"Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë Kuvendin", Spiropali - Nokës: Juve u mungojnë fotot përtej oqeanit

16 Qershor 2025, 13:57Politika TEMA
"Turet turistike për selfie, s’mund të bllokojnë

Debati i opozitës me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali ka vijuar me deputetin e PD Flamur Noka.

Ky i fundit duke iu drejtuar Spiropalit tha se turet turistike nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj në një samit të Ukrainë.

Noka tha se shkoi për të bërë selfie, ndërsa kryetarja i kujtoi non gratën e liderit të tyre, Sali Berisha, duke i thënë se e kupton që mungojnë selfiet nëpër Europë e përtej oqeanit.

REPLIKAT: 

Noka: E turpshme që spikerja e parlamentit u thotë deputetëve ma dini për nder që po e bëj këto seanca, kur parlamenti është i zgjedhur nga sovrani, na ka zgjedhur për ta përfaqësuar dhe vazhduar punën në shërbim të ligjit dhe Kushtetutës, në interes të sovranit.

Turet tuaja turistike për të bërë selfie, atje zonjë s’mund të bllokojnë axhendën e kuvendit. Kuvendi edhe në mungesën tuaj kanë dy nënkryetarë. U mungojnë juve 5 apo 10 deputetë dhe nuk kaloni dot noterzimet që u kërkon sulltani, ju e keni kthyer Kuvendin në një noter të çdo akti që vjen nga sulltani.

Nuk është dyqani juaj që hapet dhe mbylle kur doni ju. Që nga 11 maji ju keni problem funksionimin e kuvendit. Duhet të kesh parasysh, dhe aq kohë sa je në atë karrige, se vjeshta ikën bashkë me vapën dhe do vijë Sara të të zërë vendin. Përpiqu të ruash dinjitetin e institucionit që përfaqëson.

Spiropali: E kuptoj shumë mirë që u mungojnë fotografitë e selfiet nëpër Europë e përtej oqeanit, por ky nuk është problem. Nuk shkojmë për foto, shkojmë aty për të përfaqësuar Shqipërinë, atë ju e nxini ku të mundni në atë hapësira të vogla që u kanë mbetur ndërkombëtarisht.

4 Komente

  1. M
    Muli zbriti nga pema

    E hengre Muli qenke shpallur non grata

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirane

      Ç'ture turistike o matrapaze? Ke lene vendabanime te tera shqiptare pa uje, apo ti mendon vetem per resorset turistike tuat dhe te banditve tuaj?!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fat man

        Me mire pa foto pertej oqeanit, se me foto si ato te Rames me kurven Aleks Sorros i divorcuar nga burri zezak dhe i martuar me nje kurve 47 vjece, apo foto tjeter e Rames si grauaja e Bilalit......

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fat man

          Mos ma vini re, jam bythqir dhe rrotë kari me patentë..

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje