"U aplikua një 'blackout' total për telefonatat” - Tedi Blushi: Ja pse nuk e mbajti konferencën Ilir Meta

29 Qershor 2025, 17:05Politika TEMA
"U aplikua një 'blackout' total për telefonatat”

Konferenca për shtyp e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga qelia dështoi. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj qeverisë dhe strukturave të sigurisë së burgjeve.

Blushi theksoi se Ilir Meta po mbahet në izolin të skajshëm në IEVP Jordan Misja, i privuar për të komunikuar me avokatin e tij dhe publikun.

Meta nuk e realizoi konferencën me gazetarët në telefonin tim sepse në ‘Jordan Misja’ u aplikua një 'blackout' total për telefonatat”, deklaroi Blushi në një dalje për mediat.

Tedi Blushi thekson se ndalimi i kontakteve me avokatin Dylejman Karaj nga Studio Ligjore “Cakrani” është një tjetër shkelje e të drejtave të mbrojtjes dhe transparencës.

“Meta po mbahet në izolim ekstrem, pa asnjë fakt apo provë penale. Ndalohet të takojë jo vetëm avokatët, por edhe familjarët, deputetë, eurodeputetë dhe drejtues të Partisë së Lirisë”, theksoi Blushi.

Duke e quajtur situatën si një “farsë politike e shekullit”, ai publikoi një pjesë të relacionit të fundit të SPAK, për të cilin pretendon se nuk përmban asnjë provë konkrete ndaj Metës.

“Kjo farsë do të çmontohet në Tiranë dhe Strasburg”, u shpreh ai me tone të forta.

2 Komente

  1. k
    karroca e dylit

    Dylejman Kara eshte avoketri me I madh ne bote, vjen pas avokatit amerikon, dyli ka pagese stratisferike 15 000 euro ora. Ehh o mete ku je katandis te mbrohesh nga karroca,e dylit

    Përgjigjjuni
    1. p
      perlati

      Oh, sa keq, po tani si t'ja bejme? Po si do ta kalojme ne diten pa dokrrat e like hajdutit? Jo, burgjet nuk duhet te bejne gabime te tilla, bile ato duhet te marrin masa te tilla qe hajduteve e krimineleve as te mos u shkoje ne mednje qe te dalin ne media, por te mendojne vetem per burgun qe duhet te bejne e krimet qe duhet te shlyejne.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje