Tërhiqet një padi, grupi Alibeaj heq dorë nga gjyqi për statutin e PD-së: Të gjykohet çështja në themel

17 Janar 2023, 09:25Politika TEMA

Tërhiqet një padi, grupi Alibeaj heq dorë nga gjyqi për
Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e Partisë Demokratike.

Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e dy kuvendeve të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit në vitin 2021 të bashkohen. 

Ai bëri ankimimin pasi Gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha.

Lajmin e bëri me dije në një deklaratë për mediat përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa.

Ky vendim sipas Sefës do t’i hapë rrugë gjykimit në themel të çështjes se kujt i takon PD.

Sefa bëri të ditur para gjykatës, se heqja dorë nga ankimimi për çështjen e dy statuteve nuk prek kërkesën për të rrëzuar vendimin e Agron Zhukrit që i ka dhënë siglën Sali Berishës. 

Përkundrazi, kjo liron gjykatën që të përshpejtojë procesin për të marrë një vendim për këtë çështje. 

PD kërkon nga Gjykata e Apelit që ta rrëzojë vendimin e Zhukrit, pasi është marrë pa asnjë lloj baze, e çfarë është më e rëndësishmja pa u konsultuar me palët në proces.

“Dua t’ju njoftojë se PD ka hequr dorë nga ankimi i paraqitur për njohjen e pasqyrimit të ndryshimit e statutit të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, për faktin e vetëm se ky proces është i një natyre proceduriale dhe nuk duam t’i japim argumente Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar në themel çështjen kryesore për takimin për vendimmarrjen e gjyqtarit Xhukri. Ankimi është bërë që në mars, dhe nuk ka lidhje me ankimin e zotit Xhukri.

Ky është një hap i mirë që Gjykata e Apelit të gjykojë në themel të gjitha pretendimet tona, besojmë se do t’i heqë argumente Apelit dhe të marrë vendim në kohë sa më të shkurtër, para zgjedhjeve të 14 majit. 

Ne pretendojnë se të gjitha çështjet e paraqitura qëndrojnë dhe mund të bëhen pengesë për aktivitetin e PD, por tërheqja nga ankimi mund t’i shërbejë zgjidhjes së ngërçit juridik ku ndodhet PD. 

Për sa më lart i bëjmë thirrje gjykatës se tashmë nuk ka asnjë lloj pengese të shqyrtojë çështjen Zhukri”, ishin fjalët e avokatit Sefa.  

Si pasojë e tërheqjes, Gjykata e Apelit vendosi pak minuta më vonë të pushojë gjykimin e ankimit.

6 Komente

  1. t
    tata luigji

    Alibeaj gjahu i fundit i salih bin ladenit, mbase do te kete fatin e Sokol olldashit duhet te ruhet nga policia,Agron kulici ka marre urdher per eleminimin e tij

    1. T
      Tallni trapin me popullin

      Po tallin trapin me opinionin publik mafia e vjeter dhe e re e Shqiperise. Mortja qe nuk i ha. Teater ne kurriz te interesave,halleve dhe shendetit fizik e mental te popullit shqiptar. Nuk e leshon dot Saliun ky Edvini i Ramajve se ju ka bere nder te madh duke nxire jeten veriut!!!!!

      1. T
        Trotski

        Tata Luigji ka te drejte .Alibeaj duhet te ruhet se Zagaret e Sali Kermes jane te gatshem per Aksion si me Olldashin dhe Koste Trebicken.

        1. D
          Dior

          Keta te Alibythes jane krimba pa votues. Njerez te “ qylit” politik.

          1. G
            God bless America!

            Ju te foltores do hani m... edhe per shume vjet deri sa komunistit kriminel non grata ti vijne mendet dhe ta leri partine te qete ose te shkoje ne boten tjeter.

            1. B
              Baulant Talla

              Po ky Alibe koqja kujt i mori leje qe e terhoqi ate ankimim ?

              Lini një Përgjigje