"U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet e udhëtonte nëpër fushat e gjera të atdheut" - Ca kuriozitete për "antikomunistin" Berisha

8 Janar 2024, 09:34Politika TEMA
"U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet e udhëtonte

“…Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi…”

Duket e pabesueshme po për Sali Berishën është shkruar në gazeta që në… 1959-n. Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një shkrim për të në gazetën e asaj kohe “Bashkimi”.

DITA ka kontaktuar në 2015 autorin e shkrimit Murat Gecaj, i cili e konfirmoi shkrimin 56 viteve më parë, në nëntor të vitit 1959.

Shkrimi mban titullin “Ëndrra po realizohet”. Ja pjesë prej tij që ribotohen nga DITA:

“…Sigurisht ju nuk e njihni Saliun. Dhe kini të drejtë. Për ta njohur duhet të kishit qenë në shkollën 7-vjeçare “Asim Vokshi” të Tropojës… Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi

U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet e udhëtonte nëpër fushat e gjera të atdheut. Mendjen e kishte te prindërit, por zemra sa s’i gufonte prej gëzimit. Ai shkonte për të parën herë në kryeqytetin tonë, në Tiranën e bukur. Në shkollë gjeti shokë dhe shoqe, në gjirin e të cilëve filloi të ndiejë veten si në familjen e tij. Saliu nuk dyshon se dëshira e tij do të plotësohet për t’u bërë mjek dhe për t’i shërbyer popullit…”

Ish-studenti i Mjekësisë është sot ndoshta i vetmi ish-komunist i viteve ’60 që ka ngelur aktiv në politikë.  Aty e futi Ramiz Alia, por në Tiranë e ka sjellë një… mjek.

Mjeku quhet Rexhep Ndoçi dhe në Tropojë e dinë që ishte pikërisht ndërhyrja e doktor Rexhepit që Sali Berisha të fillonte mësimet në politeknikumin mjekësor në Tiranë në vitin shkollor 1958-1959.

Vetë Berisha ndërsa pëlqen të flasë për familjet e të gjithëve, nuk ka qejf të flasë për të shkuarën e tij të hershme.

Rast përjashtimor në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në dhjetor 2013, teksa thoshte që ishte rritur me librat e Fishtës dhe odën e burrave ai tregonte për fëmijërinë e tij:

“..Ne ishim tre fëmijë, 2 vëllezër dhe një motër. Çfarë ndodhte në familjen tonë… E para ishte motra në mënyrën më të padiskutueshme.. Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua, më ka mësuar të lexoj 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje… Motra më mësoi mua shkrim e këndim 5 vjeç dhe natyrisht unë kam pasur një tipar, unë isha një fëmijë fotografik, me një memorie shumë të fuqishme… Gjatë gjithë rinisë time unë kam qenë tmerrësisht i lidhur me librat. .

Veç nënës dhe motrës ai tregonte se ndikim të madh në jetën e tij ka patur e shoqja:

“Pas nënës Lili është njeriu që i detyrohem më shumë në tokë. Ajo ka padyshim një ndikim shumë të madh në jetën time..”

Përballjen e parë me Tiranën djali nga Viçidoli i Tropojës së Vjetër e komenton kështu: “…Shumë e vështirë. Imagjinoni një njeri që vjen nga një fshat i Tropojës. Të marrim ushqimin, me një ushqim të ndryshëm si dita me natën, me ushqimin e konviktit…

Kurse vendimin për të studiuar mjekësi:

“I gjithë pasioni im ishte letërsia, historia, por kryesisht letërsia dhe deri vitin e tretë të fakultetit bëra përpjekje të jashtëzakonshme që të më lejohej që të vazhdoja dy fakultete. Kjo nuk mu lejua dhe më në fund dështova në përpjekjen time dhe pastaj i gjithë si të thuash, pasioni, mu drejtua drejt mjekësisë…”

Në fakt shkrimi i “Bashkimit” në 1959 thotë se Saliu kishte kerkuar vetë që bursa t’i jepej për mjekësi. Ndoshta e ka fshehur Saliu i vogël “pasionin” dhe ka gënjyer mjekun që e ndihmoi? Apo gënjeu Sonilën?

Gënjeshtrat e vogla e të mëdha, janë kaq të shumta në raportin e tij me shqiptarët dhe Shqipërinë sa askush nuk do ta vejë re këtë.

31 Komente

  1. P
    Preshi I lushnjes

    kriçit salih veten samari i mungon

    Përgjigjjuni
    1. f
      fatal division

      Nje krijese e peshtire Salehi, fatkeqesia me monstruoze e shqiptarise qe i besoj Amerikes në ato muaj te pare te rrezimit komunizmit. Salehu ishte ai qe Amerika mbeshteti. Kjo ishte arsye ja qe populli i vuajtur u mashtrua nga nje injorrant e delirant qe në gene kishte plaçkitjen e vrasjen. (Debimi familjarisht nga Berisha e Pukes pasi vodhen e vrane priftin). Saleh Birisha qe kurr nuk demostroj qytetari e as kulture vrau e zhgaterroj cdo vlere e virtyt , vrau rinine anembane Shqiperise. Vodhi parate e kursimet e fukarenjve , ndersa e shoqja Liria vodhi fondet e femijeve autike e jetime. Në se ka Zot e drejtesi ai familjarisht duhet izoluar në burg dhe e ardhmja e familjes tij hajdute dhe vrasese te jete e kobshme. Mjaft me Shqiperi, ke vuajtur shume.

      Përgjigjjuni
    2. J
      Juristi

      Obobo ca bëni kshu Saliu non stop 24/7 çdo ndodhi me Saliun do e beni lajm ??

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sula

        Ç'na paske bo kështu mor doktor Rexhepi !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          E keni gabim! Në ka një ves që nuk e ka Saliu, ajo është Gënjeshtra a Mashtrimi, quajeni si të doni. Të tjerat nuk i numërohen dot, aq me shumicë i ka. Pa folur për ato të para '90, që bashkëkohësit e tij që e janë njohur mirë dhe na i kanë përcjellë, tash e 33 vjet qysh se Ramiz Alia na e bëri peshqesh, morinë e veseve të tij nga hajdut e deri vrasës, ia njohin të gjithë shqiptarët.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hasan kernaja

            Keta maloket ne konvikt qe nuk ngopen as barkun me buke e as zemren me dashuri, jane te rezikshem, jane prostitutat morale e politike qe sot i gjen ne postet me te mira Nuk eshte vetem Saliu nga Tropoja i cili servil e spiun ariti aq lart Njesoj miku i vet, sipas rastit mik kur ishte ne qeveri dhe e lepinte, nje trajektore, eshte Ambasadori Ferit Enver Hoxha, po nuk i ka shku mendja kujt me u mar e ta shoh . Shume ambasador femij spiunesh bllokmen si goca e Lutfiut, spiune servile Albana Dautllari, qe gjija ben namin ne Nju Jork, por per qefe se ça zgjidhi OKB? ben ca fjalime si ja diktonte usa she kaq ishte puna e madhe e nami i madh ne hazeta ne Shqypni.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kalec Dega

              Sali Berisha jeton falas ne trurin e Meros e Temes se PPSh. Jane aq te merzitur dhe inatosur me Berishen jo se ishte bishe Vicidoli por qe guxoi te hedh balte mbi kancerin komunist edhe pse e dinin shume mire qe Berisha nuk e kishte me te vertete urrejtjen kunder komunizmit te dashur te Meros e militanteve ne Tema. Komunistet jane te pandreqshem , ky eshte nje fakt i provuar dhe absolut. Fatkeqesia eshte qe per inat te Berishes, shqiptaret kane zgjedhur si udheheqes te dashur nje tjeter moster diktator qe te lyen si pikturat e tij.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pyetje

                Po mor Kalec po, dakord me ty, por Mero ja ka nxire jeten dhe nongrata nuk guxon ti permende emrin. Pse? Na sqaro ne fukarenjve po munde. Flm

                Përgjigjjuni
              2. R
                RAIFI

                Saliu ishte një mjek i dalluar,u fut në vallen e lëvizjeve demokratike,e udhëhoqi at dhe solli një Shqipëri tjetër.Ishte edhe Kryeministër e President i vendit,e zgjodhi dikush pati votime apo jo.Pra udhëheqin një vend,nuk ua imponoi kush.U bë pjesë e historisë së vendit apo jo.Mund të ketë bërë gabime,lëshime ,favorizime ,mund të ketë kryer edhe krime,por të gjitha këto duhet ti vendos gjykata ,jo halabakët nëpër portale,jo rruga .Kjo nuk ndodh askund në botë.Apo është këthyer lufta e klasave?.Besoni se bota e civilizuar po tallet me këto budallallëqe,që po bëhën në emer të demokracisë.Në këtë çështje mund të kenë dorë sherbkmet anti shqiptare për të treguar se shqiptaret janë primitiv,nuk din të bëjnë shtet,kanë përçarje veri-jug,akoma dënojnë njeriun masa,rruga e jo gjykata.Këthelluni o ju mjete të informimit nëse jeni shqiptare,ndersa nëqoftëse jeni të paguar nga sherbkmet e huaja vazhdoni jeni në rrugë të mbar,por heret a von do denohi lër tradhti klmbtare.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  RAIFI burri i kengetares me zerin si pisge

                  RAIFI je baba i mushkes .....

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    RAIFI

                    Jo jam baba i nënës sate!

                    Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zaza

                    O raf selmanllari ortaku zenit ne gerdec dhe pislliqe tjera Saliu eshte dhe ishte njeri i lig hajdut dhe vrases. Spak po te shikon ????

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      RAIFI

                      Zana,duhet ta thot gjykata kush është hajdut e vrasës.Ç 'shtet është ai që një kriminel të till nuk e burgosi mbi 10 vite?apo tani u kujtua dikush,nga miqtë e Ramës .Uroj të mos jet Vuçiq.Rruga nuk e bënë gjyqin as shpall kriminel ,është rregulli elementar demokratik.Nuk them se është është i pa faje por mos e ktheni kohën e Enverit me shall masat armik e pastaj me brohorit "pushkatim".

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Anti

                      O derdimen po nongrata perse e ben prej atyre qe sdine cbejne sipas teje?Jo o kar me nyje jo por kur te interviston nje gazetar i huaj dhe ky perbindesh i ngazellyer thote do e terhiqte vete kembezen po te mos qellonte snaijperi aty mbaron diskutimi dhe intervistuesi shokohet e ngelet pa fjale nuk e koncepton dot nje kryeminister ne menyre indirekte te vret ketu mbaron cdo gje te tjerat skane vlere.Nuk eshte kjo demokracia o bole gjithkush ka te drejte te protestoje por jo te vritet dhe ky eshte monstra qe mbeshtet nga muter si puna juaj.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Niku

                        Dy zgjedhje jane bere te rregullta ne kohen e Sales, ato te 1992 qe e zgjodhen PD force te pare dhe referendumi te cilin Sala e humbi. Qe kur humbi ate, vuri mend, ua rregulloj une zgjedhjet tha. Ne 1996, ju theu koken dhe dhembet opozites, ne 1997, i vuri flaken vendit. Pastaj u zgjodh me ndihmen e Like Floririt. Pastaj ky justifikimi se ai u zgjodh me vote te lire, nuk pi uje shume. Edhe Hitleri me vote te lire u zgjodh dhe ja ndryshoi faqen Gjermanise dhe gjithe botes.

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Shpendi

                        Me veprimet qe po ben nga dritarja e shtepise , per te permbysur rregjimin e Rames , Saliu do te mbetet gjate ne memorien e qytetareve te Tiranes njelloj si te ndjeret Ver llapa , Qamushi apo Shaban Qosja , qe ne çdo rast permenden per bemat apo qyfuret e tyre gazmore me qytetaret e Tiranes . Ndryshe nga keta qe ishin paqesore , Saliut , me veprimet prej sharlateni qe po ben per drejtimin e revolucionit nga dritarja e pallatit, shume shpejt do ti harrohen funksionet e tij si kryetar i PD , President dhe Kryeminister i Shqiperise dhe do kujtohet per krimet , vrasjet , vjedhjet qe i ka bere popullit shqiptar dhe ne fund fare qe do tregohet si anekdote , gallata per drejtimin e revolucionit per permbysjen e Rames , nga dritarja e pallatit . Figura e tij do te mbetet e urryer nder breza nga shqiptaret , njelloj si shtriga ne perrallen e Bore Bardhes .

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje nga kujtimet per Sali HIPOKRITIN

                          Le ta pyese Sonila Saliun kur e sollenn ne Berat per te bere praktiken ishte ne vitin e trete 1961nuk mbaj mend muaj in ishin disa studenta dhe binte ne sy qe Saliu ikte nga praktika takonte disa kosovare qe i kishin sjelle ne Berat ,cpune i lidhte me ta ? Atehere nuk e kuptonim tashti bejme lidhje e arsyes sec i lidhte me ta deri sa e hoqen a iku vete kete se mbaj mend.Ky ka qene Sali Berisha i Tropojes dhe peshqeshi per Shqiperine e GJORE

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trapajane hesapi

                            Une e di Pak ndryshe historine e fillimit te teknikumit te mjekesise.Enveri ne takime gju me gju me popullin per here te pare ne Tropojes.Prane tij,gju me gju,xhaxhai i Saliut,ish agjent i sigurimit ,por Edhe agjent i UDB.Ai i ben kerkese Enverit per nipin shume nxenes i mire,qe te studioje ne teknikumit e mjekesise.Dhe Enveri e mbajti fjalen.Per hir te se vertetes ,Edhe ne teknikum Saliu Ka qene nxenes i mire,studio te shume.Me pas xhaxhai e beri si vehten ,Edhe me UDB ,Edhe me sigurimit.Synimi per tu futur ne grupin e mjekeve te bllokut.Dhe ia arriti.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pu pu pu

                              Eh i shkreti mero. Saliu do te vdesi ty. E ke katandisur temen ne asgje me shume se nje trakt kunder Saliut. Dhe e quan veten gazetar.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Populli

                                Bastardi duhet te kthejet ne origjine. Mal te zi..serbi ..aty ka rrenjet .

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  X

                                  Gazetari per turp! Mendoni se nuk keni ç te shkruani per Saliun sa merreni me biografira satirike!? Ka aq shume materiale per shkrime serioze sa ia kalojne edhe vellimeve me libra, qe paska lexuar katunari ne vegjêli. Saliu eshte nje kufome politike qe kundërrmon erê, lêreni nê agoni, tê japê shpirt maje dritares. Gdhihemi dhe ngrysemi me mortjen Sali neper tv dhe gazeta. Nuk e kuptoni se po i shtoni jeten duke u marre vetem me të? Ka jete pertej rrugices.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. v
                                    vicidoli im

                                    na malokve vetem plumi na zbret na kali,na nuk pysim per arrest shpaje,

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lexues

                                      Regjimi i xhaxhit ka bere shume gabime, por disa merita nuk mund t’i mohohen. E merrte nxenesin me rezultate te mira nga fshati me i humbur dhe e bente mjek. Sala si mjek nuk ka qene i keq. Problemi eshte se iu fut politikes dhe u be shkaterruesi dhe grabitesi i vendit qe i dha aq shume mundesi per te ecur para ne jete. Nje mosmirenjohes me nje fjale.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Labi

                                        Po pse more hajvan , “rregjimet” e tjera nuk i benin nxenesit ekselente “mjeke”. Po edhe Zogu e mori Enverin tend dhe e nisi ne France ( megjithse me nderhyrje sepse ishte nxenes mesatar). Ju ngeli ora tek Enveri.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lexues

                                          O teveqel Vlore, ne kohe te Zogollit tend s’ka pasur me shume se 5 gjimnaze dhe 20 mjeke ne gjithe Shqiperine. Nuk krahasohet numri i njerezve qe u shkolluan pas luftes me asnje regjim tjeter.

                                          Përgjigjjuni
                                      2. B
                                        Buda

                                        Demi me i madh i genjeshtrave te Saliut eshte shkaterrimi i tre pushteteve qe vepronin ne unitet me njeri-tjetrin nen mbikqyrjen e rrepte te PPSH: pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqesor. Me preteksin e heqjes se domosdoshme te kontrollit ideologjik e politik te PPSH, Saliu i shkaterroi te tre pushtetet dhe i zevendesoi me pushtetin e tij personal ne favor te agjentures serbe. Dhe te gjitha shkaterrimet e industrise e bujqesise, ushtrise, sigurimit te shtetit, arsmit, kultures etj. i beri duke mashtruar Departamentin e Shtetit per nje kohe te gjate derisa i dolen pislleqet ne siperfaqe. Ate qe Sali Berisha arriti t'ia beje Shqiperise dhe popullit shqiptar, ia kane bere vetem perbindeshat serbe te Car Stefan Dushanit dhe Sllobodan Milloshevicit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ajet Delaj New York

                                          Pershendetje bashkeatdhetare. Fatekeqesisht ne kemi nje raport te keq me te verteten dhe kohen pasi jemi nje popull i vonuar. Pamvarsine e fituam 70-80 vjet mbas fqinjeve tane edhe pse nuk kishim kufi me turqine e pastaj u beme ushqip per qente. Komunizmin e lame te fundit e po fatekeqesisht vetem ne leter pasi akoma nuk jemi ndare nga komunizmi si filozofi e praktike kriminale. Politikaneve apo sunduesve quajini si te doni pasi nuk kemi pasur ndonjehere udheheqes e aq me pak vizionar u turremi tju japim shqelmin e fundit kur e shohim se e kane thyer qafen. Mund te them me bindje te plote se po mos te ishin Amerikanet statuja e Enverit akoma do ishte ne qender te Tiranes si e Kim Irsenit ne Kore te veriut e Saliun nje Zot e di se ku do e kishim president apo Mbret pasi kemi pervoje ne kete drejtim. Integrimin po e arrijme atehere kure BEja do shperbehet pasi me sa duket e ka kryer misionin e saje. Ajo cfare eshte me e rendesishmja qahemi e shajme te gjithe por vetem pasi i kemi votuar hajdutet, bertasim me te madhe se po na vjedhin duke e bere Atdheun tone vendin me te pasur per njesi te siperfaqes per ae cfare Zoti na ka dhene vendin me te varfer te Europes mbas Moldavise. Votojme e mbeshtesim te shkuaren deri sa te na largohet edhe femija i fundit nga vatra familjare e pastaj bertsim se mbetem vetem e vendi po shkretohet e shkombetarizohet. Te rene se pranojme e te gjithe bertasim se ku jane te rinjte qe nuk marrim fatet e Atdheut ne dore megjithse te rinjte i kemi para syshe e fatemirsisht te shkolluar ne universitetet me prestigjoze te botes. Kam 20 vjet qe kam botuar "bomba demografike" e akoma nuk e shohim se ajo bombe tashme ka plasur e ne kuader te globalizmit , internacionales se re kombi yne do shuhet me shpejt se sa e mendojme e ne prape nuk shohim asgje. Ne fund te kesaj panorame jo shume optimiste shajme e ndyjme njeri tjetrin neper portale e internet duke ju krijuar hapsire edhe antishqiptareve shqipfoles pasi te gjithe shkruajme si anonime se akoma jemi tek revolucioni kulturor kinez i viteve 70te. Lirine dhe demokracine e gezojne ata popuj e kombe qe luftojne qe ta kene ka thene Presidenti Obama opo sic ka thene Shekspiri "Jeta eshte teater njerzit jane aktore, mjere ata qe nuk dine te luajne rolin e vete" ose merrni cfare te doni thone shqiptaret se mishi u mbarua.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z
                                            Zaza

                                            Saliu spiuni udb. Mens sana corpore sana.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. G
                                            G

                                            Saliut i jan liruar burgjit,do mare nje kacavide e madhe dhe i duhen shternguar vidat e trurit se do mari rruget dhe do behet me keq se qeni i terbuar.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Gjahtari

                                              Si cdo qenie tjeter edhe maloket shtegetojne per vende me te mira. Saliu eshte tipik i pates. Qe kur ishte bibe u rrit me idene e shtegetimit. Sapo u be patok ju ngjit tufes se patave qe shtegetonin nga Vicidoli i ftohte dhe mbuluar me bore ne kerkim te zonave te ngrohta dhe plot ushqim. Karakteristike e patave eshte se ato nuk pyesin se ku dhjesin. Ato dhjesin edhe ne fluturim, njelloj si Saliu qe qe ne moshe te vogel ishte spiun i sigurimit. Dhjeu Saliu tere jeten. Ne kohen e Enverit u be sekretar partie dhe futi ne burg te rinjte qe mbanin veshje perendimore. Spiunoi tek siguromi per mjeket qe ishin te lidhur me agjenturat e huaja qe donin te vrisnin shokun Enver. Ishte pate e zgjuar dhe e mencur dhe beri aq shume glase ne Tirane saqe edhe sot njerzit vuajne nga pasojat e kesaj te dhjere masive te Saliut. Pata si pata, edhe kur plaket nuk heq dore nga e dhjera. Sot Saliu eshte plakur por prap del ne dritare dhe leshon ndonje glase ne koken e atyre qe jane poshte dritares dhe gezohet pa mase....etj....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sokrati

                                                Nga fshati me emrin Viçidol deri ne kryeqytet saliu udhetoi me endrren per tu bere mjek, por nga egua e madheshtise, qe e ka pushtuar kete qenie, ai flet neper studio se donte te ishte bere letrar, shkrimtar, poet, historian... Te gjitha, cfare thotë sala, jane perralla me mbret! Kush e pengoi kete egoist, per tu bere shkrimtar, poet, historian?! Ia arriti qellimit. Nuk u bë historian, por u bë shejtan dhe kaluar shejtanit. Te merresh me kete mortal, eshte kohe e humbur. Prisni tani, nga lartesia, ku eshte ngjitur si ''imam'', kur do te ''ngjitet'' edhe ''me lart'' dhe do te na ndriçoje edhe me shume me driten e flamurit te tij te leckosur...

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje