Në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit po mbahet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Arkmorti mbërriti në sheshin “Skënderbej” në orën 09:00, ndërsa homazhet në nder të Pëllumbit nisën në orën 09:30 dhe në orën 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare.
Në orën 12:30 do të mbahet ceremonia e përcjelljes së tij drejt banesës së fundit. Shoqërimi do të bëhet sipas protokollit shtetëror.
Në orën 13:00 kortezhi do të niset për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet trupi i Servet Pëllumbit.
Pëllumbi u shua pak javë para ditëlindjes së 35-të të PS, partisë së cilës i dha një kontribut të çmuar që në fillimet e saj.
Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj e kujtoi figurën e tij me fjalë të ndjera, duke vlerësuar shembullin e tij në politkën shqiptare.
“Servet Pëllumbi ishte i fundit i të moderuarve, i të urtëve në nivel lideri politik në Shqipëri. Besnik i parimeve të së majtës europiane. La në Shqipëri shembullin e politikanit fleksibël, të urave të dialogut, të zgjidhjeve të vështira si pak kush tjetër. Me vdekjen e tij politika e shqiptare është më e varfër”, tha Zogaj.
Jam I nje mendimi me Z Zogaj .Ngushellime familjes Pellimbi
Ky Person ka mbrojtur deri ne frymen e fundit te jetes se tij Marksizmi dhe Leninizmin. Armiqte me te rrezikshem te kombit Shqiptar.