“Të largohemi nga e shkuara!”, Rama i prerë me 61 kryetarët e rinj: S'duam persona që dinë të pijnë veç kafe dhe mos flasin me njerëzit

20 Korrik 2022, 18:47Politika TEMA

“Të largohemi nga e shkuara!”, Rama i prerë me 61

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

“E bëjmë këtë takim  në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritje dhe të një përzgjedhje të kryetarëve të PS në 61 bashkitë.

Janë 3 bashki të cilat duhet t ëpërfundojnë procesin brenda muajit korrik dhe ky është tregues i faktit që nga ana e sekretariatit të partisë, në qendër nga ana e sekretarit të organizimit që e ka koordinuar këtë process, është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe të jetë korrigjues. Ndonjëherë më shumë se tek tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deri në majën e organizimit të partisë në bazë.

Të gjithë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.

Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë cfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor

Të jemi një parti llogari kërkuese në funksion të adresimit të halleve dhe shqetësimeve. Kemi një parti që përçon qoftë shqetësimet dhe qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse, dhe nga ana tjetër shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumice. Të jetë një parti e territorit. Të jemi një parti e mbyllur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen, dhe pastaj rrijnë vetëm me njëri-tjetrin.Pastaj bëhen si grup shokësh që mblidhen për të pirë kafe.

Kjo është gjëja që unë besoj, përveç të tjerash. Ka të ngjarë që të shtyjnë të rinjtë të kandidojnë me idenë ta ndryshojnë këtë gjë. Bindja ime ka qenë që cilido që merr përsipër një përgjegjësi të tillë, duhet të ketë ambicien që t’i japi diçka të re partisë. Jo të jetë një i ri që për pak muaj bëhet më i vjetër se vetë partia. Që merr më shpejt hilet se sa rregullat. Në kuptimin më brutal të fjalës”, tha Rama.

37 Komente

  1. A
    Ana

    Suksese te gjithe te rinjevee ne kete rrugetim

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Prandaj i ra AKSHI liderit global, se ata qe meren me IT jane si niveli i ketyre sufllaqexhinjve qe kane leshuar me poshte. Komplet delenxhinj, keta jane kaq delenxhinj sa nuk e kane problem qe jane delenxhinj, jane si puna e kesaj goces qe se kishte problem 5 minuta pune ne dubai. Ca problemi ka se hane mut. Me peshtirosje ,nuk ka.

      Përgjigjjuni
      1. a
        albi

        Po Ana patronazhistja,suksese! Keshtu i tha edhe bajraktareve qe zgjodhi para 1 viti e gjysem Keshtu i tha edhe atyre perpara. Cdo vit zgjedh kryetare te rinj,u thote mos u beni bajraktare,dhe pas nje viti i nderron per bajraktarizem.... Nje histori suksesi

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rei

        Nje fryme te re sjelll Partia socialiste gjithmone

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Patronazhista i beni nje sherbim shume te keq vendit duke mbeshtetur direktivat e shkollepakut.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Andi

          Bravo zoti rama duhen njerez te punes dhe jo ata qe rrine kafeve ky eshte vendimi i duhur padyshim

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Te kene mendesi te re jo si ata te vjetrit dhe te jene njerez te punes kjo ka rendesi

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elvana

              Jeni e vetmja parti qe ju jepni mundesi te rinjeve te angazhohen ne politike dhe te tregoje aftesit me te mira te tyre.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Marko

                Jam e sigurte qe keta kanditate kane per te bere me te miren e tyre per te zhvilluar vendin

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dorina

                  Mendoj qe po beni shume mire qe po perfshini njerez te rinje ne keto zgjedhje sepse kjo sjell dhe risi ne bashkit e vendit dhe mund te ndikoje pozitivisht.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

                    Kur flet si kryetari PS-se mund te thuash c'te duash, ama kur flet si kryeminister verteton qe je edhe LEGEN edhe IDIOT

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Joni

                      Me vjen mire qe nga fillimi deri ne fund kjo gare ka qene transparente me te gjithe qytetaret.

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        bledi

                        teper i sakt z,kryeminister kemi plot njerez te cilet meritojnne poste te mira dhe s esht nevoja qe ti kene ato qe e shperdorojne ate

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pidhaqis papaqis

                          Te largohemi nga e shkuara dhe nga saliu se na helmoi

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Katili

                            Inovacion i modh ke ps-ja pasha zoten

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              sokol

                              te gjithe duhet ta bejne punen tamam dhe jo te shperdorojne ate ndaj me pelqen fakti se jeni transparent ne cdo situate

                              Përgjigjjuni
                              1. O
                                On

                                O pasha nuk paguhedh te besh llogje....rregullo I Albanian se nuk aplokojme dot se jemi jashte e amb thote nuk bejme asgje fizikisht....kte bej...leri llogjet...

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vera

                                  Ka shum te drejt z.rama ata qe duhet te vijne te jene me te vertet je frym e re per partin dhe te sjellin ide te reja

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Heljo

                                    Shum e vertet kjo mos te vijne aty dhe te zejne karrigen kot por ti sherbejne popullit,ne qofte se duam te ecim perpara

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kalec Dega

                                      Rrofte Partia dhe shoku Edi!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Henri

                                        Organizimi i partise socialiste gjithmone ka qene per tu vleresuar.Suksese drejtuesve te partise socialiste te rinj!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Juri

                                          Suksese t gjithe drejtuesve te rinj!!! Me zgjedhjen e anetareve te rinj,dite me te mira po vijne per Shqiperine!!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Veli

                                            Shume mire qe po iu thua keshtu zoti Rama

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Nardi

                                              Keshtu duhet te jete qe te komunikojne mire me njerezit

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mario

                                                Ky eshte nje ndryshim shume i nevojshem per partine ju lumte

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Alesio

                                                  Urime anetareve qe jane perzgjedhur besoj se do te sjellin shume risi

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Arlind

                                                    Ju lumte per kete transparence te perdorur gjate ketij procesi zgjedhor

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Emi

                                                      Partia me e mire i uroj suksese kandidateve te perzgjedhur

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Poli

                                                        Ju qe komentoni keni qene te gjithe ne takim....mjere Shqiperia...jam kurioz sa nga ju ikin we neser po ju dha mundesia jashte.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Taulant

                                                          Jane patronazhistet qe paguhen per kete pune. Shkollepaku ka nje depertament te informacionit te mbushur me plehra te tille .

                                                          Përgjigjjuni
                                                        2. L
                                                          L

                                                          SA lek Ka.pagujt ps me.komentu bravo,ju lumte,njerez te punes etj etj Vl..ne rresht per nje

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Bobi

                                                            Si partija jon e gjithe bota. Ore jeni ne metro ju qe komentoni me larte ca jane gjithe keto elozhe per partin more amani. Ah shqiperi dhe shqiptare sa keni per te vuajtur nga tipa te tille servila te paskrupull.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Berti

                                                              Zoti Rama! Pergjegjesia e pare fillon nga ju, nese ju do zgjidhni njerezit e duhur, shum nga bashkite nuk do jene ne kete gjendjen mizerie, kryetare qe mendojne vetem si te vjedhin dhe jo te punojne, kryetare qe mendojne qe çfar te vjedhim dhe jo çfar te bejme.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Pilo Lala

                                                                PS ka gjithmone nje berthame organizuese, qe e ruajne PS. Ka plot llum, interesaxhinj, dallavere, por PS di ta mbledhi, te jete nje shkalle me lart se PD. PD mbledh njerez dhune, pa nivel, me vese, ....

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. g
                                                                  genti

                                                                  ma nalt ma nalt ,se ajo eshte shume pak per ty ...ma nalt ...

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mojra

                                                                    Ushtria e patronazhisteve qe keni krijuar, qendron pas cdo ferre( instutucion, tender, shoqate,) ATA jane te rinj zyrtarisht( sipas certifikates se lindjes), por te nje kallepi te vjeter. Kujtoni kandidatet dhe antaret e partise se punes, i kishim ne cdo (ferre) te gjithe njesoj. Medioker gati te vonuar, por ambicioz. Nuk mblidhnin dot jarget e tyre ,por mbledhin vota. Anti social por sherbetor. Nuk gjenin dot nuse, por trenin e pushtetit e kapnin ne levizje. haha

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. F
                                                                      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

                                                                      Ka njerëz kryetar që na bëjnë për të qeshur, ka dhe nga ata që e mësojn detyrën gjatë funksionit.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje