VIDEO/ Tomor Alizoti akuzon PS se nuk po ndjek parime të majta: Sot ju duhet të ishit në Gaza, po e keni mendjen të pasuroheni

16 Tetor 2025, 10:49Politika TEMA
VIDEO/ Tomor Alizoti akuzon PS se nuk po ndjek parime të majta: Sot ju

Demokrati Tomor Alizoti përsëriti sot nga foltorja e Kuvendit, kërkesën e PD-së për mocion me debat lidhur me programin qeverisës të legjislaturës së re, i cili u miratua pa debat.

Gjithashtu Alizoti akuzoi mazhorancën se nuk po ndjek parimet e së majtës europiane.

"Rasti i parë në 30 vjet që nuk ka debat në një program dhe arritja më e madhe e jonë si komb ishte debati. Ribëjeni debatin, por ju thoni se ne nuk duam debat. Por debati është pika më kryesore e kësaj pune. Eja të diskutojmë pse e shmangni. E kam lexuar programin dhe kam parë shumë pak fjalë për shpopullimit dhe aspak fjalë për Kosovën.

Rikthejeni seancën e parë. Nuk mund të mbyllet një seancë parlamentare, sepse seanca i përket qytetarëve, i përket fermerëve. Nuk mund ta mbyllni atë se u mërzitet ju, apo lideri juaj. Pse duhet të mbyllet parlamenti për 1 orë. Ju do keni shansin madhor të mbroni arritjet tuaja, argumentet tuaja, integrimin e Shqipërisë në BE. Por ju e  shmangni, dhe kjo tregon dobësi.

E pashë programin dhe ju dëgjoj që thoni me krenari se ne jemi PS. Ku qendron e majta juaj? I majti europian është me të dobëtin, me punëtorin, ju jeni me horrin, ju në çdo qark jeni me të fortin, i majti europian mund të ishte sot edhe në Gaza, ku qëndron e majta juaj, ju jeni me të fortin e lagjes, Elbasanit, Durrësit, oligarkët.

Ju i vidhni ilaçet fëmijëve, njerëzve me kancer. Ku qendron e majta këtu, e cila në tezën e saj ka të drejtën e punëtorit", tha ai.

3 Komente

  1. P
    Po flet Ludoviku ....qehtesi .

    Shhhhhh shhhhhh se po flet ky qe ha njerez eshte ky aristokrat kanalesh spiune e bashkpuntor i sigurimit....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiun i perndjekur, ha ha ha

      Fajin e ka Rama qe premtoi por mashtroi me hapjen e dosjeve te sigurimit. Thote se do ta beje ket sapo te ngordhe perfundimisht PD e Ludovikeve.....

      Përgjigjjuni
    2. A
      Asd

      O Tomorr...per cfare aresye duhet te jene ne Gaza keta te PS? Shqiperia duhet te shikoje punet e saj, dhe jo gjithnje ka nevoje per qendrime. E drejta per te folur nuk duhet shperdoruar sic po perpiqesh te keshillosh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje