Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se marrëveshjet që lidhen me rolin e Shqipërisë në politikat rajonale, të cilat janë paraqitur në Parlament për t’u miratuar, janë tepër të rëndësishme.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Shehu garantoi mazhorancën se do t’i votonte marrëveshet, pavarësisht rezervave që kishte me konceptet e politikës së jashtme rajonale të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Por Shehu shprehu pakënaqësi me atë që sipas tij po ndodhte në Parlament, duke thënë se asnjë ministër i fushës nuk ishte prezent për të diskutuar marrëveshjet e sipërpërmendura.
“Ka diçka që nuk shkon në këtë Parlament, i cili është kthyer krejtësisht në formalizëm. Së pari marrëveshjet që janë paraqitur janë marrëveshje të rëndësishme, që lidhen me politikat rajonale mbi rolin e Shqipërisë për marrëdhëniet reciproke në rajon. Dhe unë nuk shoh asnjë ministër të fushës që të jetë prezent. Është një skandal i vërtetë kjo që po ndodh në Parlament. Jemi në një situatë vërtetë qesharake dhe të rëndë në Parlamentin shqiptar.
Këto marrëveshje unë do t’i votoj, megjithë rezervat që kam në konceptet e politikës së jashtme rajonale të realizuara nga kjo qeveri, e cila në vend të forcojë bashkëpunimin me faktorët rajonalë, e ka shkatërruar atë”, tha mes të tjerash Shehu.
Ja paska rras prasin Rama ketij
Me te vertete skandaloze dhe qesharake gjendja ne parlamente.Rasti i sotem:Sali Berisha shume here ka deklaruar se nuk do te bashkepunojme me Ramen per asnje marreveshje.Sot pa piken e turpit tha qe nuk jemi njoftuar per asnje mbledhje.Sapo fillojne seancat e parlamentit,me perpara shikojme ushtaret e gardes qe ruajne podiumin se mos Noka apo te tjere zene vendin e K/M apo kryetarit te parlamentit,pa foltorja eshte bere si breket e plakes del ne te kerrici fari pordhes apo kerrica te tjere.Ata nuk duan te bejne as ligje,as dekrete ata i kane vene vetes detyre te shkaterrojne fizikishte parlamenti, pa miratimi i ligjeve behet me 85 vota do apo nuk do Saliu.
Po ndjehet era e ndryshimit ne PD
Po kush do te vije ne parlament kafshet ta rajne ta gjuajne me karike nuk dini te punoni memir mos ini asnjere ne parlament
kapeni. kriminelin sali. per. leckash. dhe hidheni ne ruge qenin