Edvin Kulluri: Zgjedhjet kanë mbaruar, opozita sillet me të njëjtën retorikë humbëse

11 Prill 2023, 12:19Politika TEMA

Edvin Kulluri: Zgjedhjet kanë mbaruar, opozita sillet me të

Analisti Edvin Kulluri thotë se rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit është i paracaktuar dhe sipas tij, opozita është humbëse për shkak të retorikës së njëjtë që ajo përdor.

Në një intervistë për ABC News, Kulluri u shpreh se nuk do të ketë fitore të opozitës apo rotacion dhe se për këtë, njerëzit duhet të jenë të qartë.

Sipas Kullurit, opozita nuk ka ndryshuar nga herët e tjera kur janë zhvilluar zgjedhjet.


“Vazhdojnë të njëjtat intriga, të njëjtat diversione që janë bërë absurde. Nuk është problemi këtu, do i heqë Roland Bejko 1000 vota Belind Këlliçit apo do i heqë 500 vota Marko Dajti.

Këtu zgjedhjet kanë mbaruar sepse opozita vazhdon sillet vërdallë, sillet në vend rreth të njëjtës retorikë humbëse dhe mazhoranca vegjeton në pushtet për shkak të kësaj opozite.

Nëse marrin 3, nëse marrin 7, rezultati dihet. Tani, të mos bëjmë më teatër dhe të themi do ketë rotacion, do ketë fitore të opozitës.

6 mars 2021, 2019, 2017, nëse ju thoni që ka ndryshuar gjë në këtë opozitë, që ka ndryshuar për keq në fakt, atëherë unë jam i hapur të diskutuar për një prognozë tjetër në zgjedhje”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje