Tritoli në makinën e Benard Ndrecës, Begaj: Dënoj ngjarjen, përgjegjësit të vendosen para ligjit

11 Prill 2023, 13:47Politika TEMA

Tritoli në makinën e Benard Ndrecës, Begaj: Dënoj ngjarjen,

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për shpërthimin me tritol në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Kreu i shtetit dënon ngjarjen dhe bën thirrje për zbardhjen e këtij akti kriminal.


“Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Benard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës.

Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu.

Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, shprehet Begaj.

Tritoli në makinën e kreut të PD të Vaut të Dejës shpërtheu kur ky i fundit u fut në automjet. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. 

2 Komente

  1. H
    Hypesi I cmendur

    O bame, mos fol kot, prit ti kapin nje here, se kan ik ne drejtim te paditur

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      E kane bere vete, per te mbledh simpati. Me perpara vrisnin kundershtaret, tani kane filluar t'ia fusin vetes. Demokratet kane ikur per lesh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje