Nga Ylli Pata
Problemi i cicmiceve që përdor tani Sali Berisha për t’ju shmangur SPAK për hetimet e 21 janarin, janë vetëm një grimcë e një drame të madhe. E cila në këtë rast nuk ka lidhje me ngjarjen, me tragjedinë e vrasjes nga armët e gardës të 4 qytetarëve që ndodheshin në bulevard.
Tragjedia e 21 janarit 2011, është një ngjarjen që nuk ka nevojë të zbardhet, pasi gjithçka prej saj është transmetuar live me zë e figurë, ndërkohë që për pjesët e errëta të saj, kemi një hetim preciz të FBI-së amerikane.
Për ngjarjen, dinamikën, provat, autorët dihet dhe është provuar gjithçka. Qoftë akti i vrasjes, qoftë akti i fshehjes së krimit dhe manipulimit të tij.
Problemi më i madh mbi krimin makabër 21 janarit, përveç krimit tjetër për të penguar hetimin, është trajtimi i kësaj ngjarjeje në publik.
Në gjithë këto vite, një establishment i tërë mediatik, i lidhur qartësisht me narrativën politike të atyre që e kryen krimin, ka ngritur një fabul se ai krim i tmerrshëm nuk duhet të ndëshkojë autorët e krimit dhe ata që e fshehën atë.
Një narracion që ka dalë nga goja e një morie personazhesh që dalin në panelet e darkës, duke përdorur qoftë artifice gjoja ligjore, qoftë artifice politike.
E gjithë kjo narrative, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një megashtantazh për të ndaluar së paku gjykimin e atij krimi makabër.
Qoftë duke quajtur fajtorë protestuesit, përkatësisht opozitën e Edi Ramën, qoftë duke minimizuar atë megakrim, me justifikime nga më të ndryshmit.
Kjo narrativë krijoi kështu një koracë pandëshkueshmërie që pati efekt. Ngaqë asnjë nga njerëzit e “drejtësisë së re” nuk pati guximin për ta rimarrë dosjen e 21 janarit, që të çonte në fund atë drejtësi që nuk u krye herën e parë.
Gjithçka ndodhi falë një sjellje superqytetare, supereuropiane të familjes së viktimave, përkatësisht familjes së Aleks Nikës. Të cilët, së bashku me avokatin Dorjan Matlia, bën një betejë epike ligjore, duke e çuar çshtjen në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
E cila, në një vendim siç di ta bëjë ajo, vuri vulën e thatë të “Krimit Shtetëror”. Një vulë, që megjithatë u tentua të falsifikohej e relativizohet nga njerëzit e drejtësisë, që i frikësoheshin asaj dosje, pasi e konsideronin minë me sahat.
Hetimi për 21 janarin nuk ka nevojë të bëhet nga SPAK, pasi gjithçka është e ditur dhe provuar. Gjykata e Strazburgut, i ka kërkuar drejtësisë shqiptaret se duhet të bëjë detyrën, për të përshtatun procedurat e ndarjes së fajtorëve. Një formalitet procedurial, ku nuk ka nevojë për investigime shteruese, por thjeshte të bëjnë letrat.
Ka shumë gjasa që edhe kjo odise proceduriale të sjëllë zhgënjime e probleme, siç kanë nisur që “në mëngjes”. Por, drejtësia e re nuk i ka mundësitë për të “larë duart” për shkaqe subjektive apo objektive. Nuk ja lejon vendimi i Strazburgut. Ky është testi real për këtë drejtësi që pikërisht në trajtimin e 21 janarit do të tregojë se nuk është komision auditi, po një institucion drejtësie.
Ndërkaq, provën më të madhe e ka i gjithë ky establishment politiko mediatik, i cili ka folur gjithë këto vite, por këto ditë po hesht. Trajtimi dhe standardi që do ta trajtojnë dosjen 21 janari tashmë në SPAK, do të jetë edhe testi më i rëndësishëm për këtë grup publik.
I cili u duk qartë në debatin ndërmjet Adriatik Lapajt dhe avokatit Mark Nika në një panel të darkës, ku u vu re diferenca thelbësore e qasjes. Lapajt duke shpikur një pistë të re për vrasjen e Aleks Nikës, një pistë të frikshme që ngjante me çadrat pistoletë, dhe avokat Nikajt, i cili me qëtësi olimpike e ftonte t’i kthehej logjikës e racionalitetit.
Superqytetare dhe supereuropiane- shprehet gazetari . Allah, Allah, po vras mendjen si mund te jene superqytetaret dhe supereuropianet . Ndoshta na spjegon gazetari.
Edhe dhitē qē kulloste maloku nē rini, kanē mē shumē dinjitet dhe respekt pēr veten se bariu i tyre.
Llapaj eshte pjelle e Saliut,prandaj e hodhi ate shashken ne debatin me xhaxhain e Aleks nikajt. Ata qe kan votuar Llapa llapaqenin e Saliut jan treguar naiv,duke menduar se eshte prurje e re
ore nuk kane fare rendesi Llapajt qe lepijne bythet e krimineleve, sepse ne fund te fundit diskretitohen vete duke bere kllounin ne nje ngjarje tragjike, po une dua te shoh se keta prokuroret e Spakut dhe BKH-ja e tyre qe po e zvarrisin prej 2 vjetesh kete ceshtje, kane perdorur te njejtat standarte si tek ceshtja Veliaj, pra i kane kercenuar deshmitaret qe te tregojne te verteten perndryshe do ti kalbin brenda dhe do hedhin celsin e biruces ne det?
Nje mendje me thote se kjo loje e peshtire qe po behet, do haje ca koka nga drejtesia, sepse Amerika nuk I paguan xhaba keta zagare te shpellarit. Gallata sapo ka nisur. Le te presim reagimin amerikan qe s'ka per te vonuar
Ata qe justifikojne Sali qenin per 21 Janarin, jane vemje dhe me keq se ai dhe po marrin një damke qe do t'a kenë perjete, populli nuk harron Si mund te pranojne te bëhen kaq letyra, duke qenë qe krimi ështe i qartë si drita e diellit. Spak, ku je? Na more shpirtin
I jap te drejte cdo komenti pozitiv per ngjarjen dhe fajtori dhe mbrojtesit e tij politik mediatik e te drejtesi dihen por mendoj se ne fund Salserbi nuk do te denohet sepse do te dale raporti mjeksor se eshte i cmendur( qe faktikisht fizikisht eshte) por raporti do firmoset nga doktorrsh Liri serbja e pastaj dr. Nokushi Shehushi Fatmushi Bardhushi Slbanushi etj TUNG