
“I zhveshur” nga kostumi zyrtar, presidenti Bajram Begaj na shfaqi në “Mirëmëngjesi Shqipëri” një anë krejtësisht të ndryshme nga ajo të cilën njihnim më parë.
Nën “ngacmimin” e pyetjeve të dy moderatorëve, Valbona Mhilli dhe Ermal Qori, presidenti Begaj ka rrëfyer edhe një histori, ku gjatë një fluturimi për në Nju-Jork, në avion iu desh të bënte rolin e mjekut, profesion të cilin e ka ushtruar vite më parë.
Kreu i shtetit tregoi se një grua ishte ndjerë keq gjatë fluturimit dhe ai ishte ofruar ta ndihmonte, e ndërsa prej 30 minutash kishte komunikuar në gjuhën angleze me të, u desh të vinte bashkëshori i saj për të kuptuar se ishin shqiptarë të Malit të Zi.
“Kur u emërova për herë të parë bë vitin 1989, ishte një emocion i veçantë dhe pas 3 vitesh shërbim, emocionet e marra ishin shumë të mëdha dhe dashuria dhe mirënjohja e njerëzve ishte e pakufishme. Me një emocion së fundmi, gjatë rrugëtimit për në Nju-Jork, gjatë udhëtimit, stjuardesa tha a ka mjekë në avion.
Natyrisht do bëja detyrën dhe çova detyrën dhe shkoj gjej një vajzë diku 35 vjeçe e cila kishte ankesa. Fillova ta pyesja, normalisht në anglisht dhe pas 30 min duke i dhënë ndihmën, vjen bashkëshorti i saj dhe flisnim anglisht bashkë dhe ai në moment i kthehet në shqip bashkëshortes. I them, po ku je o burrë, ti je shqiptar? Tha jam shqiptar nga Mali i Zi. I thash po pse na lodhe se kemi gjysmë ore që flasim anglisht”, tregon Begaj.
Pjesë nga intervista:
Kur ju vështroni sot Shqipërinë në rrugëtimin e saj në vite në prag të anëtarësimit në BE, si është sot Shqipëria në syrin tuaj?
Shqipëria nuk është më ajo e viteve ’90, ka ndryshuar shumë. Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon. Ka një ekonomi të qëndrueshme. Jemi vend anëtar në NATO, politika jonë e jashtme është e njëjtë me atë të BE.
Shqipëria ka qenë një zë i fortë në arenën ndërkombëtare, kemi qenë dhe jemi deri në fund të vitit anëtar jo i përhershëm i KS, muajin e kaluar kishin Presidencën KS ku diskutoheshin çështje të rëndësishme në lidhje me Ukrainën, apo për të drejtat e njeriut. Besoj se zëri i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe stabiliteti i brendshëm politik, ka bërë që Shqipëria të jetë një zë i rëndësishëm.
Unë si një vajzë e një ish-ushtaraku, do të doja të dija, në përditshmërinë tënde, të merr malli për profesionin që keni ushtruar përpara se të merrnit pozicionin e presidentit?
Emocionet si mjek, kur u emërova për herë të parë bë vitin 1989, ishte një emocion i veçantë dhe pas 3 vitesh shërbim, emocionet e marra ishin shumë të mëdha dhe dashuria dhe mirënjohja e njerëzve ishte e pakufishme. Me një emocion së fundmi, gjatë rrugëtimit për në Nju Jork, gjatë udhëtimit, stjuardesa tha a ka mjekë në avion.
Natyrisht do bëja detyrën dhe çova detyrën dhe shkoj gjej një vajzë diku 35 vjeçe e cila kishte ankesa. Fillova ta pyesja, normalisht në anglisht dhe pas 30 min duke i dhënë ndihmën, vjen bashkëshorti i saj dhe flisnim anglisht bashkë dhe ai në moment i kthehet në shqip bashkëshortes. I them, po ku je o burrë, ti je shqiptar? Tha jam shqiptar nga Mali i Zi. I thash po pse na lodhe se kemi gjysmë ore që flasim anglisht.
Ishte diçka serioze?
Jo ishte diçka që kaloi, u bë mirë dhe çdo gjë shkoi perfekt.
Kur je president, a ju thotë njeri “jo” si përgjigje?
Unë parapëlqej ata njerëz që më thonë “jo”
Megjithëse duhet të jenë pak besoj?
Jo, ka sepse detyrë e këshilltarëve të mi, e njerëzve që punojnë në institucion është të thonë jo kur është jo. Njerëzit duhet të bëjnë atë që është e duhura.
Si është marrëdhënia juaj me stafin?
Është marrëdhënie miqësore dhe institucionale. Diskutojmë çështjet e punës, natyrisht secili sipas detyrës dhe përgjegjësisë funksionale që ka, por marrëdhënia është jashtëzakonisht miqësore dhe institucionale.
Telefoni juaj është gjithmonë i hapur?
Telefoni im është gjithmonë i hapur, është i njëjti numër që ka qenë prej vitesh
Personi që ju telefonon më shpesh, ka një emër që mund ta ndani me ne?
Secili mund të shkruajë në telefonin tim dhe të marrë përgjigje në çdo kohë.
"Pas 30 minutash qe po jepte ndihmen ne aeroplan, vjen i shoqi" Sikur nuk ka llogjike! Ku ishte ai gjate ketyre 30 minutave, kishte dale xhiro ne oborrin e aeroplanit?
Baromi e than fare inglishten, piloti merrte shenime ndersa fliste ai, deshen ta punesojne ke Delta po s’i perballonte udhetimet e gjata. Ata ne Kosove kane ate kaçurrelen bihude por edhe ne s’jemi keq.
Ilir, s'me vjen mire qe je kaq cinik. Emrin e ke me te mire se floriri, por kjo s'eshte merita jote, eshte e prinderve. Bisedohet me nje personalitet serioz , perfaqesues i shtetit tend dhe ti futesh ne lambirithe karagjozesh. Mbase burri ishte ne nevojtore te avionit, mbase u shpreh ne menyre te pakuptueshme e te thoshte qe kur foli burri shqip me te shoqen ateher i fola keshtu e ashtu... Diskutoni thelbin e çeshtjes se kemi plot humorista sot deri ne banalitet! Ishte nje keshille, po te vlejti fute ne koke, po s'te vlejti, hidhe poshte. Une e bera detyren.
Padyshim gjesti i Presidentit ishte shume fisnik, por kur lexon se burri erdhi pas 30 minutash , ketu banalizohet dhe te krijon shije te keqe. Nuk ka asnje justifikim te vish 30 minuta me vonese ( edhe sikur te ishte ne nevojtore- sic justifkoni ju)! Ata qe e kane shkruar kete , kane bere punen e "lopes qe shkelmon koven e qumshtit"
Presidenti Begaj ? Nuk eshte ky qe bashke me xhacka bundren kane dhene pronat e ushtrise ,dhe ka nje padi ne SPAK ?
Vlora vetem bunde mos I thuaj xhackes, kij inatin po jepi hakun. Vetem byth e pidh e ka bere zoti.
"SEKONDAT" NE SHKRIMIN QE PARASHKRUHET, GABIMISHT JANE KONVERTUAR NE MINUTA....
Haha, Po qe ke te drejte o Ilir! Kishte dale jashte per dahon, ai danoci i gruas.
Po per ato 20 e kusur vetet (zyrtare, familjare dhe miq te familjes tende) qe more me parate e taksapaguesve te varfer shqiptare ne delegacionin shteteror per ne OKB, ke ndonje koment apo histori nteresante per te na thene?
Njeri I mire por jo per ate pozicion.
Baka ore bakja, qe sjua mbushte syn. E shikoni baken, burre me bole.
jo kaq i sinqerte o baram...... sic duket karrigja aty i baka budalla keta lloj njerezish....... sheqer jam vete , hahahahahah
AH SIKUR TË ISHIN TË GJITHË SI PRESIDENTI BAJRAM BEGAJ.
Nuk po ben ndryshe nga te tjeret paraardhes. Po shpenzon pa hesap. Nuk e shikon nivelin ekonomik por mer 20 veta ne ekip per ne Amerike, a thua se cfare beri. Per postin qe ka, vleresohet nga nje veprim sa do i vogel te jete. Maturia eshte mencuri. Kurre nuk duhet te besh aq sa ke ne dore.
O Kari infermier Begaj, po kjo burrin e kishte tek gabina e pilotit apo ne WC. Ti e vizitove me stetoskop apo me veshe si doktor Adhamuti.
Po parukiera e gruas qe ishte ne delegacionin tend nuk pati ndonje shqetesim nga rruga e gjate qe ta vizitoje? Bjeri buxhetit se ate di vetem e fil ne pension.