Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka rikthyer një deklaratë të kryedemokratit, Sali Berisha të disa viteve më parë kur shprehej se kush mbron zgjedhjet me një kandidat do të mbulohet nga turpi i historisë. Salianji shprehet se ka qenë dakord me këtë qëndrim, ndërsa shton se sot Berisha po bën të njëjtën gjë në PD, duke kandiduar përballë vetes në 23 maj, për t’u rikonfirmuar në krye të partisë.
Salianji thekson më tej se Berisha nuk kërkon rotacion politik, por të ruajë interesin personal.
Ai shton gjithashtu se “për herë të parë në historinë politike të PDSH Sali Berisha ka frikë të përballet në garë, me garë e mundim”.
Reagimi i Salianjit:
Kam qenë dakord me Sali Berishën kur pak kohë më parë deklaronte: “Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat!”
Turpi mbuloftë cilindo që, për arsye pragmatike, privilegjesh apo përfitimesh personale, konformohet dhe pranon të përdhosë dinjitetin e vet dhe demokracinë, duke iu bërë barrë shoqërisë.
Demokracia nuk është dekor për t’u përdorur vetëm kur të leverdis. Ajo matet pikërisht në momentin kur duhet të pranosh garën, mendimin ndryshe dhe vullnetin e lirë. Kush i shmanget garës dhe kërkon unanimitet të imponuar, nuk kërkon demokraci, por nënshtrim, nuk kërkon rotacion por ruajtje te interesit personal!
Për herë të parë në historinë politike të PDSh Sali Berisha ka frikë të përballet në garë, me garë e mundim!
O Salianj, akoma nuk e di ti qe Saliu eshte ka qene kandidature e vetme qe prej vitit 1992. Saliu nuk pranon zgjedhje me konkurim sepse e di qe humbet. Edhe Kryetar i PD ne 1991, oa kunkurim u zgjodh nga Neritan Ceka, Meksi, Frok Cupi etj., aty ishte zanafilla e PDse jo demokratike. UDB nuk mund te lejonte kandidate kunder Saliut te saj.
Paburri me i madh ne histori: Fatkeqesi kombetare!
Ne Shqiperi kemi nje trashegimi te ndritur nga shoku Enver , ku lideret e partive nuk nderrohen....i vetmi qe guxoi ta shkelte kete trashegimi , ishte pijaneci Nano...dhe pasi e beri kete gje , nuk pati me hajer ne politike. Kjo tregon se vija e udheheqesit te lavdishem shokut Enver nuk duhet shkelur. Keshtu qe Saliu , Palloshi dhe te tjere do te ruajne kete vlere te cmuar : "kryetari iken vetem kur pret bileten per ne Sharre" !!!!!
Pirdh belo evgjiti pirdh, si cdo here qelbesh era mut
Ne Shqiperi kemi nje trashegimi te ndritur nga shoku Enver , ku lideret e partive nuk nderrohen....i vetmi qe guxoi ta shkelte kete trashegimi , ishte pijaneci Nano...dhe pasi e beri kete gje , nuk pati me hajer ne politike. Kjo tregon se vija e udheheqesit te lavdishem shokut Enver nuk duhet shkelur. Keshtu qe Saliu , Palloshi dhe te tjere do te ruajne kete vlere te cmuar : "kryetari iken vetem kur pret bileten per ne Sharre" !!!!!
Fjala zgjedhje presupozon të paktën 2 alternativa. Nëse ka vetëm një alternativë, mbetet versioni o lëre, o merre. Duke qënë që hiçi nuk sjell asgjë, përfitimi është për kandidatin e vetëm, edhe pse nuk vlen dy groshë. Hallall groshët.
Po doktor mortja ,turpi ka për të mbuluar o matuf i ndyrë...
Nuk është çështje zgjedhjesh kjo, fakti është se ata që kanë ngelur akoma në PD janë realisht fundërrina. Berisha, si politikan, me vlerat që ka turpërohet nga kushdo që do kandidonte, ndaj zgjodhi të dalë i vetëm. A nuk qeshëm të gjithë kur i shfaq Merjemja? Ky problem është mjaft i mprehtë në PS, aty ka njerëz me vlera dhe të mos bëhen fare zgjedhje është ti poshtrosh ata.