Të burgosurit nuk do votojnë në Rrogozhinë. KQZ zbaton vendimin e Kolegjit: Jo kuti votimi në qeli

19 Korrik 2023, 15:38Politika TEMA

 

Të burgosurit nuk do votojnë në Rrogozhinë. KQZ zbaton

Rreth 30 mijë votues të Rrogozhinës janë thirrur të dielën që të shkojnë pranë kutisë së votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Kandidatët janë të njëjtët si në 14 maj: Edison Memolla nga Partia Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Aty PS fitoi me një diferencë të ngushtë prej 30 votash, por opozita u ankua se ky rezultat ishte përmbysur nga vota e të burgosurve në këtë qytet, të cilët nuk ishin banorë të Rrogozhinës.

Kolegji Zgjedhor e pranoi këtë argument dhe urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve.

KQZ thotë se ka marrë masa që të mos ketë më probleme me identifikimin e zgjedhësve.

Të dielën do të hapen 54 qendra votimi dhe sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve partitë nuk kanë shkaktuar probleme me sjelljen e komisionerëve.

Lini një Përgjigje