Dhe këtu jemi tek pika e dytë. Festimet veçmas. Sot nuk ka kuptim. Të gjithë bejlerët shqiptare e urrenin njeri tjetrin. Ca nga xhelozia, ca nga egoizmi, ca nga interesat materiale. Fshehurazi sajonin skema goditje pas shpine, letra anonime dhe spiunime tek sulltani që të godiste njërin dhe tjetri ti merrte tokat dhe prestigjin.

E me gjithë këtë urrejtje dhe luftë të ftohtë nën rrogoz, në 1912 u bënë bashkë se e kuptuan që ishte në të mirën e të gjithëve.

A ka mundësi për një ditë të vetme, ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë, PD të sillet normalisht dhe të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare. Pamjet e Gaz Bardhit që shkonte veçmas në Vlorë janë mjerane në këtë ditë, aq më tepër kur para tij në ceremoninë zyrtare në krah të Ramës ishte dhe Albin Kurti të cilin me Ramen e ndan jo vetëm ideologjia, por dhe ana personale.

Kur Albin Kurti që nuk ka bërë asnjëherë marrëveshje me Edi Ramen, shkon aty, aq më tepër PD që historikisht ka bërë marrëveshje me PS duhet të ishte aty. Të denoncosh Ramen dhe të bësh si "parimor" ndërkohë pastaj të bësh marrëveshje për të amnistuar politikane dhe të bësh marrëveshje për të mbyllur listat e deputetëve, është një hipokrizi aq e madhe sa kalon në neveritje. Sepse këto marrëveshje ishin për interes partiak dhe jo kombëtar.

Kështu që është mirë që të paktën një ditë të vetme, të festohet si gjithë shqiptarët, bashkë me Ramen se e dimë që fundi i fundit,kur t'iu interesojë keni për t'i shkelur "parimet" dhe keni për ta gjetur prapë marrëveshjen e radhës me të.

Të paktën reflektoni në marketing politik, nëse nuk jeni të afte të reflektoni në thelb. (Endri Tafani)

17 Komente

  1. c
    ce

    Po i lajthituri Xha Braho a ndodhet ne salle, po gerdalla plake shpifarakja me e madhe e planetit me altoparlant ne dore Adriana nockederrja tallagjarja e Tiranes a ishte ne takim se ajo eshte imazhi i foltores se vicidolit qe do jete frymezim per te rinjte e vicidolit.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jana Dollaku

      Qënkan shokët e miqtë e vjetër të shokut Sali, që kanë qënë në të njëjtën organizatë Partie, ku sekretar ishte i nderuari shoku Sali Berisha.

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xha Demo

      Ketyre u ka marre m.ti shalet me kohe

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zbriti Sala nga penxhere

        Kjo eshte rinia e PD.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trimi

          Berisha thot qe jan me te rinj se ai krimineli prandaj quhet takim me te rinjt.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oficeri dulles

            S'kane lejd nga UDB-ashi si te festojne bashke ?

            Përgjigjjuni
            1. Analist

              Plehrat e pd e te sali kriminelit

              Përgjigjjuni
              1. i
                iliri

                per mua si qytetaRE NEQOFTE SE AMERIKA I FAL POLITIKANET TANE ATEHERE,TE QROHEN NGA SHQIPERIA

                Përgjigjjuni
                1. r
                  robi

                  A e pate Ivi Kason me pamje te akullt sa ne delir ishte kur thoshte se foltorja shume shpejt do jete ne pushtet sot kur ju fliste emigranteve greke. Oh sa kam qeshur cfare deliri ekstazi i ka mberthyer keta mjeranet e foltores qe shohin enderr ne diell. O Ivi qe ne pamje dukesh si komandant kampi perqendrimi Aushvic , vetem kryqi i thyer ne gjoks te mungon.po vertet beson se te besojne emigrantet me perrallat me mbret se gjoja Edi Rama ka shpopulluar shqiperine. O monster shpif shpif por ne pushtet nuk vjen me kurre. Mos keni filluar me ndare dhe postet o Ivi. Te kam rixha mos ma ler pa nje post krricin e faros dhe tallagjaren Adriana nockederrja, Larasken e zhulalit shpifaraken e shqupit si dhe Edithththththth Harxhin se eshte ne delir te madh bashke me Floriana garon me buzeqeshjen histerike dhe kreherin ne xhep.Me 11maj 2025 noc rrokun do merni, ju e dini mire se sa ju do populli , e pate para 2 netesh si ju shperfilli populli Tiranes ne bllokimin e rrugeve, vetem maloke hunderra ne rruge qe qelben Tiranen.Ivo nuk do jesh kurre ne pushtet sa te jesh gjalle o njeri i frikshem me fytyre te akullt, vetem kryqi i thyer te mungon ne gjoks se ke pamjen e nje oficeri SS te gestapos.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nua

                    Jane mbledhe per te ngrene torten

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Flamut Noka.

                      Jo torten, por HALLVEN.

                      Përgjigjjuni
                    2. J
                      Jimi

                      Si eshte rinia sote, do te jete atdheu neser. Me te rinje si Saliu Shqiperia do te ece gjithmon perpara. Na pri Sali !

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Its a miracle of freedom

                        Takim me te rinjte muhabet pensionesh Hajt ne rrot te somes hajt hajt

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kris

                          Kete rradhe do te nderrojme kepucet e vjetra me kepuce te vjetra.Edhe ato te mballosura jane por ndryshon ngjyra .I ka lyer horr doktori me mire se horr piktori

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Patriot

                            Ne krahasim me moshen e Saliut rini jane keto sepse jane sa gjysma e tije ne moshe. Rrofte kjo rinia demokratike qe do te sjelle ndryshime ne shqiperi??

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Munika

                              Kjo qelbesire qe genjen veten, bashke me keta "te rinj revolucionare" qe u ka marre muti shalet, do e shohin te semave pas pak muajsh.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                UNE KATUNDARI ME PAK SHKOLLE

                                Pensionisti e ardhmja e PD.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje