“Ti je turpi i këtij Parlamenti, qepe gojën” - Debate të ashpra Vokshi- Ndreca- Metaj- Vasili: Ti nuk vlen as sa një vend parkimi

21 Tetor 2024, 11:26Politika TEMA
“Ti je turpi i këtij Parlamenti, qepe gojën” - Debate

Komisioni për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë, ka pasur debate të forta dhe këtë të hën.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi mbajti një fjalë të gjatë në hapje, pa u dhënë mundësi anëtarëve të komisionit të merrnin fjalën as për procedurë.

Më pas sapo Plarent Ndreca mori fjalën ajo filloi debatin me të duke e ndërprerë.

Ajo tha se Plarent Ndreca ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat.

Vokshi tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat.

Albana Vokshi: A jeni në tërezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat? Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.

Ilir Metaj: Zonja Kryetare, në hapje të mbledhjes dëgjuam për rreth 21 minuta monologun tuaj, ku folët për politikën e brendshme, të jashtme, gjeopolitikën dhe astrologjinë. Dhe e bëtë në një qetësi biblioteke. Në fakt kjo duhet të ishte normale sa herë që merr fjalën dikush nga ne për të shprehur opinionin e tij.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodh, sepse sa herë një nga kolegët e krahut tim merr fjalën, kalohet direkt në stërvitje ushtarake.

Në monologun tuaj të gjatë, ku nëse fjalët do të ishin kilometra, tashmë do kishit bërë një xhiro rreth e rrotull botës, ju nuk gjetët as pak sekonda kohë për të bërë më minimalen e njerëzores dhe institucionales: t’i kërkonit ndjesë koleges Milva Ikonomi për dhunën fizike që ushtroi në mbledhjen e fundit të komisionit, kolegu i partisë tuaj.

Ju nuk e bëtë as tani, dhe prandaj çdo fjalë që thatë këtu për etikën e transparencën, është asgjë veçse hipokrizi cinike e hidhur…

Ndërhyn Petrit Vasili pa mikrofon.

Ilir Metaj: Mos më ndërprit. Kupton që ti ekziston vetëm për t’ju kujtuar shqiptarëve sa keq mund të shkojë politika.

Do mbahesh mend në histori si deputeti më pak i votuar i parlamentit shqiptar. Edhe një vend parkimi aty jashtë, merr më shumë interes njerëzish sesa ty. Pra qepe!

16 Komente

  1. S
    Soni

    Ahahahaha ky labi jaua qendis mir ktyre ltyrave te Sales

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati

      Bëni gallatë me buçen plakë dhe sa qenë ka marrë mbas vete. Kjo jeton vetëm për mungesë varri o vulëhumbura e mutit, që i vjen vetëm era kërmë. I janë bashkuar trutë e kokës me palcën e kurrizit duke nërë një sallatë ruso serbe.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lefter Kaso

        Copë-copë u bëvshi legenet e Berishës, një mos mbetëshi, na korritët, na gërditët, jeni të neveritshëm pa fund!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati idealist

          Çfarë baxhele e pise femër është kjo sy vrëngarashja së bashku me adriana kalan….!Merre me mënd po të kesh grua një si këto dyja …!!!

          Përgjigjjuni
          1. m
            malokhanet nuk qyteterohen kurre

            Malok Placenti e ka mundesine e fundit per reabilitim te vetvehtes para Partise me kete Zhurmen ne ate Komision pasi kudo ku e ka derguar Partia me detyra ja ka nxire faqen me vjedhje e zullume.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eliodor H.

              O Tit Vasili o hajdut ordiner qe u zbulove edhe don zhuan ne pleqeri e nuk le me grua shoku e te perdala pa u pleksur e pa u ndyre. Ptuuuu rac e ndyre fiks per partine e Like floririt. Ja ke then bukur o Metaj bjeru legenave

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nua rroku

                Flitet qe kesaj baxhelles i ka vajtiur picka diku tr 35 cm, pra i fillon nga vryma e bythes dhe i mbaron tek kerthiza

                Përgjigjjuni
                1. g
                  goshi

                  Jashtëqitjet e kësaj që i thonë PD e kanë për krenari që janë NON GRATA...

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Optimisti

                    Kokat hengeshi ! Dheeee , Po I hani kokat e njeri-tjetrit , 0 zagaret e PP-se ( PS-PD ) ! Ketu do t'i Lani te gjitha te zezat qe na keni bere si popular qe prej vitit 1944 e deri Tani . Ne te semes do veni te gjithe qe nga krimineli Berisha e me rradhe , Likja shkoi ne qytetyk , rradhen e ka shuli ...

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bujar

                      Cfare eshte kjo gjuhe halabakesh e ketij Metes?!

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Eno

                        Ku e pee ti halabaken o koqe se nukk ka asnjegje sharje e fjal pa edukat????

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        Kris

                        Ishalla pasi te hane sallaten parlamentare hane Koka e njeri tjetrit.Hajdut te majte e hajdute te djathte

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dulla i Dullajve

                          U be maloku Ndrec te drejtoj komision dhe te jap mend per shtetin ligjor. Nje njeri i peshtire dhe kur del ne televizor na vjen ta thyejme ate. Ju lutem mos e nxirni se boll i kemi nervat e ngritura, kur del ai tensioni na vete 20. Uroj qe se shpejti te shkoj ne vendin e qenit dhe meqenese eshte i beshem ta provoje sapunin.....

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilir meta

                            O Vasil fisqiri e bespremi. A fle akoma me gruan e shokut

                            Përgjigjjuni
                            1. n
                              noname

                              po mundohem shume qe mos gjej ndonje fisqir tek ai komision...

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Doktori

                                Albana Vokshi është e bija e një ish pedagogu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, tejet i paaftë, por ishte në atë vend falë biografisë së ndritur që posedonte. Sillej me studentët një lloj siç silet kjo Albana në këto komisione.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje