Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

25 Qershor 2026, 09:45Ekonomia TEMA

Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit kundrejt strukturës së rezervës së saj valutore, por edhe të sasisë së arit në raport me popullsinë.

Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73 tonësh. Ajo përbënte 6.4% të vlerës totale të rezervës valutore të vendit.

Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në strukturën e rezervës krahasuar me shumicën e vendeve të botës, duke përfshirë edhe vendet e Rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ato të Europës Lindore.
Mes vendeve të rajonit për të cilat raporti i bestbrokers ofron informacion, Serbia ka peshën më të lartë të arit në strukturën e rezervës valutore, me 24.4% të vlerës së rezervës valutore, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 16.8% të peshës specifike të rezervës valutore. Vetëm Bosnje-Hercegovina ka një peshë më të ulët se Shqipëria, me 5.4% të vlerës së rezervës valutore.

Në përgjithësi, vendet e Bashkimit Europian dhe ekonomitë më të zhvilluara kanë peshë të lartë të arit në strukturën e rezervës së tyre valutore, në disa raste edhe për më shumë se 80% të saj.


Shqipëria ka gjithashtu një sasi të ulët të rezervave të arit për frymë, me rreth 1.6 gramë ar për banor. Edhe në këtë indikator, Shqipëria lë mbrapa vetëm Bosnje-Hercegovinën, që ka rezerva ari prej rreth 1.1 gramë për frymë. Maqedonia e Veriut ka rezerva ari në sasinë 3.82 gramë për frymë, ndërsa Serbia në vlerën 8.12 gramë për frymë.

Në nivel botëror, vendet me rezervat më të mëdha të arit janë SHBA, me 8133 tonë ar, Gjermania, me 3350 tonë, Italia, me 2452 tonë, Franca, me 2437 tonë, Kina, me 2322 tonë dhe Rusia, me 2299 tonë.

Çmimet e arit shënuan një tendencë në fortë në rritje vitin e kaluar, duke kaluar nivelin e 5300 USD për onz. Ndërkohë, gjatë këtij viti çmimet kanë pësuar rënie dhe aktualisht ndodhen pranë nivelit të 4100 USD për onz. Megjithatë, çmimet ngelen në rritje të ndjeshme me bazë vjetore.

Rritja e çmimit të arit ka dhënë një efekt pozitiv edhe në bilancin e Bankës së Shqipërisë

Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, e ardhura vjetore nga rivlerësimi i rezervës së arit arriti në rreth 11.87 miliardë lekë për vitin 2025. E ardhura nga ndryshimi në vlerën e drejtë të arit monetar u rrit me 109% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, në nëntor dhe dhjetor 2025 Banka e Shqipërisë vendosi gjithashtu edhe rritjen e rezervave të arit, duke blerë sasi të reja për një vlerë totale prej 2.98 miliardë lekësh.

Rritja e vlerës së rezervave ekzistuese dhe zgjerimi i tyre solli një rritje të ndjeshme të rezervave të arit të Bankës Qendrore gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill rezerva e arit kishte vlerën e 463 milionë eurove, në rritje me 48% krahasuar me një vit më parë./Monitor.al/

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të

 

7 Komente

  1. P
    Patronazhisti

    Si mund te kete rezerva ari shqiperia kur 85 % te arit te arit te shqoptareve e ka Sazmir Mane, Kastrati Çet, bashkim ulaj, salillari, gjoka dhe nja 3-4 hajdute te tjere? Dhe 40% te ketij 85 %! -shi, ata e japin per Edi Ramen.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nuk kemi shume flori se e vodhën dhe do e vjedhin përsëri nëse do kemi në të ardhmen. Por ama e kompensojmë dhe jemi të parët në vjedhje,korrupsion,grabitje.

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hajdari

      Nuk ka rezerva pra se ja qine nonen ne 97 e vodhi likja pergjys me salen,aq ishte aji flori i shkrete, Enveri hiku me nji kostum e nji pale kepuce,kurse kta robqimat do hikin me vila e pasuni qe per kater breza nuk i marojn dot.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nora

        Jo, more Patronazhist. Arin e Shqiperise nuk e ka Samir Mane se ai nxjerr vete ar me punen e tij. Arin e Shqiperise e vodhen te gjithe Ilir Meta me Salen dhe populli e di mire kete .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deda

          Kryeartikullin nuk e kuptoj , shqiperia me rezerva te ulta Ari , tek rezervat e shtetit nga koha zogut dhe kto 35 vjet kush kalon aty mer nga nje kamjon flori dhe iken pa i then kush çfar po ben , erdhi Zogu la ca qindarka ngarkoj makinat me floririn e vendit dhe iku çau ferren , sot i kemi ngritur monument dhe i bejm rrespekt , helbete po sta qiu nonen tjetri ske si i thua bab , vjen Ilir Meta e Sali Berisha , shqyejn tunelin e rezervave te arit ne krrab , marin komplet Arin dhe fajtor doli fshatari qe tunde litarin e gomarit se i gjeten nje pjes floriri qe i kish ren rruges hajdutve te pushtetit , sot behet gjyqi per te dy , 400 kile ar nuk i permend askush ne dosjet e Saliut dhe te ilirit ne gjykat , plus ksaj jan dhe ministrat qe sjell Ed Rama me shoqni pes qeveri te ter ministrat te akuzuaj per vjedhje me shuma maramence , hyn ne gjykat rrin ca muaj dhe dalin si agallar me lekun e vjedhur bejn resorte dhe pallate gradaçela si djali Aleksander Meksit i cili mori te tera parat e sudes qe kish futur i ziu dhe budallai popull dhe çuni meksit ka ber pallate pa fund me ato para bile ka dhe televizion , meksi si burr i "Ndershem "iku nga politika dhe shijon gjen e vjedhur dhe ben jet sheikesh , çar rezerve kari kerkoni kur ktu te mbysin hajdutet dhe funderrinat e politikes 35 vjeçare qe e kan shqyer arin e rezerves shtetit . Ktu po te ishte drejtesia Enver Hoxhes qe per 1 milion e 1 lek te vjedhura te fuste plumbin shqiperia nuk do kishte kaq banor sa ka sot jo se gjysma popullsis do ishin pushkatuar me vakt per vjedhjet e pasuris shqiptarve , ne prandaj e shajm Enverin kemi 35 vjet vetem nga ligjet qe kishte kunder tradhtarve te kombit dhe hajdutve te politikes.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjergji

            PatronazhistT APO salukxhi :Per e dijenin tande : rezervat ari mbahen ne Banken e Shtetit Shqiptar e jane rezerva shteterore e jane rritur cdo vite jo pak.(Rama e mori qeverisjen kur rezervat e arit te BKSHishin zero e ku dificiti shteteror ishte rreth 70% te prodhimit vjetor shqiptar ma i pasur. Natyrisht "buthegrisurit" si ne gjithe boten nuk kane e mund te mos kene gjithe jeten(sipas aftesis individuale apo shfrutezim pozitiv i rastit) e bilez me jetu kerkojne e luten per punesim ne kompanit S.Manes,Kastratit .........keshtu eshte kapitalizmi. Por mendoje nje here te mos ishin kto kompani, si do ushqenin familjet shqiptaret?????? Cdo vend te botes eshte e natyrshme qe kompanit te ndikojne ne Qeveri e se politikat ekonomike te qeverive ndihmojne kompanit qe investojne ne zhvillimin ekonomik te vendit,hapin vende pune te reja e tjera e tjera.SA MA SHUME NJEREZ TE PASUR TE KETE NJE SHTET,SA ME SHUME KOMPANI TE MEDHA TE KETE NJE SHTET AQ ME I PASUR ESHTE AI SHTET E AQ MA I LARTE DO JETE NIVELI EKONOMIK .Nga "buthegrisurit" e fukarejt askush nuk perfiton.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fshatari

              E perse e duam arin ne Shqiptaret? Ne kemi NATOn qe ka plot ar, kemi BEne qe eshte plot me ar. Ska perse na duhet ari ne Shqiptareve. Kane ar shtet qe na kane vasale edhe per ne qe nuk kemi .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje