Lëvizja e re e opozitës pa Berishën e Gaz Bardhin?

6 Janar 2024, 19:17Politika TEMA
Lëvizja e re e opozitës pa Berishën e Gaz Bardhin?

Nga Ylli Pata

 

Agron Gjekmarkaj është një kritik i fortë i Lulzim Bashës. Ai nuk e njeh PD-në e tij, por është i distancuar edhe nga Sali Berisha në një farë mënyrë.

Ai ka dalë sot me një qëndrim, që ishte edhe një ide më shumë se një ofertë me një ringjizje apo bashkim në pranverë të grupit parlamentar të PD-së.

Gjekmarkaj tha në intervistën për Top Channel se kjo mund të ndodhë qoftë me logjikën e fraksioneve, apo edhe të tjera.

“Opsionet se si ne do të afrohemi me njëri tjetrin, ndoshta nëpërmjet një fraksioni apo përmes një formule tjetër, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim. Por një gjë është e sigurt se grupi parlamentar është bashkuar dhe PD, mendoj unë, në pranverë do jetë e bashkuar dhe e unifikuar në qëndrime”, tha Gjekmarkaj.

Kjo deklaratë e Gjekmarkajt, është një paralajmërim për një zhvillim, por që nuk duket se ka lidhje as me vendimin e Gjykatës së Lartë, që kërkoi rigjykimin e përplasjes brenda PD-së, e as me PD-në e Lulzim Bashës.

Ai duket se vjen më shumë zë i grupit të Gazment Bardhit, i cili sipas tij, pra Gjekmarkajt, propozon një plan të ri. Një plan, që i kërkon mazhorancës një pakt me këtë grup opozitar. Por ky plan që bie totalisht ndesh me një pjesë tjetër të këtij grupi, i cili sot, nga selia e SHQUP shpalli se do të nisë lufta finale ndaj Edi Ramës, për arrestin e Sali Berishës.

Megjithatë, edhe pse Flamur Noka shpalli planin e mosbindjes civile sot në kryesinë e foltores, duket se vijimi i flakadanëve dhe luftës së karrikeve në Parlament, nuk është në rendin e ditës.

Kjo pasi nuk mund të kthejnë mbrapsht atë që ka nisur tanimë; hetimi penal i Sali Berishës. E nga ana tjetër, ai plan ishte i pa kolauduar që në nisje, jo më sot që nuk ka asnjë gjase të sjellë ndonjë rezultat.

Megjithatë ka një risi, në komunikimin e këtij grupi politik. Foltorja pritet të ketë dy fytyra, atë radikalen që u pa në mbledhjen e drejtuar nga Flamur Noka, dhe atë “parlamentaren” që u shpall sot nga Gjermarkaj. Po Gaz Bardhi? Duket se kjo është risia e 2024. Ish-kreu i qarkut të Lezhë, ka dalë sot, duke vetëofruar një një mundësi e drejtimit të grupit të opozitës. Natyrisht ka rrugë për të arritur aty, por Gjekmarkaj është afruar si një negociator për grupin e Lulzim Bashës.

Një negociator për një konfigurim ndryshe, ku Sali Berisha është në tjera telashe dhe mundësi. Por a do e pranojë foltorja që të kenë liderin e tyre Gjekmarkaj. Po PD-ja e Bashës që kryetar grupi ka Alibeajn? Shumë pikëpyetje, por kemi gjithsesi një zhvillim të ri, i cili nuk vjen nga Sali Berisha më në fund. Madje as nga Gaz Bardhi?

10 Komente

  1. G
    Gjokmarkagjoni

    Qeshtja eshte qeshtja eshte se ky eshte kot as mish as peshk nje here me nongraten nje hera pa nongraten ( je t'aime moi non plus )

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bejkush

      Hum hum

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqupist

        Gjelmarkaj eshte me i poshter se Berisha -Basha -Bardhi ,

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqupist

          Gjelmarkaj eshte me i poshter se Berisha -Basha -Bardhi ,

          Përgjigjjuni
          1. H
            Haku

            Hahahahaha... nje skile e vertet. Kur zihen dy vete, fiton nje i trete.. kunadhe ky goni, e perfaqson fiks kopil-llekun nga katuni qe vjen. Vk

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juliano

              O gjek, tu ardh e tu u pjek. Me bashën e ke se e ka berisha me bashën. Po të analizosh ashtu sikur ti bën apostulin në politikë, basha sigurisht ka gabime, por jo kurrë nuk të vret apo të shantazhon si shpirtërori juaj, ku se mer vesh se nga të vjen vdekja. Prandaj or gjin, ma me kamb në tokë, dallimin dhe krahasimin që ti bën, sja vlen asnjëherë se kur e ke me taman e kur jo. Bardhi asht i marum, nuk ka asnjë përkrahje, shpejt do ta shihni ke kazani mediave duke qarë, se i kan vjedh votat, ku shum shpejt, do ti bashkohet njeriu me shtatë parti Lefterios Maliqosi. Këta janë burrat që duan të na drejtojnë shtetin.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Populli

                PD ishte një sajesë artificiale, e cila nuk mund të mbijetonte ndryshe për 30 e ca vjet, përveçse me mjete militare: genocidoi me ushtri popullin e Shqipërisë së Jugut në vitin '97; vrau me Gardën e Republikës 4 demonstrues në 21 Janar 2011; pushkatoi parlamentarizmin duke djegur mandatet komplet si parti në vitin 2019, pra dy vjet përpara zgjedhjeve parlamentare. Ajo që shikojmë sot te pjellat e PD-së, është thjesht mbarimi i këtij cikli politik kontrabandist. Pra, ka ndodhur një fenomen natyral: shprishja e një sajese artficiale. Pjellat e PD-së nuk mund të krijojnë PD.

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sali

                  Te gjithe jane pjelle e Berishizmit dhe e kane berishizmin psikollogji ,po nuk u zhduk kjo fare nuk ka per te patur kure opozite.Nuk i degjoni te gjithe njesoj flasin si Berisha,Njera ane thone ju a ka fajin Rama se ndihmon Saliun,nga ana tjeter thone se ju ka fajin Rama se po ndihmon Lulin

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Cfare flet ky gazetaruci qe i ben gojore pushtetit te hajnave te ripjelljes eshte nje deshire e mazhorances qe po e pranon edhe nje kurban te gjumashit , kalit te ngordhur .

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjeli

                      PD parti e Ramiz Alise nuk kane ide dhe ideologji, vdiq ideologu vdiq partia. Rama dhe 40 vjet kryeminister dhe presidentne fund

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje