Thumanë-Kashar, Balluku: Nuk do të vendoset asnjë tra, në rast se nuk do të ketë rrugë dytësore

6 Qershor 2022, 18:20Politika TEMA

Thumanë-Kashar, Balluku: Nuk do të vendoset asnjë tra, në

Segmenti Thumanë-Kashar ka qenë temë debati në seancën plenare të ditës së hënë mes deputetes së opozitës Greta Bardeli dhe ministrises së Energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Deputetja Bardeli ngriti si shqetësim të qytetarëve traun që do të vendoset në aksin Thumanë-Kashar ku qytetarët pas përfundimit të rrugës do të paguajnë 2.5 euro, për të kaluar në rrugë, duke e cilësuar një koncension korruptiuv.

Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i ministres balluku, e cila theksoi se taksimi i makinave në Shqipëri në rrugët e reja që do të ndërtohen është i njëjtën, ashtu siç ndodh në çdo vend të Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se qeveria shqiptare është zotuar dhe i ka vendosur si kusht kompanisë koncensionare që do të vjelë taksat në Thumanë-Kashar, se nuk mund të vendosë asnjë tra në rrugë, nëse nuk do të ketë rrugë dytësore, ku qytetarët të mund të zgjedhin.

“Taksimi në rrugë nuk është një gjë e re, ajo do të funksionojë njëlloj si në çdo vend tjetër të BE-së. Ju kujtoj se qeveria shqiptare është zotuar që asnjë rrugë nuk do të ketë tra, në rast se nuk do të ketë një rrugë alternative”, tha Balluku.

3 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Shyqyr qe e gjeti edhe kjo yllin e zemres se saj, kaloresin Flamur Noka...

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Ne europe, autostradat me te shtrenjta i ka franca me më pak se 1 euro per 10 km. Ndersa ne shqiperi ballukja me edushken dhe keta tipat e tjere do ju marin shqiptareve 1.2 euro per 10 km. Qe eshte 20% me shtrenjte se ne france, dhe 39% me shtrenjte se ne itali. Kane shpenzime femijet e ballukes dhe edushkes ne 30 vitet qe vijne. Mire rilindasit se jane mesuar paguajne me qejf gjithe jeten per udheheqjen se delenxhinj jane, po te tjeret cfaj kane qe femijet e edushkes dhe ballukes duan te bejne jete luksi?????? A po, e ka fajin saliu. Vend i mbaruar dhe legen.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sufllaqe per te gjithe

      Me tra, pa tra....ju i trashet bythet te gjithe dhe nuk dini ku ti coni milionat e vjedhura.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje