Kaos dhe flakë në Kuvend/ Në 3 muaj, 29 deputetë të opozitës të përjashtuar! Bardhi, ‘më i ndëshkuari', Noka rrezikon ndëshkim me rregulloren e re

7 Janar 2024, 16:10Politika TEMA
Kaos dhe flakë në Kuvend/ Në 3 muaj, 29 deputetë të

29 deputetë të opozitës janë përjashtuar në harkun kohor të 3 muajve, në 9 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, që nga seanca e 5 tetorit, kur me në krye Sali Berishën tashmë në arrest shtëpie dhe Gazment Bardhin, udhëhoqën aksionin në parlament, herë me përplasje me gardën, herë me tymuese, me bllokim të foltores apo me përplasje fizike me kolegët socialistë.


Kaosit në parlament, socialistët iu përgjigjën me përjashtime pas çdo seance parlamentare. Më i ndëshkuari prej tyre, në mesin e 29 deputetëve, rezulton Gazment Bardhi me 5 përjashtime 10 ditore, pra 50 ditë i përjashtuar nga punimet e Kuvendit. Me po 50 ditë, u përjashtua për aksionin në parlament edhe Bledion Nallbati.

Ky rekord i vendosur prej tyre, mund të thyhet nga Flamur Noka, 4 herë i përjashtuar me 10 ditë, për të cilin në sirtarët e kuvendit ndodhet një tjetër kërkesë për ndëshkim, këtë herë me rregulloren e re, që parashikon deri në 60 ditë përjashtim nga Kuvendi.

Flamur Noka ndiqet nga Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi, për të cilët gjithashtu u morën katër herë vendime për t’i përjashtuar.

Kësaj ‘top 5-she’ nuk i ka shpëtuar kreu i Rithemelimit, i cili ndonëse politikisht shihet si ideator dhe organizator i lëvizjes në parlament, u përjashtua 2 herë me nga 10 ditë.

Lista ndiqet nga një sërë deputetësh të tjerë, të cilët janë përjashtuar 10, 20 ose 30 ditë nga punimet e parlamentit, përgjatë thuajse 3 muajsh kaos në Kuvend. 23 prej tyre, janë përjashtuar vetëm në një mbledhje të Sekretariatit të Etikës, duke vendosur kështu rekordin e numrit më të madh të deputetëve të përjashtuar në një seancë plenare.

Aksionin në parlament, deputetët e opozitës kanë deklaruar se do ta vijojnë edhe pas kthimit nga pushimet, këtë sesion të ri, i cili nis më 15 janar, ku këtë herë në krye nuk do të kenë Sali Berishën, në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023.

Deputetët e përjashtuar:

Gazment Bardhi (5 herë)

Bledion Nallbati (5 herë)

Flamur Noka (4 herë +1 kërkesë për përjashtim)

Albana Vokshi (4 herë)

Saimir Korreshi (4 herë)

Elda Hoti (3 herë)

Lefter Gështenja (3 herë)

Edmond Spaho (3 herë)

Luan Baçi (3 herë)

Sali Berisha (2 herë)

Edi Paloka (2 herë)

Ervin Salianji (2 herë)

Kastriot Piroli (2 herë)

Isuf Çela (2 herë)

Asllan Dogjani (2 herë)

Xhelal Mziu (2 herë)

Lindita Metaliaj (2 herë)

Ramadan Likaj (1 herë)

Ina Zhupa (1 herë)

Helidon Bushati (1 herë)

Zheni Gjergji (1 herë)

Bujar Leskaj (1 herë)

Lodovik Hasani (1 herë)

Tritan shehu (1 herë)

Greta Bardeli (1 herë)

Sorina Kote (1 herë)

Kasem Mahmutaj (1 herë)

Petrit Doda (1 herë)

Flamur Hoxha (1 herë)

4 Komente

  1. I
    I mblodhi Sala, se i duheshin vetem leshkot.

    Si eshte e mundur që te tere debilat u mblodhen djathtas?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gerdeci

      Nje pyetje kemi, a marrin rroge keta bashibuzuke per ditet kur jane te perjashtuar nga parlamenti?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salkari

        Po rogat u priten ????????? Se keshtu denime me 10 dite dhe pagese bej une cdo muaj , sme kercet se cmase do me vene .....dhe e dyta , nuk mund te kete denim te dyte po me 10 dite , kjo nuk ben vaki ne asnje vend te Botes ....masa e denimit per here te dyte duhet te jete me e eger kurse e treta , po nuk vuri mend duhet te jete perjashtimi i perhershem ....ne shkolla nuk te lene te besh cte duash ti , te paren te qortojne , te dyten perjashtim per disa dite dhe te treten qerohu pergjithmone ....pse me deputetet duhet te kene masa ledhatuese ????? Mer vesh Nallbati ose Salianji , Mul koktrashi nga llogjika ??? Qeroini qenti nga parlamenti , dhe tregouni votuesve te tyre qe ishin te papershtatshem tju perfaqesonin ...radha ....ka plote konkurente zevendesues ....nuk mbyllet parlamenti nese perjashton nje Nallbat , Salianj apo Mul Nok Palok .....

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1001

          Plerat te gjithe i hedhin ne kosh te plerave ..., nuk i hedhin andej ketej , por vetem ne kosh ......

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje