Thellohet kriza Rama-Kurti?! Qeveria e Kosovës: Ne e ftuam Edin, por morëm përgjigje negative! Kryeministri takon ata që do të rregullojë raportet

10 Qershor 2024, 16:00Politika TEMA
Thellohet kriza Rama-Kurti?! Qeveria e Kosovës: Ne e ftuam Edin, por

Qeveria e Kosovës ka reaguar zyrtarisht për vizitën e kryeministrit Edi Rama sot në Prishtinë, në agjendën e të cilit nuk kishte një takim kokë më kokë me Albin Kurtin.

Shumë akuzuan këtë të fundit që nuk gjeti kohë për Ramën, por Qeveria e Kosovës pretendon të kundërtën.

Zëdhënësi Përparim Kryeziu thotë se Zyra e Kryeministrit Edi Rama është ftuar zyrtarisht të marrë pjesë në aktivitetet për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, më datë 12 Qershor, por ka marrë përgjigje negative.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë ndodhet sot në Kosovë, më 10 Qershor ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Edi Rama ndodhet sot në Prishtinë për të rregulluar marrëdhëniet me ata që konsideron se ka nevojë.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor.

Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.

Një reagim që duket se thellon dhe më tej krizën në raportet mes dy kryeministrave shqiptar, Edi Rama dhe Albin Kurti.

19 Komente

  1. d
    dion

    E keqja eshte se nuk eshte vetëm Kurti idjot por ka mbledhur rreth vetes plot idjote e idjota ,fillohe me Kusar,me PIS lim,me Gervslla e zgardaballa.....do te mbahen mend si perçares te shqiptarisë....keta idjote nuk jane ne gjendje te beje dialog shqip - shqip e jo me shqip - serbisht.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sancho Pancha

      Si muhabet pazari eshte kjo pergjigje. Edi nuk vjen se do keshtu, Edi nuk vjen se do ashtu. Ai ju dha nje pergjigje zyrtare, pse grindeni kot dhe beni komente te panevojshme, te cilat vetem acarojne marredhenit. Ndoshta Kurtit, i pelqejne acarimet....

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesia

        Ja ka bere shume mire Kurthit dhe kompanise tij qe po shkaterrojne Kosoven! Vetem duhet lene nga te gjithe qe te perplasi koken pas murit! Respekt per Ramen!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vetefundosje organizate bolshevike marksiste-lenin

          Tipik koqevare i pabese ..vjen ne shtepi te ha dreken ( makarona spageti ) kur disa ore me pare kishte kerkuar ti ngulte thiken mbas shpine Rames duke bere fushate kunder tije ....ky njeri nuk meriton te voglin rrespekt veç perbuzje .. Njeri i shpifur njerez te peshtite

          Përgjigjjuni
          1. P
            Preshi

            Po si makarona spageti kur vete ha vetem presh?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Endri

              Presht I ngrene vetem tritan shehu.Kohet e fundit ia futur dhe Sali kermes.Mos ngaterro carin me dollarin o car.

              Përgjigjjuni
          2. A
            Afrim

            Ky Karakurti sikur po tall bythen me Ramen!Zoti Rama mos u mer mo me një spiun UDBje që punon për Serbin dhe spota var fare nën komanden e non gratës

            Përgjigjjuni
            1. I
              ILIR

              O Rama meru me punet e tua,po te shkojne te gjithe ne burg behu gati edhe ti o zullap.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Ylli

                Semundja jone shekullore “mosmarveshjet”te gjithe duan te behen te paret.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pilo Lala

                  Edi Rama erdhi, foli hapur per karshillekun qe Albin Kurti po i ben Amerikes, u takua me Vjosa Osmanin, dhe iku. Albini fshihet mbas ferrave kur shkon Edi Rama ne Kosove, turp per nje burrec si Albini.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    Edi Ramuti, zyrtarisht kunder Clirimit te Kosoves

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pjeter mustaku

                      Sa budallenj jeni, o shpella?!

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Rrahmoni nga Londra

                        Në rastin më të mirë janë budallenj. Por disa janë djallëzorë. E dinë fare mirë çfarë bëjnë.

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        Lutfi

                        Te ishte per mendjen idiote si ti, o karabush, skllever do mbeteshit!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miireel

                          Po pse ja fut kot o mirel, pse behesh gazi i botes,, edhe pse me pseudonim beju i besueshem, ke ngatrru ato qe i than uck terrorista, dhe keto qe uck po e cojne ne hage, te pakten kur te shkruash mos ja fut kot

                          Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gimi

                          Ik tako vëllain Vucic, o skllav i Beogradit.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            e po...

                            Qeveria e Albin Shkurtit eshte qeveri antikombtare njesoj si qeveria e arvanitasve ne Greqine e vaftisur. Ky ka qene fati shqiptareve por shqiptaret e Shqiperise kane toleruar shume me keto raca qe si duket e kane te pa percaktuar mire prejardhjen e tyre kombtare. Keta jane kthyer ne gra kurva qe demokracia i pranon, bile edhe i sponsporiaon akoma qe te nxjerrin fundin e parave! Ps e evrisni mendjen; veshtroni hallin gjitheseicili se kete pune e ka marre muti qe kur femra shqiptare eshte kthyer ne bisnes me veglen e saj, ndersa mashkulli si pune e bletes: mbaron fekondimin femra dhe i vret meshkujt. I keni pare tok tek dera e zgjoit te vdekur?! Tani une do bej pak pushim, Por nuk gjeta dot nje zgjidhje; ne qoftese gjykata e apelit e denon psh Belerin 15 vjet per krimet qe ka bere, si do shkoje ne parlamentin kriminal europian apo me sype nga burgu?! Fat i madh kjo demokraci qe kriminelet i ben deputet !! Populli te haje nje m.... se s'ka ç'i ben me .

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xhafa

                              O me ne, o me ata ! Rama zgjodhi ata !

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mirel

                                I eshte kerkuar ta publikoi ftesen per Ramen por deri tani hic asgje. Neomarsisti Al-Bin Vetevrerosja fshihet si skuth skutave vetem qe te mos presi KM e Shqiperise. Turpi i ngelet te zotit te shtepise edhe kur ky i fundit eshte mashtrues populist.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje