Tredhja e Drejtësisë së ‘Re’: Gjyqtarët dhe Arian Ndoja kundër Ramës se kritikoi Boshkun, por heshtin për sulmet e Berishës ndaj Irena Gjokës

16 Shtator 2025, 13:49Politika TEMA
Tredhja e Drejtësisë së ‘Re’: Gjyqtarët dhe

Mos bëni si bëj unë, bëni si them unë. Sali Berisha e ka arritur fitoren e parë ndaj drejtësisë së re. Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë reagoi me urgjencë ndaj kritikave të fundit të kryeministrit Edi Rama për gjyqtarin e administratives, Marko Boshku.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin”

Por në të njëjtën ditë, jo nga rrjetet sociale por nga dyert e SPAK dhe nën dritën e shumë kamerave e ekraneve, Berisha sulmoi një gjyqtare disa shkallë më lart se gjyqtari i administratives.

“Kjo nuk lidhet vetëm me Altin Troplinin, por lidhet edhe me Irenën me 5 mbiemra, me simotrën e tij siameze. Kur unë paraqita këtu në maj dokumentin me vulën apostile, këta zotërinjtë thanë se nuk e kemi marrë zyrtarisht. Këta nuk ndërmorën asnjë veprim, ndonëse ai dokument ishte i mjaftueshëm që KLP-ja famoze brenda tre javëve ta nxirrte nga detyra dhe ta çonte për ndjekje penale Irenën me 5 mbiemra.”

Por si ka mundësi, që Shoqata e Gjyqtarëve reagon për një gjyqtar të thjeshtë, e jo për një gjyqtare të drejtësisë së re?

Por presioni i doktorit mesa duket funksionon. Gjyqtarët para tij heshtin, kurse para Ramës ngrejnë zërin.

Kjo Shoqatë aktualisht drejtohet nga gjyqtari i Apelit te Gjykatës së Posaçme, Engert Pëllumbi, ose më saktë kolegu i Irena Gjokës.  Dy vite më parë ai i riktheu Berishës masën e detyrimit të paraqitjes, madje u sulmua ashpër nga itharët e doktorit edhe për pamjen e tij fizike.

Kurse gjyqtari Boshku është i katërti që kritikohet nga Rama për vendimet e tij, por mesa gjyqtarëve i ka ngelur hatri diku tjetër me qeverinë.

Në qershor, nëpërmjet një tjetër shoqate gjyqtarët kërkuan rritje pagash për gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese, një kërkesë që u kritikua e kundërshtua publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Dhe në një kohë kur Rama mbështet drejtësinë e re, Berisha në kampin e tij mbledh vetëm të vjetrit, si Gjin Gjoni apo Arjan Ndoja. Ky i dyti, një ish prokuror në Durrës, i shkarkuar nga Vetingu për lidhje të faktuara kriminale, i doli të hënën në mbrojtje gjyqtarit të kritikuar nga Rama.

“Në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqtarët dhe as prokurorët për vendimet që ata japin, por për shkaqet dhe arsyet që i çuan ata që të japin këtë vendim.”

Ndoja është prokurori të cilin Rama e ka etiketuar si “KÇK” para atentatit ndaj tij në mbikalizimin e Shkozetit në 2021, por në kohën kur kryeministri e kritikonte, doktori çuditërisht heshte, dhe jo rastësisht 4 vite më pas e bëri dhe deputet.

Megjithatë, është e qartë se Rama ka mbetur i vetëm në kritikat e tij për drejtësinë, sidomos atë të vjetër, sepse mesa duket aty janë bërë bashkë gjyqtarët dhe Doktori kundër qeverisë dhe drejtësisë së re./abcnews.al

11 Komente

  1. V
    Vetfundosje organizate terroriste

    PO kur Berrisha i ofendon me liber shtepie prokuror gjyqtar haaa nuk ka gje

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zzzz

      Cte pranojne ata more. Ata jane horra dhe lavire bulevardi. Keshtu u ka thene saliu dhe ata e pranojne me kenaqesi kur ja thote ai.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Noci

      E more qyqare.Rama ka sot 83 vota plus te PSD dhe kur ti vijë momenti do t'u kape per veshi te gjitheve.E para ka rrogen tuaj ne dore.Reforma u be qe te ndryshonte Drejtesia e jo te behen me palaço se ishte.Populli shqiptar ka filluar te humbi besimin tek ju siç e fitoi ne momentet e para.Ju nuk po beni drejtesi,me sa duket keni gjetur menyra me efikase per te mbushur xhepin dhe te mos beni drejtesi

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Duhen vene para ligjit, sepse gjyqtaret jane bere pjese e bandave mafioze

        Përgjigjjuni
      2. r
        rezari

        Shoqata e hajduteve.

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetari

          Populli ka sy e shikon, ka edhe veshë e dëgjon................Se sa i drejtë është reagimi i Shoqatës të Gjyqtarve dhe sa i drejtë është reagimi i K/Ministrit, populli e thotë dhe veç të tjerash duhet ta thotë me reagimet e tij edhe në rrjetet sociale, sepse të gjitha sa behen, në kurriz të popullit janë.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kodra mbas Bregut

            Drejtesia eshte e kriminalizuar.PD eshte parti qe nuk do shtetin dhe drejtohet e mbeshtetet nga njerez te tille

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arbeni

              Këtyre gjyqtarëve do shkërdhyer ç’ju përmban pragu që mbrojnë një polic që bën ndërtime pa leje duke e kthyer në detyrë padrejtësisht.Po kur shan sali maloku pse nuk dilni me një deklaratë për të mbrojtur kolegen tuaj Irena Gjoka,apo kryeprokurorin Altin Dumani or të korruptuarit e mutit ?Juve të gjithëve ju ka tredhur maloku prandaj e keni mbyllur halenë.Jeni të gjithë të korruptuar e të ndyrë,jeni halet e drejtësisë edhe pse keni kaluar vettingun.Ju pisa me gjykimet tuaja jepni vetëm padrejtësi po nuk ju paguave.

              Përgjigjjuni
              1. p
                petrit

                mendoj qe Shqiperia duhet te marre gjykates dhe prokurore nga USA dhe BE. drejtesia ne shqiperi eshte e kriminalizuar 9 avokat Visha e permendi kete pak dite me pare kur tha se gjygjtaret/prokuroret japin deri ne 100 mije euro qe te transferohen ne tirane, shkoder, vlore elbasan atje ku lulezon krimi ).

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjosa

                  Jane te gjithe plera keta gjyqtaret qe jane tredhur kohe perpara kur ishin ne kursin e PLEPAVE, JANE BERE MILIARDERE KETA JANE DREJTESIA E RE QE I RRINE GATITU SALIUT ,DUKET KUR SALIU I SHAN ME NENE E BABE BEHEN SHURDHE E NJE FJALE THOTE RAMA HIDHEN NE SULME.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjyqtar plepista

                    Kjo tregone qe nuk kemi drejtesi. Kur Rama denancon nje gjyqtar prokuror keta hidhen ne sulme. Kur Bufi kenetes i degjeneron keta heshtin...

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje