Edmond Spaho revoltohet me Shpëtim Idrizin: Hallall Shpëto, komuniteti çam me ty merr gishtin e mesit!

11 Prill 2023, 10:26Politika TEMA

Edmond Spaho revoltohet me Shpëtim Idrizin: Hallall Shpëto, komuniteti

"Foltorja", pas koalicionit me Ilir Metën humbi disa aleatë të rëndësishëm për zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga PAA te PDIU, këto forca politike vendosën të dalin me kandidatët e tyre, kryesisht për këshilltarë bashkiakë.

Së fundmi, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur optimist se fitorja në zgjedhje do të jetë me rezultat më të mirë se vitet e kaluara dhe përfaqësimi i komunitetit çam do jetë më i lartë.

Por duket se kjo deklaratë ka revoltuar deputetin demokrat Edmond Spaho, i cili e ka sulmuar Idrizin duke i thënë se “komuniteti çam do të marrë gishtin e mesit”, me të.

Spaho, i cili sot e gjen veten krah për krah me Partinë e Lirisë dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-shit, akuzon Idrizin se “përdridhet” sa majtas dhe djathtas nëse i leverdis.

“Hallall Shpëto! Komuniteti çam me politikën tënde deri tani ka marrë gishtin e mesit. Vazhdo perdridhu ku të mundesh, majtas në zgjedhjet lokale dhe djathtas, në se të leverdis, në zgjedhjet e përgjitheshme. 

Me piruetat e tua komuniteti çam do fitojë të drejtat e tij kur gjeli të bëjë vezë. Të gjithë ata që të mbështesin ty, edhe të djathtët, e dinë që gjeli nuk bën vezë”, shkruan Spaho në rrjetet sociale.

3 Komente

  1. T
    Tironsi

    Rob i trashe e sherbetor i antiamerikanit Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Labi

      A e di ky fshatari se cami me i dobet nje si ky e ben cdo mengjes kur zgjohet nga gjumi. Shiko Salihin o debil partia e cameve nuk ka lidhje me ty,shko nga ambasada Bullgare se ndoshta te shpjegojne me mire.Burr muti.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Skraparliu

        Po mire monde gangesteri qe me ate ze qe ke te kenaq se kujton se je......,po ti me KOMUNISTIN MARKO DAJTIN a do maresh dhe ti bashke me flamur nocin gishtin e mesit na sqaro nje cik.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje