Seancë plenare të enjten në Kuvend, zbardhet rendi i ditës! PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin

5 Maj 2026, 22:10Politika TEMA
Seancë plenare të enjten në Kuvend, zbardhet rendi i ditës!

Seanca e radhës plenare në Kuvend do të zhvillohet të enjten më 7 maj në orën 10:00. Lidhur me seancën e të enjtes është zbuluar rendi i ditës ndërsa pritet të zhvillohen 2 interpelanca.

Sipas rendit të ditës, opozita ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin, Edi Rama dhe me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Gjithashtu deputetja Ina Zhupa ka kërkuar seancë pyetje -përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit,  Blendi Gonxhja.

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 4 maj –22 maj 2026,

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 7.5.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.5.2026.

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

6. Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

10. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

11. Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

14. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

15. Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

16. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”.

17. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”.

18. Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

19. Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”.

20. Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

21. Projektvendim “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

22. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”.

23. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

1 Komente

  1. *
    *

    Opozita kërkon interpelanc me kryeministrin, pasi ka nënshkruar 6 miliard USD kontrat me SHBA-të, në një kohë ku vëndi se ka një kokërr gruel, çmimet nuk I kontrollon më qeveria ( qerat,shitjet e apartamenteve, ushqimet e shportës, paga minimale nuk po respektohet) infermieret kanë muaj ne sektorin publik që s'po paguhen ,të huajt që po ju krijohen kushte për të punuar, duke prawns qytetarët me shumë fizike dhe psychologjike,nafta do shkon 250 $ per fuqi dhe qeveria s'ka lek ta importoj. Mbrojtja është përtok nëse konflikti përshkallzohet, situata politike në kosov me zgjedhje te pa nevojshme. A e ka përgjigjen zgjidhëse të problemeve palloshi me shishe vere 35 000 euro.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje