Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Braçe e kujton me trishtim: E meritonte të përcillej nga ky shesh

6 Maj 2026, 12:10Politika TEMA
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Braçe e kujton me trishtim: E

Me nota nostalgjie dhe keqardhje të madhe, Erion Braçe kujtoi kohën kur Servet Pëllumbi ishte profesori i tij dhe i socialistëve. Ai zbuloi edhe çfarë shkroi në librin e dedikuar për homazhet, ndërsa ndau edhe hidhërimin për humbjen e shumë personaliteteve.

“I ri isha, kur drejtonte profesor Servet Pëllumbi. Shkrova faleminderit pafund që mua, dhe të tjerë si unë, na priti, na mësoi, na edukoi dhe na rriti, por na bindi që jo vetëm të qëndrojmë këtu, të mos dorëzohemi asnjëherë për ato që janë bindje, të drejta, ide të qarta dhe natyrisht, shërbimi publik ndaj qytetarëve. Po ikin shumë, nuk është e lehtë, është e vështirë se duket sikur humb një pjesë tjetër. 35 vite nuk janë pak, janë një jetë e ndërtuar me këta njerëz që kohë pas kohe po ndahen me ne. Është rrugëtimi i fundit sot i profesor Servet Pëllumbit. Jo më kot fotoja që qarkullonte dje ishte nga ky shesh dhe e meritonte të përcillej nga ky shesh”, tha Braçe.

Ndërsa, ish-deputeti i PS, Musa Ulqini e quajti një shembull të parlamentarizmit dhe një njeri të mençur.

“Ishte shembulli i parlamentarit. Në kujtesën time në vitet e gjata si deputet, do të mbetet një nga kryetarët më të mençur, më seriozë dhe në fund të jetës së tij ai la një gjurmë sepse publikoi gati 20 vepra duke mbetur një nga njerëzit më të mençur, një profesor i vërtetë”, u shpreh Ulqini.

Lini një Përgjigje